• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet vendimi për 3 ligjvënësit e opozitës: Korreshi i mori flakadanët në çantat e dy zonjave deputete. 10 ditë të përjashtuar…!

by Java News
10/11/2023 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre deputetë të opozitës, Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindi Metaliaj, me kërkesë të Grupit Parlamentar në PS-së, janë përjashtuar për 10 ditë nga komisonet dhe seancat plenare, pas kaosit në Kuvend këtë të enjte (10 tetor).

Në vendimin e Sekretariatit të Etikës, thuhet se nga pamjet filmike rezulton se Saimir Koreshi flakadanët që i ndezi në Kuvend, i ka marrë nga çantat e dy kolegeve të tij deputete.

“Nga pamjet filmike rezulton se deputeti Saimir Koreshi ka përdorur flakadanë tymues gjatë zhvillimit të seancës plenare; pretendohet se deputetet Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti kanë futur në sallën e seancave plenare flakadanet tymues që i mbanin në çantat personale. Rezulton nga pamjet filmike se Saimir Koreshi flakadanët i merr në dy çanta zonjash, (njëra ngjan në ngjyrë gri dhe tjetra në ngjyrë kafe) të vendosura në tryezat e deputetëve të krahut të opozitës në sallën e seancave plenare, dhe më pas i përdor këta flakadanë; tymi i flakadanëve përhapet rreth tij dhe në sallën e Kuvendit. Nga fotot që shoqërojnë kërkesën duket se dy çantat ku deputeti Saimir Koreshi merr flakadanët, i mbajnë dy koleget deputete ndaj të cilave kërkohet masë disiplinore (foto në hyrje të sallës së seancës plenare, bashkangjitur kerkeses). Këto veprime vijnë në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes dhe kanë penguar zhvillimin normal të seancës plenare”, thuhet në vendim.

Vendimi i Sekretariarit të Etikës:

PËR MARRJE MASE DISIPLINORE

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, në bazë të nenit 10/2 dhe nenit 65/2, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, në dt. 10.11.2023 shqyrtoi kërkesën me:

Kërkues:

Një grup prej 7 (shtatë) deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

Objekt:

– Marrja e masës disiplinore ndaj deputetëve Saimir Koreshi, Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti, sipas nenit 65/1, pika 1, gërma a) dhe pika 4, dhe neni 63, pika 1 gërma d), të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit, neni 3, pika dh) dhe ë) dhe nenin 8, pika 2, gërma b) dhe neni 33.

– Thirrja e Mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin dhe marrjen e masës disiplinore ndaj disa deputetëve.

Sekretariati u njoh me kërkesën e 7 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste datë 10.11.2023 dhe u mblodh në bazë të njoftimit datë 10.11.2023 për mbledhjen e sekretariatit në datën 10.11.2023, në orën 15.00, në bazë të:

Nenin 65/2, pika 1 të Rregullores që parashikon se “…. Mbledhja e sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës”. Nenin 10, pika 5 e Rregullores që parashikon se: “….S. Rregullat e detajuara të funksionimit të sekretariateve, miratohen nga Byroja e Kuvendit”.

Nenin 6, 7 dhe 8 të Rregullores “Për përcaktimin e Rregullave proceduriale të funksionimit të sekretariateve të Kuvendit të Shqipërisë”, miratuar me vendim të Byrosë së Kuvendit nr. 53, datë 13.05.2020, ku në nenin 6, pika 2, parashikohet se: “…

2. Mbledhja e sekretariatit si rregull thirret nga sekretari i cili përcakton rendin e ditës, datën dhe orën e zhvillimit të saj. Njoftimi i sekretarit për thirrjen e mbledhjes shoqërohet me rendin e ditës si dhe me çdo akt, informacion apo dokument tjetër, i cili do të merret në shqyrtim apo qe u shërben anetareve të sekretariatit për diskutim”; ndërsa në nenin 7, pika 1 përcaktohet se: “1. mbledhjet e sekretariatit janë të vlefshme kur në to merr pjesë më shumë se gjysma e gjithe anëtarëve të sekretariatit…”, ku në nenin 8 (Publiciteti i mbledhjeve), pika 1, parashikohet se mbledhjet e sekretariatit zhvillohen të mbyllura.

Në mbledhje morën pjesë anëtarët Klotilda Bushka, Aurora Mara dhe Klevis Xhoxhi, që përbëjnë kuorim e nevojshëm për vlefshmërinë e mbledhjes. Dy anëtarët e tjerë të sekretariatit Saimir Koreshi dhe Bledion Nallbati, u njoftuan për thirrjen e mbledhjes; anëtari Bledion Nallbati nuk mund të merrte pjesë në mbledhje, në bazë të vendimit nr.43, datë 31.10.2023 te Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etiken. Kolegu Saimir Koreshi nuk mori pjesë në mbledhje.

