Zbardhet pasuria e plotë e 19 deputetëve të Lëvizje Socialiste për Integrim, deklaruar për vitin 2017. Gazeta prej disa ditësh ka zbardhur të ardhurat e politikanëve shqiptarë, ndërsa bie në sy se deputetët e LSI janë mes deputetëve më të pasur. Sipas të dhënave që ata kanë deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, rezultojnë me apartamente, makina të shtrenjta dhe biznese. Ata që kanë pasuri të lartë janë deputetët që vijnë nga fusha e biznesit. Deputeti Agron Çela ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka blerë makinë 42 mijë euro, ndërsa fitimet nga kompania e tij, janë 360 milionë lekë të vjetra në vit. Pasuri të lartë ka dhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Ai ka deklaruar një llogari bankare me 24 milionë lekë të vjetra. Po ashtu bashkëshortja e tij ka deklaruar llogari bankare me vlerë rreth 36 mijë euro. Ndërkohë dy djemtë e tij rezultojnë me llogari bankare në Holandë dhe Britaninë e Madhe. Njëri prej tyre ka në llogari rreth 44 mijë paund. Ish-zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka deklaruar depozitë në Raiffeisen Bank, 220.627 lekë; llogari bankare paga si pedagoge, 88.974 lekë Depozitë në BKT, 2.500 euro. Të cilat janë investuar në Bursën Ndërkombëtare. Ndërsa ajo që bie në sy është se bashkëshorti i saj ka marrë si dhuratë nga prindërit një dyqan në Tiranë. Ndërsa djali i saj ka marrë dhuratë nga gjyshërit një tokë në Vlorë. Nga ana tjetër profesori Shezai Rrokaj ka deklaruar llogari në Raiffeisen Bank, 2.601.020 lekë dhe llogari në Alfa Bank, 8.860 euro, të ardhura nga e drejta e autorit Abetare Kosovë.
Ka deklaruar pagën si deputet, 436.556 lekë. Po ashtu ka përfituar nga shitja e librave 1.670.097 lekë. Ajo që bie në sy është se të ardhura të larta kanë dhe familjarët e zotit Rrokaj. Bashkëshortja e tij është shefe finance në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave. Djali i tij është avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa vajza e tij punon në AKEP. Me të ardhura më të ulëta rezultojnë deputetët që hynë për herë të parë në vitin 2017.
Batërdi me dietat dhe rimbursimet
Ajo që bën dallim në deklarimet e deputetëve të LSI, krahasuar me deputetët e partive të tjera është se kanë përfituar miliona lekë nga rimbursimi i karburantit, rimbursimi i telefonit dhe përfitimi i pagesave për fjetje dhe udhëtime brenda vendit. Sipas ligjit, deputetët mund të përfitojnë rimbursim karburanti dhe fjetje gjatë udhëtimeve në zonat e tyre elektorale. Por ajo që bie në sy është se deputetët e LSI e kanë shfrenuar dorën me udhëtimet dhe të folurën në telefon. Ndonëse rezultojnë me paga shumë të larta, me biznese dhe llogari të shumta bankare, ata sërish kanë marrë miliona lekë kompensime nga Kuvendi. Deputetja Kejdi Mehmetaj në vitin 2017 ka marrë 2.3 milionë lekë të vjetra rimbursim karburanti, ndërsa ka shpenzuar 2 milionë lekë nga komunikimet telefonike, të cilat janë kompensuar nga taksat e qytetarëve. Ndërkohë ka përfituar 1 milion lekë të vjetra kompensim nga dieta për udhëtime brenda vendit. Robert Bitri rezulton si deputeti që ka përfituar më shumë nga benefitet që i ofron statusi i deputeti. Vitin që lamë pas ai ka marre 3 milionë lekë të vjetra rimbursim karburanti, ndërsa për telefonin është rimbursuar me 2 milionë lekë të vjetra. Por shifra më e madhe është ajo e dietave. Bitri është rimbursuar me 62 milionë lekë nga shpenzimet që ka bërë për udhëtime brenda vendit. Po ashtu përfitime të larta nga dietat kanë marrë dhe shumë emra të tjerë. Në një kohë kur deputetët flasin për varfërinë e qytetarëve, edhe pse vetë kanë rroga dhe të ardhura shumë të larta, sërish duan kompensim nga taksat e qytetarëve për shpenzimet.
