• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulimi i drogës, prokurori u nis drejt parcelës, kultivuesi i preu rrugën me kallashnikov

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rojet e parcelave me kanabis pengojnë me armë këdo që tenton t’u afrohet këtyre zonave. Kështu ka ndodhur dje në fshatin Myzë të Matit, ku u zbuluan e asgjësuan 10600 rrënjë kanabis. Prokurori i Matit, Abaz Muça, është përballur me një situatë të pazakontë në punën e tij, teksa ishte nisur drejt vendit të ngjarjes.

I shoqëruar edhe nga një oficer i Policisë Gjyqësore, ai është nisur nga zyra e tij për në vendin ku kishte marrë informacion për parcela të mbjella me lëndë narkotike.

Duke qenë se informacioni i dhënë nga strukturat e sigurisë ishte operativ, dhe bënte fjalë për dyshime mbi implikimin e policëve të caktuar, prokurori i Matit ka vendosur të verifikonte të vërtetën me qëllim që më pas të kryente veprimet e nevojshme hetimore.

Ai është nisur ditën e djeshme i shoqëruar nga një hetues për në zonën e fshatit Myzë, njësia administrative Lis, në Bashkinë e Matit.

Gjatë rrugës për në vendin ku dyshohej se kultivohej drogë, në një zonë pranë fshatit, një automjet tip “Toyota”, fuoristradë, i ka prerë rrugën makinës ku ndodhej prokurori me gjithë hetuesin e çështjes.

Prej saj ka dalë një person i armatosur me kallashnikov, i cili ka bllokuar rrugën. Pas një debati për rreth 15 minuta, personi me armë nuk jepte shpjegime se pse pengonte lëvizjen në rrugë. Për këtë arsye, prokurori me oficerin janë kthyer mbrapsht dhe kanë njoftuar policinë.

Forcat e rendit të shoqëruara edhe nga FNSH, në prani të prokurorit, kanë shkuar në zonën ku kultivohej kanabisi dhe kanë gjetur parcelat e mbjella me 10600 rrënjë.

ZBULIMI I DROGËS

Plantacioni me lëndë narkotike është zbuluar dhe asgjësuar mesditën e djeshme nga Policia e Matit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit. Mësohet se oficerë të Prokurorisë Mat janë informuar se në fshatin Myzë, të njësisë administrative Lis, Bashkia e Matit, buzë lumit me të njëjtin emër, ndodhet një parcelë e madhe me bimë narkotike.

Pas njoftimit nga prokurori Abaz Muça, për praninë e personit të armatosur rrugës për te zona e dyshuar, është vendosur të kërkohet ndihma e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas zyrtarëve të Policisë, në tokat pjellore të Myzës janë zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies 10 mijë e 600 rrënjë kanabis sativa.

Burimet shtuan se toka ku ishin mbjellë bimët narkotike ishte hapur muaj më parë dhe nuk u përkiste banorëve të Myzës. Në momentin e mbërritjes së Policisë lokale dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në parcelat e kultivuara, nuk është gjetur asnjë person, çka hedh dyshime se ata janë njoftuar për operacionin e Policisë.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet si autor i kultivimit të bimëve narkotike shtetasi Fatmir Shehu, 45 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë. Vijon puna për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale”, thanë drejtues të Komisariatit të Policisë Mat.

Po punohet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të 45- vjeçarit, pasi mendohet se ai nuk ka qenë i vetëm në kryerjen e shërbimeve të kësaj parcele të madhe.

Burime të rezervuara thonë se operacionet e Policisë për asgjësimin e parcelave të hashashit do të vijojnë në të gjithë territorin, sidomos në njësitë Lis e Rukaj, ku mendohet se ka ende parcela të kultivuara me bimë narkotike.

Parcela e fundit ishte vetëm 5 kilometra larg qytetit të Burrelit, çka tregon se Policia e Matit mund ta kishte zbuluar më shpejt atë.

PANORAMA

Next Post
Isco: Messi ka qenë fans i Real Madridit që prej lindjes

Isco: Messi ka qenë fans i Real Madridit që prej lindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In