• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

by E S
04/04/2026 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vjosa Osmani ka lënë sot më 4 prill detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Kjo u bë në një ceremoni zyrtare, ku ajo u prit nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Me dorëzimin e detyrës nga Osmani, posti i kalon përkohësisht kryeparlamentares, Haxhiut.

Osmani, në takimin me Haxhiun, tha se ka pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lërë Presidencën ta lërë një grua mbrapa.

“Gjithmonë ka qenë një dëshirë e imja e madhe, që kurdo që të mos jem presidente, ta lë një grua mbrapa. Kjo dëshirë sot po më plotësohet. Shpresoj që edhe pas jush, të jetë një grua në këtë zyrë. Gjithnjë me besimin se gratë tregojnë kujdes të veçantë ndaj institucioneve në radhë të parë, por kujdes të veçantë dhe ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës.

Ju dëshiroj shumë suksese, përgjatë kohës që ju do të jeni ushtruese e detyrës. Nuk është e lehtë të jesh dhe kryetare e Kuvendit, edhe presidente. E kam provuar edhe vetë. Detyrat e presidentit janë përgjegjësi e jashtëzakonshme”, tha Osmani ndër të tjera.

Nga ana e saj, Albulena Haxhiu tha se rrethanat kushtetuese e imponojnë që kryetari i Kuvendit ta ushtrojë dhe detyrën e presidentit.

“Rrethanat kushtetuese e imponojnë, që kryetari i Kuvendit ta ushtrojë dhe rolin e presidentit. Unë e kuptoj përgjegjësinë, kuptoj obligimet kushtetuese. Sigurisht që do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi. Ne e dimë se nuk mund ta ushtroj detyrën e presidentes për më shumë se 6 muaj. Uroj që Kuvendi ta zgjedhë presidentin apo presidenten sa më shpejt”, deklaroi Haxhiu. U bë thirrje nga Haxhiu, që grupet parlamentare të parlamentit të Kosovës, të merren vesh dhe ta zgjedhin kreun e shtetit.

Vjosa Osmani u zgjodh në krye të shtetit të Kosovës më 4 prill 2021.

Next Post
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com