• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

by Thoma Gëllçi
13/04/2026 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Në fshat ishte një rrugaç. Të gjithë e njihnin. Të gjithë i shmangeshin dhe të gjithë ia kishin frikën. Nuk ishte nga ata që flasin shumë. Ai vepronte. Nëse nuk i hapje rrugën, të hapte ai kokën. Prandaj njerëzit kishin mësuar: më mirë të largohesh pak, se sa të përfundosh në spital.
Kaluan vite dhe ndodhi ajo që askush nuk e priste. Rrugaçi u vesh polic.
Aty filloi halli i vërtetë.
Më parë njerëzit nuk ankoheshin nga frika. Tani nuk ankoheshin sepse s’kishte ku të ankoheshin. Ishte vetë ligji. Dhe ligji, siç dihej, nuk kishte zakon të grindej me veten.
Një ditë, rrugaçi-polic doli nëpër fshat dhe tha:
“Do t’i presim arrat.”
Ishin nja dhjetë rrënjë arra në një lëndinë. Të vjetra. Të bukura. Nuk i kishte askush, por ishin të të gjithëve. Kur vinte koha e vjeljes, mblidhej fshati, i vilnin dhe i ndanin drejt. Pa sherre. Pa llafe.
Tani rrugaçi kishte marrë sharrën dhe sëpatën.
U mblodh fshati.
“Mos i prit,” i thanë.
“Na duhen.”
“Janë për të gjithë.”
Ai i dëgjoi.
“Ka marrë fund kjo punë,” tha, “do t’i pres! Dhe ju zhdukuni nga sheshi dhe mos u shoh nëpër rrugë. Shkoni nëpër shtëpia.”
Ç’të bënin. Ishte dhe rrugaç, edhe polic. Kishte dhe muskuj, kishte dhe ligj.
Ikën.
Disa burra shkuan të thërrasin kushërinj e miq të rrugaçit nga fshatrat përreth. Edhe ata rrugaçë në vendin e tyre, me shpresë se ndoshta një rrugaç e kupton një rrugaç.
Erdhën. Folën. U duk sikur e bindën pak. Pastaj ai tha:
“Ju jap afat deri në fund të javës. Pastaj do t’i pres.”
Fshati mbeti në ankth. Ç’të bënin? I kishte zënë belaja. Çdo ditë kalonte si muaj. Askush nuk flinte rehat. Gratë psherëtinin. Burrat rrinin në heshtje. Fëmijët pyesnin: “Pse do i presë arrat?”
Dhe askush nuk kishte përgjigje.
Erdhi dita. Erdhi edhe ora.
Tre orë para afatit, rrugaçi-polic doli në shesh.
U mblodh fshati.
Ai tha:
“Mendova mirë. Nuk do t’i pres arrat. Le të rrinë aty ku janë.”
Një heshtje e shkurtër. Pastaj shpërtheu gëzimi.
“Rrofsh!”
“Zoti të dhëntë jetë!”
“Na shpëtove!”
Filluan t’i puthnin dorën. Dikush solli mish, dikush raki. U shtrua gosti në mes të fshatit. U ngritën dolli.
“Për burrin që nuk i preu arrat!”
Dhe pinin. Dhe qeshnin. Dhe e falënderonin.
Që atë ditë e deri sot, sa herë kalojnë nga ajo lëndinë, ndalen dhe thonë:
“Këto arra janë aty falë tij.”
Askush nuk pyet pse deshi t’i presë.
Askush nuk pyet pse ndryshoi mendje.
Mjafton që nuk i preu. Dhe për këtë, ai mbetet njeriu që “bëri të mirën e madhe”.

Next Post
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transnistria, “shteti që nuk ekziston”: Flamuj sovjetikë, trupa ruse dhe frika nga lufta

Transnistria, “shteti që nuk ekziston”: Flamuj sovjetikë, trupa ruse dhe frika nga lufta

September 3, 2026
I vunë gjobë pronarit të hotelit në Vlorë, dy nga autorët aksidentohen gjatë ndjekjes nga Policia

I vunë gjobë pronarit të hotelit në Vlorë, dy nga autorët aksidentohen gjatë ndjekjes nga Policia

September 3, 2026
Spiunazh me Pegasus në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita

Spiunazh me Pegasus në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita

September 3, 2026
“Call Centerat shqiptare po na mashtrojnë”, ministri grek lëshon alarmin: Do arrestohen të gjithë!

“Call Centerat shqiptare po na mashtrojnë”, ministri grek lëshon alarmin: Do arrestohen të gjithë!

September 3, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Orikum, 10 persona të armatosur ‘pushtojnë’ hotelin, gjobë pronarit: Na jep 5 mln euro ose largohu nga vendi

September 3, 2026
Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

September 3, 2026
Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

September 3, 2026
Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

September 3, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

September 3, 2026
Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com