Ja pasuria e deputetëve të LSI për vitin 2017
AGRON ÇELA
Shitje automjeti tip “Jeep Wrangler”, 2 mijë euro
Paga si deputet, 2.557.803 lekë
Bashkëshortja blerje makine marka “MB TRAPO” për konsullatën e Mongolisë, 42 mijë euro
Bashkëshortja, paga si drejtoreshë e shoqërisë “Xhenis-Sh sh.p.k., 958.786 lekë
Të ardhura nga divident në “Xhenis-Sh sh.p.k, 36.960.889 lekë
Të ardhura si administratore e “Xhenis-Ad sh.p.k, 319.680 lekë
Kredi 250 mijë euro, marrë në 2007, 59.606 euro pa shlyer
Kredi në emër të “Xhenis-SH.P.K, 4.600.000 euro, 4.299.396 euro
EDMOND HAXHINASTO
Pagesë kësti për autoveturën Toyota, 6 mijë euro, blerë 20 mijë euro
Llogari në Credins Bank, shtuar me 2.104.484 lekë, nga paga dhe pagesë kompensimi si trashëgimtar
Llogari e përbashkët me bashkëshorten në Intesa San Paolo Bank, 945 euro
Pagesë shlyerje kredie për shtëpinë, 45 mijë euro
Paga si deputet dhe ish-ministër, 87.380+786.420 lekë+607.137 lekë
Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 7.200 euro
Bashkëshortja, shitje e pronës dyqan në Durrës, 160.000 euro
Bashkëshortja, llogari në Intesa San Paolo Bank, 946 euro+10.534 euro
Bashkëshortja , depozitë në Intesa San Paolo, 35.253 euro
Bashkëshortja , depozitë nga shitja e pronës, 105.000 euro
Bashkëshortja paga si notere, 499.800 lekë
Bashkëshortja, të ardhura nga qiraja e apartamentit, 7.140 euro
EDMOND PANARITI
Llogari në Raiffesien Bank nga paga, shtuar me 2.425.330 lekë, ndërsa më pas është pakësuar me 2.100.797+740 euro
Llogari në BKT, -10.736 lekë
Paga dhe dieta, 2.425.330 lekë
Bashkëshortja llogari në Intesa San Paolo Bank, transferim nga konto e djalit, +1.180 euro.
Bashkëshortja llogari, -48.74 euro
Bashkëshortja llogari në Tirana Bank, -842.850 lekë
Bashkëshortja llogari në BKT, 6.437.849 lekë nga interesat bankare, 65.316 lekë nga mësimdhënia dhe 36.254 euro
Bashkëshortja llogari në Raiffesien Bank, -469.784
Bashkëshortja, të ardhura nga mësimdhënia, +71.753.849+36.254 euro
Djali, llogari në Intesa San Paolo Bank, -1.180 euro
Djali llogari në NATËEST Bank në Britani, të ardhura nga puna, 44.729 GBP. Pakësime -24.217 GBP
Djali të ardhura nga rimbursime pagesash, +44.729 GBP
Djali tjetër llogari në ING Bank, Holandë, -4147 euro
Djali llogari në NATËEST Bank në Britani, -242 GB
ENDRIT BRAIMLLARI
Shitur autoveturë “Ford Focus”, 1 mijë euro
