• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet amaneti i fundit i ikonës së muzikës dhe kinematografisë amerikane Dolly Parton! Rrëfimi prekës i nipit

by A. Q
26/08/2026 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zakonisht, lajmi për vdekjen e një personazhi të njohur bëhet publik në rrjetet sociale përmes një njoftimi të shkurtër.

Por Dolly Parton kishte menduar ndryshe për momentin e saj të fundit. Artistja ia kishte besuar nipit, Bryan Seaver, detyrën për të njoftuar publikisht ndarjen e saj nga jeta, por edhe një amanet të veçantë për mënyrën se si dëshironte të prehej.

Parton, e cila u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, i kishte treguar nipit se pas një jete të kaluar e mbuluar me gurë vezullues, dëshironte të pushonte në një shtrat të butë prej pambuku. Këtë dëshirë Seaver e bëri publike në videon ku njoftoi vdekjen e saj dhe kujtoi jetën, muzikën dhe veprimtarinë bamirëse të artistes.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Bryan Seaver tha:

“Përshëndetje të gjithëve. Quhem Bryan Seaver. Jam djali i Cassie Parton dhe sot përfaqësoj familjet Parton dhe Owens të tezes sime, Dolly Rebecca Parton Dean. Kjo video është diçka që Dolly më kërkoi ta bëja vite më parë, përpara se ta kuptoja plotësisht realitetin e asaj që do të sillte e ardhmja.

Si përgjegjës i sigurisë së saj për më shumë se dy dekada, një detyrë që përpara meje e kishte babai im, Larry, e kisha imagjinuar se sa i rëndë do të ishte ky moment, por nuk e kisha kuptuar plotësisht deri tani. Është një nder për mua, i ndërthurur me krenari të jashtëzakonshme dhe trishtim të thellë. Por trishtimi është i yni, jo i Dolly-t.

Dolly jetoi në dritën dhe përqafimin e Jezusit dhe me siguri tani është me [bashkëshortin e saj] Carl, prindërit e saj dhe shumë të tjerë që e vështronin dhe mezi prisnin ta takonin sërish në parajsë.

Për herë të parë dola në rrugë me Dolly-n kur isha fëmijë, duke marrë një shije të jetës së saj në vitet ’80. Dolly hapi dyer, jo vetëm për mua, por për të gjithë familjen e saj, duke na dhënë mundësinë të shfrytëzonim potenciale që as nuk e dinim se ekzistonin.

Ajo hapi gjithashtu dyer për breza të tërë këngëtarësh, autorësh këngësh, muzikantësh dhe ëndërrimtarësh nga çdo fushë dhe çdo kontinent. Shembulli i saj na bëri të besonim se gjithçka ishte e mundur. Nuk pati asnjë derë që nuk arriti ta hapte dhe, me të gjitha dyert që hapi, shkroi histori.

Me familjen time kemi ndarë një jetë të mbushur me kujtime të bukura me Dolly-n. Por e njëjta gjë vlen edhe për ju. Ajo ka qenë gjithmonë në televizorin tuaj, në gramafonin tuaj, në CD player-in tuaj, në listën e këngëve në telefonin tuaj. Në mënyrë të pashmangshme, ajo u bë pjesë e familjes suaj të madhe.

Së bashku me familjen time dhe ekipin të cilit ajo i besoi trashëgiminë e saj, do të punojmë për t’u siguruar që shpirti i saj të vazhdojë të jetojë përgjithmonë mes nesh.

Dolly ishte një fermere, ashtu si babai i saj. Ndryshimi ishte se ai kultivonte tokën, ndërsa ajo kultivonte këngë dhe lumturi. Më telefonoi dhe më tha se dëshironte të prehej në një shtrat të bukur prej pambuku të butë, sepse pas një jete të kaluar e mbuluar me gurë vezullues, më në fund e meritonte të ishte rehat dhe të pushonte. U prehsh në paqe, tezja Dolly”, u shpreh nipi i këngëtares.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In