• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

by Mero Baze
13/04/2026 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Hungaria po shkon drejt ndryshimit të pushtetit të Viktor Orbanit, kryeministrit më jetëgjatë të Hungarisë pas komunizmit, i cili i ktheu këto zgjedhje në një betejë ndërkombëtare kundër hungarezëve, duke i humbur ato.

Për herë të parë në historinë e një vendi të Evropës Lindore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia u përfshinë së bashku për të mbajtur në pushtet një parti politike, duke dështuar së bashku. Në mitingun e fundit përmbyllës mori pjesë fizikisht zëvendëspresidenti i SHBA dhe i përshëndeti përmes telefonit edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump. Nga ana tjetër, fushata u ndërtua mbi një profil prorusi, duke sajuar konfliktin me Ukrainën dhe duke marrë hapazi anën e Rusisë. Hungaezët refuzuan përfshirjen e SHBA në fushatë, pritën gjithë ankth qëndrimin e Vladimir Putin dhe i besuan pushtetin dikujt që i rikthen në Evropë.

https://telex.hu/melleklet/valasztas-2026/listak

Rezultati tregon se si reagon një shoqëri kur ka një alternativë të qartë opozitare,  e cila bën diferencën mes dikujt që sillet si “sovranist” me Bashkimin Evropian dhe si internacionalist me të tjerët. Nacionalizmi “anti-BE” i Hungarisë u shkërmoq, pikërisht nga përpjekja për t’u dorëzuar pa kushte në prehër të trumpizmit dhe putinizmit për nevoja elektorale.

Nga ana tjetër, rezultati tregon pasigurinë që ka Hungaria nga ikja prej Evropës. Opozita hungareze ishte e qartë, e bashkuar dhe u ndihmua mjaft nga Orbani të ishte edhe një alternativë e qartë kundër tij. Ishin dy alternativa që dalloheshin që larg: njëra për t’u rikthyer në Evropë dhe tjetra për t’u sjellë si aleatë i të fortëve të botës.

Në ditët e sotme, kur bota është nën terrorin e konflikteve të njëpasnjëshme që po hapen, identifikimi me fuqitë antievropiane ngjall pasiguri dhe është një gjë joelektorale. Orbani ndoshta do të dilte më mirë me rezultatin nëse Trump dhe zëvendësi i tij nuk do ta përshëndesnin në mitingun e fundit dhe nëse Putin nuk do të rikonfirmonte qëndrimin e tij anti-Ukrainë.

Për këtë arsye, zgjedhjet në Hungari nuk reflektojnë domosdoshmërisht dështimin e qeverisjes së Orbanit, edhe pse ka plot kritika për të. Nën drejtimin e tij, Hungaria u zhvillua ndjeshëm dhe fitoi një autoritet të panjohur më parë në tregjet evropiane dhe më gjerë.

Zgjedhjet në Hungari nuk reflektojnë domosdoshmërisht atë se çfarë mendojnë hungarezët për qeverisjen e Orbanit, por çfarë pasigurie ngjall sot në një vend politika e konflikteve ndërkombëtare. Përpjekja e Orbanit për t’u kthyer në një aktor antievropian, në emër të trumpizmit, dhe një bllokues i politikave evropiane për Ukrainën në emër të putinizmit, i bëri hungarezët të ndjehen më pak të sigurt me Orbanin, se sa me dikë që u premton se do të qëndrojnë me Evropën.

Është rasti që provon se lobingjet dhe aleancat ndërkombëtare nuk të mbajnë në këmbë në pushtet, sado të mëdhenj të jenë. Orbani po ikën nga pushteti, duke pasur mbështetjen e paprecedent të Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit, duke humbur mbështetjen e hungarezëve.

Viktor Orban, i cili u përpoq të hynte në histori si një udhëheqës jetëgjatë në pushtet që donte ta bënte Hungarinë “sovrane dhe të pavarur nga Evropa”, në fakt humbi si dikush që deshi ta shiste Hungarinë te trumpizmi dhe putinizmi.

Next Post
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

October 30, 2026
VIDEO/ Tragjedi ajrore në Himalaja, helikopteri përplaset me malin, të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit!

VIDEO/ Tragjedi ajrore në Himalaja, helikopteri përplaset me malin, të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit!

October 30, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!

October 30, 2026
Hapet sot Lotaria Amerikane / Çfarë duhet të dini për aplikimin këtë vit

Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

October 30, 2026
“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

October 30, 2026
Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë

Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë

October 30, 2026
“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

October 30, 2026
Begaj dekretoi datën, reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

Begaj dekretoi datën, reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

October 30, 2026
BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

October 30, 2026
Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In