Llogari page në Credins Bank, -43.324 lekë
Llogari rrjedhëse në Credins Bank, 350.295 lekë
Llogari në Tirana Bank, mbyllur
Llogari në BKT, 3.693 lekë
Gjendje CASH, pakësuar me 30 mijë lekë
Paga si deputet, 436.557 lekë
Rimbursim karburanti, 82.044 lekë
Rimbursime telefoni, 46.467 lekë
Honorare komisione, 17.000 lekë
Dieta brenda vendit, 112.875 lekë
Kartë krediti, 50.000 lekë
FLOIDA KËRPAÇI
Llogari page në Credins Bank, 68.467 lekë
Shtim i gjendjes CASH, 100 mijë lekë
Paga si deputete, 436.556 lekë
Rimbursime karburanti, 82.044 lekë
Rimbursime telefoni, 46.467 lekë honorare në komisione, 22.100 lekë
Dieta, 112.875 lekë
KEJDI MEHMETAJ
Llogari kursimi, 6.102. lekë
Para CASH, 400 mijë lekë
Paga si deputete, 1.408.825 lekë
Rimbursime karburanti, 235.996 lekë
Rimbursime telefoni, 204.000 lekë
Honorare komision, 22.100 lekë
Dieta, 326.084 lekë
Overdraft, 600 mijë lekë
KLAJDA GJOSHA
Llogari në BKT, -406 euro
Llogari në Intesa San Paolo Bank, 735.107 lekë
Llogari dyemërore në Intesa San Paolo Bank, 173 euro
Llogari në BKT, -54.720 lekë
Paga si ministre, 1.566.456 lekë
Paga si deputete, 425.690 lekë
Rimbursim sigurimesh, 35.980 lekë
Rimbursime karburant dhe telefon, 122.242 lekë
Honorare komisione, 15.300 lekë
Bordi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, 28.868. lekë
Të ardhura nga biznesi i bashkëshortit, agjenci udhëtimesh, 319.680 pagë plus të ardhura biznesi 1.685.437 lekë
Bashkëshorti paga në Autoritetin Portal, 811.015 lekë
Llogari në emër të djalit, 3.007 euro
Kredi shtëpie marrë në 2015 me vlerë 8.800.000 lekë
Hua nga biznesi i bashkëshortit, 600 mijë lekë
Bashkëshorti, llogari në BKT, 127.652 lekë
Bashkëshorti, llogari në Intesa San Paolo Bank, 173 euro
Bashkëshorti, llogari në BKT, 890 euro
LEFTER KOKA
Apartament, 4.500.000 lekë
Paga si ish-ministër, 1.264.594 lekë
Paga si deputet, 575.607 lekë
Llogari bashkëshortja, 4.846 paund
Paga e bashkëshortes në shoqërinë Uind CO, 319.680 lekë
Paga e djalit si administrator i Portobello SH.P.K, 380.100 lekë
Shlyerje detyrimesh për shitje apartamentesh, 56.000 euro dhe 4.500.000 lekë
Bashkëshortja kontratë shkëmbimi, përfiton apartament 86.3 m2
Bashkëshortja kontratë shitje me kusht për apartament, 45.000 euro
Bashkëshortja, kontratë shkëmbimi, përfiton apartament 59.1 m2 dhe truall 97.7 m2.
