• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet takimi i Metës me delegacionin e lartë të KiE: Zgjedhjet zhytën vendin në krizë

by Java News
04/02/2020 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta priti sot në takim delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili sipas kreut të shtetit po zhvillon një mision fakt-mbledhës në Shqipëri. Sipas zyrës së shtypit të Presidentit theksoi se Shqipëria ndodhet në një krizë sui generis përfaqësimi, dhe në ç’ekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës.

“Votimet njëpartiake të 30 qershorit nuk i dhanë zgjidhje krizës, por cenuan rëndë edhe demokracinë vendore, duke e zhytur më shumë vendin në rrugën e paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit” tha Meta.

Kreu i Shtetit u ndal edhe në disa ligje të miratuara nga Kuvendi, të cilat sipas tij cenojnë autonominë vendore dhe disa parime bazë të Kartës Europiane, për të cilat shtoi se ‘pritet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, ende jo-funksionale’.

Më tej Meta tha se kushtet e Bundestagut janë pasqyra më e qartë e problemeve serioze me të cilat përballet vendi, por edhe harta më e sigurt për rrugën europiane që duhet të ndjekë pa vonesë Shqipëria.

Presidenti theksoi në fund se është jetike për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë që kësaj situate t’i jepet një zgjidhje tërësore, sipas tij duke i kthyer legjitimitetin e munguar institucioneve përmes votës së lirë të qytetarëve.

Pjesë e delegacionit që ndodhen në Shqipëri janë Presidenti Anders Knape, me Presidentët e dy Dhomave, të Autoriteteve Lokale, Xavier Cadoret dhe të Rajoneve Gunn Marit Helgesen, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer.

Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës refuzoi të monitoronte zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kongresi i autoriteteve vendore i Keshillit të Europes nuk ka asnje lidhje me Bashkimin Europian.

g.kosovari

Next Post
Kurti mbledh ministrat, porosia që ditën e parë: Mos urdhëroni duke ndenjur ulur nëpër kolltukë

Kurti mbledh ministrat, porosia që ditën e parë: Mos urdhëroni duke ndenjur ulur nëpër kolltukë

Comments 1

  1. Leka says:
    6 years ago

    Meta si i zgjedhur me votat e socialisteve nuk perfaqeson sot simbolin e unitetit kombetar por sillet si luder i opozites

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In