• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

by A. Q
20/08/2026 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për më pak se dy muaj, tre punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Këto raste ngrenë pikëpyetje serioze për sigurinë e punëtorëve dhe masat që po ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për parandalimin e aksidenteve në vendin e punës.

Megjithatë, deri më tani nuk është parë ndonjë reagim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për vdekjen e punëtorëve të KEK-ut, ndonëse ai nuk ka ngurruar të reagojë për një rast në Vlorë, ku disa pushues u lënduan pas përfshirjes nga zjarri të një hoteli.

Ndërkohë, deputetë të partive ish-opozitare, përfshirë LDK-në, PDK-në dhe Aleancën, kanë ngritur shqetësime për gjendjen e punëtorëve, sigurinë në vendin e punës dhe mungesën e inspektorëve.

Fillimisht, punëtori Milazim Binaku kishte pësuar lëndime të rënda më 8 korrik, gjatë punës në KEK.

Siç kishte njoftuar KEK-u, tashmë i ndjeri Binaku, gjatë kryerjes së detyrave të punës në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj, kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Por, pas trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të marra dhe më 16 korrik u raportua vdekja e tij.

Ndërkaq, punëtori tjetër, Haxhi Gojnovci, vdiq më 16 gusht në vendin e punës në KEK, pasi kishte pësuar lëndime të rënda. Sipas KEK-ut, aksidenti kishte ndodhur derisa ai po lëvizte në zonën e ekskavatorit.

Ndërsa sot, më 20 gusht, vetëm tri ditë pas raportimit për vdekjen e Gojnovcit dhe 36 ditë pas vdekjes së Binakut, është konfirmuar edhe vdekja e punëtorit të tretë në vendin e punës në KEK, për më pak se dy muajve.

Bëhet fjalë për punonjësin Arbenit Ahmeti, i cili, siç ka njoftuar KEK-u, kishte pësuar lëndime të rënda gjatë zhvendosjes së kabllove 6 kV, pasi kishte rënë në kontakt me tensionin elektrik.

Ai ishte dërguar menjëherë në Ambulancën e Obiliqit, por fatkeqësisht nuk kishte mbijetuar.

“Sipas informatave fillestare, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda. Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra”, njoftoi KEK-u.

Reagimet për vdekjet e punëtorëve në KEK:

Ditë më parë, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, kishte ngritur alarmin për vdekjen e punëtorëve në KEK, pas vdekjes së punëtorit Haxhi Gojnovcit.

Ajo kishte kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje për vdekjet e punëtorëve në KEK.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes Gojnovci për humbjen e familjarit të tyre, Haxhi (Selatin) Gojnovcit, në aksidentin që ka ndodhur në hapësirat e KEK-ut.

​Kjo është humbja e dytë brenda një muaji në Korporatën Energjetike të Kosovës, me aksionar 100% vetë shtetin e Kosovës.

​Pra, me menaxhimin tonë si shtet, po humbim si Kosovë njerëzit tanë.

​Në një vend të drejtë, do të jepte dikush dorëheqje, do të rriteshin investimet në mënyrë të paparë e do të merrej përgjegjësi, por jo me këtë udhëheqje që mendon vetëm për para e jo për njerëz.

​Në çdo rast, duke qenë se nuk janë mundësitë për më shumë, familjarët jo vetëm të të ndjerit, por të të gjithë punëtorëve në KEK, e kanë çdo herë derën e hapur për të më adresuar ankesat e kërkesat që kanë, për t’u dhënë zë dhe të drejtën që u takon”, kishte shkruar Ymeri.

Gjithashtu nga PDK, ka reaguar, deputetja Blerta Deliu, e cila ka thënë se siguria e punëtorëve duhet të jetë prioritet dhe se, përtej ngushëllimeve, nevojiten përgjegjësi dhe masa konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.