Bashkëshortja shet apartamentin, 56 mijë euro
Bashkëshortja të ardhura nga Llog Wind co, 80 mijë USD
Bashkëshortja të ardhura nga kantina e pijes Skënderbeu, 4.495.000 lekë
Hua marrë nga Wind, 1.645.000 lekë
Kthyer nga NYU Hospital Center në llogari të Brunilda Koka, 118.800 USD
LUAN RAMA
Depozitë në Credins Bank bashkë me bashkëshorten, 3.392.894 lekë
Urdhërxhirim për llogari të kompanisë Lura sh. p. k, 1.365.000 lekë
Llogari bankare, 577.351 lekë
Depozitë në Credins Bank, +770 euro
Overdraft, 10 mijë euro
Llogari në Credins Bank, 275.454 lekë
Kartë krediti krijuar nga overdrafti
Paga si deputet dhe dieta, 2.414.473 lekë
Bashkëshortja, depozitë bankare, +20 euro
Bashkëshortja, kartë krediti, 125.597 lekë
Vajza llogari, +770 euro
Vajza llogari bankare, 89 euro
MONIKA KRYEMADHI
Të ardhura nga shitja e 2 apartamenteve, 102.523 euro
Llogari në emër të Bora dhe Monika Kryemadhit, 8037 euro
Llogari në Credins Bank, pakësuar me 131.053 euro
Llogari në Credins Bank, 140.000 paund, për shkollën e vajzës dhe djalit në Londër
Paga si deputete, 1.993.386 lekë
Djali overdraft, 264.239 lekë
Ilir Meta, pakësim llogarie, 538.824 lekë
Llogari Besar dhe Ilir Meta, 1.702 lekë
Meta paga në Kuvend, 1.720.734 lekë
Paga si president dhe bonuse, 982.830+2.500 euro
Meta overdraft, 106.954 lekë
NASIP NAÇO
Blerë shtëpi me sip. 170 m2 në Tiranë, 6.500.000 lekë. Burimi: 5 mln lekë kredi dhe 1.5 mln lekë nga kursimet
Depozitë në Raiffeisen Bank, 1.229.594 lekë+15.532 euro+772 paund
Depozitë në Credins Bank, 950.000 lekë
Paga si deputet, 436.556 lekë+42.500 lekë
Rimbursim karburanti, 109.333 lekë
Rimbursim telefoni, 46.467 lekë
Dieta, 112.875 lekë
Bashkëshortja paga pranë studios ligjore “Naço&Franko partners”, 319.708 lekë
Bashkëshortja depozitë bankare, 300 mijë lekë
Bashkëshortja aksionere me 51% në studion ligjore “Naço&Franko partners”
Djali të ardhura nga paga në studion ligjore “Naço&Franko partners”, 319.708 lekë
Djali depozitë, 100.000 lekë
Djali aksioner me 49% i studios ligjore “Naço&Franko partners”
Vajza depozitë bankare, 120.000 lekë
Vajza paga pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në Raiffeisen Bank, 350.889 lekë
NORA MALAJ
Depozitë në Raiffeisen Bank, 220.627 lekë
Llogari bankare paga si pedagoge, 88.974 lekë
Depozitë në BKT, 2.500 euro, të cilat janë investuar në Bursën Ndërkombëtare
Prindërit dhuratë bashkëshortit dyqan në Tiranë
Paga si ish-zv/ministre Arsimi, 1.150.905 lekë
Honorare, 56.000 lekë
Paga si deputete, 436.556 lekë
Rimbursim telefon dhe karburant, 131.785 lekë
Dieta, 112.875 lekë
Bashkëshorti, të ardhura si pedagog, 1.044.476 lekë
Paga e bashkëshortit si kontabilist, 830.004 lekë
Kredi për blerje apartamenti në Golem, 21.843 euro pa shlyer
Djali llogari në BKT, pakësuar me 64.99
Djali truall në Vlorë, dhuruar nga gjyshja, 451 m2
Djali paga si oficer të policisë gjyqësore, 688.008
PËRPARIM SPAHIU
Llogari në ISP Bank, -212.133 lekë dhe -18 euro
Llogari në Raiffeisen Bank, 112.289 lekë+1.980 lekë
Depozitë në ISP Bank, 156.016 lekë
Paga si deputet, 2.692.697 lekë
Paga e bashkëshortes si pedagoge, 813.691 lekë
Bashkëshortja të ardhura si ekspertë, 280.242 lekë
