• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zbërthehet” Arbi Agalliu, ja hapat e radhës të mbështetësve të Bashës pasi humbën vulën

by A R
18/06/2024 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij po shqyrtojnë çdo modalitet për mënyrën sesi do të vijojnë aktivitetin e tyre politik, pasi Gjykata u shpreh për konfliktin e brendshëm të demokratëve.

Në një intervistë për RTSH-në, deputeti Arbi Agalliu tha se ende nuk është marrë një vendim nëse do të krijohet një forcë e re politike, edhe pse të gjitha gjasat të çojnë tek kjo alternativë. Ai thekson se partia e re do të ishte pro vlerave euroatlantike.

“Ky është një vendim që do të merret. Jemi duke u konsultuar ngushtë me të gjithë faktorët dhe aktorët në jetën politike, me strukturat brenda PD-së, me mbështetësit dhe partnerët tanë. Një gjë është e sigurt: shqiptarët do të kenë alternativën e tyre euroatlantike,” deklaron z. Agalliu.

Deputeti demokrat e sheh të pamundur bashkimin me Partinë Demokratike zyrtare me kryetar Sali Berishën.

Duke ju referuar akuzave për të cilat Berisha u shpall non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, ai ka tjetër pritshmëri nga SPAK në funksion te hetimeve.

“SPAK duhet nxitur që të vendosë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë. Nëse je partner me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, nëse ke një program të qartë, patjetër je një alternativë. Nëse mban në supe ‘personin e padëshiruar’ nga demokracia botërore, se të quajnë të korruptuar, minues të demokracisë dhe bashkëpunues të krimit të organizuar nuk mund të jesh alternativë, sado të duash,” shprehet ai.

Arbi Agalliu tha se do t’i bëhet rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit, menjëherë sapo ai të zbardhet.

/a.r

Next Post
Vlorë/  Sherr mes disa adoleshentëve në berberhane, plagosen dy prej tyre. Shoqërohen në polici 3 persona

Sherr pas provimit të Maturës në Vlorë, dy të rinjtë përdorin mjete të ftohta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com