• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

by E S
04/04/2026 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sulm i sofistikuar kibernetik ka goditur Muzeun Uffizi në Firence, ku hakerët kërkuan 300 mijë euro në kriptovaluta si shpërblim, për të mos publikuar të dhënat e vjedhura. Ultimatumi për të paguar këtë shumë brenda 72 orëve iu dërgua direkt drejtorit të muzeut, Simone Verde, në fillim të shkurtit.

Hetimet kanë treguar se kjo metodë sulmi është e ngjashme me veprimet e grupeve të organizuara ndërkombëtare të krimit kibernetik, të cilat zakonisht hyjnë në sistemet e ‘viktimave’ dhe qëndrojnë aty për muaj të tërë, duke vjedhur të dhëna të rëndësishme, përpara se të kërkojnë para.

Grupi që qëndrojn pas sulmit besohet se është Medusalocker, hakerat që kanë sulmuar edhe më herët infrastrukturat publike dhe biznese të ndryshme.

Në mesazhin që hakerët i dërguan drejtorit të Uffizit, ata e quajnë veten një “skuadër profesionale”, duke treguar se kanë kaluar shumë kohë duke studiuar sistemet dhe vjedhur të dhëna të ndjeshme, siç janë llogaritë financiare, informacionet personale të punonjësve dhe skanime të veprave të artit. Ata kanë kërcënuar se, nëse nuk paguhet shuma që kërkojnë, do të publikojnë të dhënat në internet dhe do t’i shesin ato.

Ekspertët e sigurisë thonë se këto grupe kriminale kanë rrjete të gjera bashkëpunëtorësh, që shpërndajnë e-maile dhe përfitojnë. Pavarësisht se Uffizi ka mohuar vjedhjen e të dhënave sensitive, metoda e sulmit dhe tiparet e tij janë shumë të ngjashme me veprimet e grupit Medusalocker.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë sesi hakerët hynë në sistemet e muzeut, duke hetuar një program që përdorej për të shkarkuar imazhe të veprave të artit dhe që nuk ishte azhurnuar siç duhet. Sipas burimeve të brendshme, ky mund të ketë qenë shkaku kryesor i shkatërrimit së sigurisë.

Sulmi ndaj muzeut Uffizi është një tjetër shembull i sulmeve kibernetike, që nuk janë të rastësishme dhe nuk ka lidhje me një sulm tjetër të ngjashëm që ndodhi në të njëjtën kohë ndaj Universitetit La Sapienza të Romës.

Next Post
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com