• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Zbërthehet’ Ronaldo: Mund të tërhiqem vitin tjetër, merkato e ekzagjeruar, unë vlej 400 mln euro

by Java News
21/08/2019 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kristiano Ronaldo vazhdon të bëjë bujë me deklaratat e tij, në intervistën e dhënë për “TVI”, në një nga shtëpitë e tij.

Portugezi, foli për vijimin e karrierës së tij, rreth çështjes “Majorga”, pasurisë, por edhe për sfidën e përjetshme me Leo Mesin.

TROFETË – Kush fiton, ka gjithmonë të drejtë. Besoj se asnjë lojtar tjetër nuk ka kaq shumë trofe sa unë. Dhe, nuk është koincidencë se Mesi dhe unë jemi të vetmit që kemi fituar 5 Topa të Artë.

SFIDA – Pas Realit, më duhej një sfidë e re. Juventusi paraqitej si një sfidë interesante për mua. Për më tepër, gjithmonë më kanë pëlqyer bardhezinjtë.

KARRIERA – Mund ta mbyll karrierën sezonin që vjen, por gjithashtu mund të luaj edhe deri 41 vjeç. E rëndësishme është që të shijosh momentin. Kam nevojë për projekte tundues. Nga pikëpamja ekonomike jam i qetë, prandaj zgjodha Juven. Jam i motivuar si në ditën e parë, dhe dua të fitoj gjithçka këtu. Por, Champions League nuk është një fiksim. Do i lëmë gjërat të ecin dhe do shohim në fund.

FIKSIMI PËR FITORE – Unë jam i fiksuar me fitoren, por kam mësuar që të menaxhoj edhe humbjet. Jeta nuk mbaron kur nuk fiton diçka në futboll. Xhorxhina nuk merr shumë vesh nga futbolli, dhe jam i lumtur për këtë.

ÇËSHTJA MAJORGA – Kur vihet në diskutim nderi yt, kjo është diçka që të lëndon. Unë kam një partnere, katër fëmijë, prej të cilëve njëri është 9 vjeç, dhe mjaft inteligjent. Në shtëpi, i lexonte dhe i kuptonte të gjitha që fliteshin nga gazetat. Falë Zotit, u tregua që unë jam i pafajshëm.

MERKATO – Ditët e sotme, vlerat janë rritur shumë. Të gjithë mund mund të kenë një vlerë 100 milionë euro. Shoh mbrojtës që shiten për 75 milionë. Ndoshta, unë vlej 3-4 herë më shumë se aq.

g.kosovari

Next Post
Bllokohen 550 ton karburant në Ballsh, ishte jashtë standardeve, Balluku: S’do shpëtojë asnjë subjekt

Bllokohen 550 ton karburant në Ballsh, ishte jashtë standardeve, Balluku: S'do shpëtojë asnjë subjekt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Shkurt 2026

February 16, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Pezullimet / PS depoziton në Kuvend pr.ligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale! Ja përmbajtja

February 16, 2026
Jam Hebrè

Shqipja e lehur

February 16, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

Berisha: Drejtori i ri i AKSHI-t dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës

February 16, 2026
Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

February 16, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

February 16, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Java do të jetë me mot të paqëndrueshëm: E marta, dita me më shumë reshje. Ulen edhe temperaturat

February 16, 2026
Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

February 16, 2026
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

February 16, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In