“Brenda vetëm tri ditësh, dy punëtorë të KEK-ut kanë humbur jetën në vendin e punës. Siguria e punëtorëve duhet të jetë mbi gjithçka. Duhet hetim i plotë, serioz dhe i menjëhershëm për secilin rast, për kushtet e punës, masat e sigurisë dhe përgjegjësinë institucionale.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që po përballen me këtë dhimbje. Por përtej ngushëllimeve, sot kërkohet përgjegjësi dhe masa konkrete që tragjedi të tilla të mos përsëriten.”

Ndërsa sot ka reaguar deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, për vdekjen e dy punëtorëve në më pak se tri ditë.

Ai ka bërë me dije se vetëm brenda tri ditëve të fundit, dy punëtorë të KEK-ut humbën jetën në krye të detyrës.

Ramadani ka kritikuar Lëvizjën Vetëvendosjen si parti fituese në zgjedhjet e fundit, e cila po i mbanë të bllokuar instuticionet e vendit, ndërsa punëtorët po vdesin në vendet e punës. Ai tutje ka thënë se premtimi për rritje të inspektorëve në vendin e punës të premtuar nga VV nuk është realizuar.

“Derisa partia që doli e para nga zgjedhjet në rahatinë e vet vazhdon bllokadën ndaj shtetit, punëtorët tanë po shkojnë në punë pa e ditur se a do të kthehen të gjallë në shtëpi. Ku mbeti premtimi i madh i kësaj Qeverie për rritjen e numrit të inspektorëve dhe sigurinë në punë?”, ka shkruar ndër të tjera Ramadani.

Ndërsa nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, përveç ministres në detyrë, Artane Rizvanolli, e cila ka reaguar për vdekjen e njërit prej punëtorëve të KEK, nuk ka pasur reagime nga shefi i saj dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. /Nacionale/

Next Post
Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme Kinë-Kore e Jugut

Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme Kinë-Kore e Jugut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kriza e karburanteve/ Kush i kontrollon rezervat e naftës së Evropës dhe kur mund të çlirohen?

October 6, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Sot, dita vendimtare për Kosovën! Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

October 6, 2026
Tragjedi ajrore në Nigeri, rrëzohet avioni ushtarak, 32 të vdekur dhe asnjë i mbijetuar!

Tragjedi ajrore në Nigeri, rrëzohet avioni ushtarak, 32 të vdekur dhe asnjë i mbijetuar!

October 6, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

October 6, 2026
Ndahet nga jeta Jeffrey Archer, shkrimtari që shiti mbi 300 milionë libra dhe ish-politikani konservator britanik!

Ndahet nga jeta Jeffrey Archer, shkrimtari që shiti mbi 300 milionë libra dhe ish-politikani konservator britanik!

October 6, 2026
“E denjë dhe për aktivitete ndërkombëtare”- Kryeministri Rama publikon pamje nga kantieri i Pallatit të Sportit në Korçë: Hapësirë moderne!

“E denjë dhe për aktivitete ndërkombëtare”- Kryeministri Rama publikon pamje nga kantieri i Pallatit të Sportit në Korçë: Hapësirë moderne!

October 6, 2026
Vdekja e studiueses 28-vjeçare në laboratorin mjekësor në Rusi ende e mbuluar me mister! Murtaja apo “pneumonia e panjohur”?

Vdekja e studiueses 28-vjeçare në laboratorin mjekësor në Rusi ende e mbuluar me mister! Murtaja apo “pneumonia e panjohur”?

October 6, 2026
Përshkallëzohen më shumë protestat për arsimin në Francë, sindikatat bashkohen kundër Qeverisë!

Përshkallëzohen më shumë protestat për arsimin në Francë, sindikatat bashkohen kundër Qeverisë!

October 6, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot! Kushte atmosferike të qëndrueshme, por gjatë mesditës…

October 6, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Alarmi i murtajës në Siberi, Presidenti Trump: Do e ndihmojmë Rusinë që ta kalojë këtë situatë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com