Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij në Asamblenë e PS se kryebashkiaku Erion Veliaj po mbahet në burg pa gjyq.
“Po do të gjeni fjalë të miat, për paraburgimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës , është absurd dhe mbetet një çështje e demokracisë. E kam thënë këtë gjë, e përsëris. Nuk mund t’i marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe ta mbyllësh brenda pa gjyq. Nuk mund të thuash po ti që jo ky nuk mund të zëvendësohet se ky është në detyrë. O njërën o tjetrën, të dyja bashkë janë një non sens. Por asnjëherë skam thënë e s’do them në lidhje me meritën e çështjes”, tha Rama.