Bashkëshortja të ardhura nga aktiviteti bar-kafe, 2.098.015 lekë
Të ardhura nga interesat bankare, 132.010 lekë
Kredi, gjendja e mbetur 38.815 euro
Detyrim huaje, 56.000 euro
Bashkëshortja
Llogari në Credins Bank, -937.924 lekë dhe 459 euro
Depozitë në Raiffeisen Bank, 2.100.000 lekë+2.500.000 lekë+1.000.000 lekë
Llogari rrjedhëse, pakësuar me 234.910 lekë
Llogari pensioni vullnetar, 120.000 lekë
Kartë krediti, -3.509 euro
Djali
Depozitë në ISP Bank, 160.675 LEKË
Kartë krediti, 1.100 EURO
Llogari rrjedhëse, 996 euro
Depozitë në ISP Bank, 10 mijë euro (Depozitë krijuar nga gjyshja)
PETRIT VASILI
Gjende cash, 164.857 lekë
Shitur apartament, 85 mijë euro
Blerje apartamenti, 85 mijë euro
Paga si ministër dhe deputet, 2.618.436 lekë
ROBERT BITRI
Përfundim i shitjes së apartamentit, 35 mijë euro kësti i tretë dhe 50 mijë euro kësti i katërt
Përfundim i shitjes së apartamentit , kësti i fundit 8 mijë euro
Paga si deputet, 1.408.825 lekë
Rimbursim karburanti, 314.494 lekë
Rimbursim telefoni, 204.000 lekë
Honorare, 117.300 lekë
Dieta, 627.084 lekë
Paga e djalit, 911.820 lekë
Të ardhura nga shitja e apartamenteve, 48 mijë euro
SHEZAI RROKAJ
Llogari në Raiffeisen Bank, 2.601.020 lekë
Llogari në Alfa Bank, 8.860 euro, të ardhura nga e drejta e autorit Abetare Kosovë
Paga si deputet, 436.556 lekë
Rimbursim karburanti, 109.333 lekë
Rimbursim telefoni, 46.467 lekë
Honorare, 17.000 lekë
Dieta brenda vendit, 112.875 lekë
Interesa bankare, 510.000 lekë
Të ardhura nga shitja e librave, 1.670.097 lekë
Bashkëshortja llogari në BKT, 171.360 lekë
Bashkëshortja llogari në Credins Bank, 73.257 lekë
Bashkëshortja të ardhura si shefe finance në Drejtorinë e Patentave dhe Markave, 146.514 lekë+73.257 lekë+24.851 lekë
Djali, llogari bankare, 212.844 lekë
Djali llogari në BKT, 74.476 lekë
Paga e djalit si avokat, 800.000 lekë
Page djalit si pedagog, 218.603 lekë
Paga e djalit si anëtar i Këshillit të UKT, 54.162 lekë
Detyrim për kontratë porosi e apartament në Sauk, 4 mijë euro
Vajza llogari nga paga në AKEP, 167.515 lekë
Vajza llogari bankare, 3.552 lekë
Paga e vajzës në AKEP, 228.048 lekë
Paga e vajzës si pedagoge e jashtme, 3.552 lekë
SILVA CAKA
Apartament blerë në 2015, 10.500.000 lekë
Blerje makine, 900 euro
Paga në ISSH, 78.385 lekë
Kredi në BKT për blerjen e apartamentit
Overdraft në BKT, 285.422 lekë
Kartë krediti, 52.238 lekë
Bashkëshorti makinë, 250.000 lekë
VANGJEL TAVO
Paga dhe honorare, 1.408.825+39.100 lekë
Kredi për banesë, 1.858.000 lekë pa shlyer
Djali aksioner “T-Square”, 50.000 lekë
VIKTOR TUSHAJ
Apartament 118 m2 në Tiranë, 4 milionë lekë
Tokë arë, 30.721 m2 në Lezhë, përfituar nga trashëgimia
Truall 91m2 dhe ndërtesë 30.48 m2 në Lezhë
Truall me sip. 388 m2 nga të cilat ndërtesë 129.64 m2
Llogari në emër të fëmijëve, -634.000 dhe -540.000 lekë
Llogari bankare personale, 515.000 lekë
Llogari bashkëshortja, 160+50.415 lekë+1.012.000 lekë
Paga si deputet, 820.000 lekë
Paga si drejtor nga AKBN, 500.000 lekë
Paga e bashkëshortes, 31.000 lekë+24.000/muaj
Djali kuota në kompaninë “Beato Annibale”
Djali pronar i “Kries” sh.p.k
/Kliti TOPALLI
a.ç