• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohen për herë të parë fotot e “Mirit të Pojës” dhe Aldo Avdylajt

by A R
23/05/2024 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Shënjestër” janë publikuar fotot e Fatmir Troplinit, i njohur ndryshe si “Miri i Pojës” dhe Aldo Avdylit.

Të dy personazhet dalin në transkriptet e aplikacionit SKY që ka çuar në një operacion të gjerë të SPAK, duke urdhëruar arrestimin e të paktën 50 personazheve, emra të njohur dhe të panjohur, individë me peshë edhe politike, por që rezultojnë pjesë e planeve për të vrarë kundërshtarët e tyre.

Emri i “Mirit të Pojës” del në dosjen që hedh dritë mbi aleancat e krijuara me grupet e Rrëshenit.

Dosja hetimore

Nga data 12-14 gusht 2020, Elson Reçi ka kontaktuar Arben Mërkurin që t’i sigurojë ndonjë person që të kryejë vrasje kundrejt pagesës në qytetin e Tiranës.

Dhe për këtë fakt mësohet se Arben Mërkuri ka folur me Fatmir Troplinin.

Nuredin Dumani nuk ka dhënë një çmim në momentet e para, pasi kërkonte të dinte vendin se ku do të kryhej krimi dhe objektivi.

Nga shtetasi Fatmir Troplini është krijuar kontakti mes Arben Mërkurit dhe Nuredin Dumanit me qëllim ai të dërgonte lidhjen e Dumanit tek vendi ku ishte objektivi Preng Gjini.

Nuredin Dumani nuk ka pranuar të japë çmim për kryerjen e vrasjes pa parë vendin dhe pa njohur objektivin.

Arben Mërkuri ka informuar shtetasin Elson Reçi për negociatat që po kryen dhe Elsoni kërkon të mësojë çmimin që kërkojnë në këmbim të vrasjes, por njëkohësisht i kërkon që të mos t’i tregojë objektivin.

Më datë 14 Gusht 2020 Nuredin Dumani kontakton me shtetasin Arben Mërkuri dhe nis një person për të shkuar për të parë vendin ku do të kryhet vrasja.

Një tjetër personazh është Aldo Avdyli, i cili shfaqet në dosjen e SPAK si pjesë e aleancës së thirrur nga Arben Ndoka, për vrasjen e Durim Bamit.

SPAK e akuzon Aldo Avdylin, alias Elidon Avdyli për “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami”.

ALDO AVDYLI

 

FATMIR TROPLINI

 

Next Post
Porosi e shqiptarëve, 5 mln euro kokainë nga Panamaja “ngec” në Pire, kapet “koka” e grupit kriminal

Porosi e shqiptarëve, 5 mln euro kokainë nga Panamaja “ngec” në Pire, kapet “koka” e grupit kriminal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com