Gjithashtu, në bazë të nenit 65/2, pika 2 të Rregullores u thirrën për t’u degjuar deputetët ndaj të cilëve kërkohet marrja e masës disiplinore për shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelles së Deputetit, të cilët nuk morën pjesë.

Mbledhja u krye në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, platformēs Zoom. sipas praktikave të mëparshme në bazë të rregullores së Kuvendit.

7 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në kërkesën e tyre për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Saimir Koreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj lidhur me situatën e krijuar në seancën plenare të datës 09.11.2023, parashtrojnë se deputetët e opozitës me sjelljet e tyre në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe te Kodit te Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kryen veprime për të penguar zhvillimin normal të seancës plenare duke futur dhe përdorur lëndë piroteknike (flakadanë) në sallën e Parlamentit.

Sekretariati diskutoi shkeljet e pretenduara bazuar në pamjet filmike të sallës së seancës plenare të datës 09.11.2023.

Sekretariati për Procedurat. Votimet dhe Etikën, në vlerësim të sa parashtrohet në kërkesën e 7 deputetëve, dhe pamjeve filmike që mori në shqyrtim dhe pas diskutimeve, vlerëson se kërkesa për marrjen e masave disiplinore ndaj tre deputetëve të opozitës është e drejtë dhe duhet pranuar.

Nga pamjet filmike rezulton se deputeti Saimir Koreshi ka përdorur flakadané tymues gjatë zhvillimit të seancës plenare; pretendohet se deputetet Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti kanë futur në sallën e seancave plenare flakadanet tymues që i mbanin në cantat personale. Rezulton nga pamjet filmike se Saimir Koreshi flakadanët i merr në dy canta zonjash, (njëra ngjan në ngjyrë gri dhe tjetra në ngjyrë kafe) të vendosura në tryezat e deputetëve të krahut të opozitës në sallën e seancave plenare, dhe më pas i përdor këta flakadanë; tymi i flakadanëve përhapet rreth tij dhe në sallën e Kuvendit. Nga fotot që shoqërojnë kërkesën duket se dy çantat ku deputeti Saimir Koreshi merr flakadanët, i mbajnë dy koleget deputete ndaj të cilave kërkohet masë disiplinore (foto në hyrje të sallës së seancës plenare, bashkangjitur kerkeses). Këto veprime vijnë në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes dhe kanë penguar zhvillimin normal të seancës plenare.

Për këtë arsye, sekretariati vlerëson se deputetët ndaj të cilëve kërkohet masa disiplinore kanë shkelur detyrimet e nenit 65/1, pika 1, germa a) të Rregullores së Kuvendit, pasi kanë kryer veprime që pengojnë zhvillimin e rregullt të seancës plenare si dhe nuk kanë respektuar nenin 3, gërma dh) dhe e), neni 8, pika 2 germa b) të Kodit Etik – Rregullat e Sjelljes në Kuvend,

Në fakt nga pamjet filmike të seancës plenare rezulton se që në nisje të seancës karriget e deputetëve janë hequr dhe me to është krijuar një barrikadë që pengon kalimin e deputetëve në foltore. Këto situata të ripërsëritura për bllokimin e veprimtarisë parlamentare janë anormale dhe pengojnë jo vetëm zhvillimin normal të seancës në shkelje të çdo norme të etikës parlamentare, por cënojnë dhe të drejtën e fjalës së deputetëve dhe ushtrimin normal të funksioneve kushtetuese në sallën plenare. Funksionimi normal i seancës plenare të Kuvendit prevalon mbi të drejtat e deputetëve, kur sjelljet e tyre vijnë në kundërshtim me Rregulloren dhe normat e Kodin e Sjelljes.

Sa më sipër Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në zbatim të nenit 10/2, pika 2 dhe 5, nenit 63, pika 1, gërma d), nenit 65/1, pika 1, gërma a) dhe nenit 65/2 të Rregullores së Kuvendit dhe neni 8 të Kodit të Sjelljes së Deputetit, me unanimitet

VENDOSI:

Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë” për secilin nga deputetët Saimir Koreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj, duke filluar nga data 13.11.2023 deri më datë 22.11.2023.

Ngarkohet “Shërbimi i Sigurisë në Kuvend” dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për zbatimin e këtij vendimi gjatë veprimtarisë parlamentare në Kryesinë e Kuvendit dhe në sallën e seancës plenare të Kuvendit.

Ky vendim mund të ankimohet nga deputeti brenda 2 (dy) ditëve pranë Byrosë së Kuvendit./m.j

Next Post
“Izraeli po teston durimin tonë”/ Erdogan: 10 mijë të vdekur në Gaza, dikush do të duhet të paguajë faturën

“Izraeli po teston durimin tonë”/ Erdogan: 10 mijë të vdekur në Gaza, dikush do të duhet të paguajë faturën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In