• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu/ Prokurorja Anila Leka të hënën para KPK-së, ja skeda e pasurisë

by Java News
03/06/2018 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka, do të paraqitet ditën e hënë, në datën 4 qershor, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme më botën e krimit dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Sakaq, Shqiptarja.com zbardh pasurinë e plotë të prokurores Leka që nga viti 2004, pasuri e cila është verifikuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, njerëzit e Vetingut dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurorja Leka ka në pronësi vetëm dy apartamente. Ajo deklaron blerjen e një apartamenti banimi 2+1, në vitin 2004, me sipërfaqe 85 m2, me vlerë 35 mijë dollarë. Si burim deklaron shitjen e një banese si dhe kursime. Prokurorja deklaron gjithashtu edhe blerjen e një parlamenti në vitin 2014, me sipërfaqe 76 m2 dhe me vlerë 3 000 000 lekë.

Si burime të ardhurash, Anila Leka deklaron vetëm pagën vjetore si prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe të ardhura nga bonot e thesarit. Prokurorja ka kursyer çdo vit nga paga e saj nga 700 000 lekë deri në 900 000 lekë, çka e justifikon blerjen e këtyre pasurive. Gjithsesi, fjalën e fundit për ligjshmërinë e pasurisë si dhe për fatin e saj në sistemin e drejtësisë do ta thonë organet e Vetingut.

Nga procesi i deritanishëm veprimit të ligjit të Vetingut, shumica e grave prokurore dhe gjyqtare janë konfirmuar në detyrë, ndërsa asnjë burrat gjyqtarë apo prokurorë nuk kanë mundur dot të kalojnë sfidën e Vetingut, për të shërbyer në drejtësinë e re. Të gjithë burrat janë ndëshkuar për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Dritan Prençi
Një ditë më pas, pra në datën 5 qershor, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Trupa gjykuese që do të njohë Prençin me rezultatet e verifikimit të trefishtë përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Sa i takon pasurisë, Dritan Prençi deklaron vetëm një apartament banimi me sipërfaqe 78 m2, me vlerë 31 204 euro, blerë në vitin 2008, me kredi bankare, ndërsa ka marrë certifikatën e pronësisë në vitin 2011.

Sa i takon të ardhurave, Dritan Prençi deklaron 1 383 540 lekë pagën dhe shpërblime si dhe 408 000 lekë të ardhura të bashkëshortes nga paga si Infermiere pranë QSUT. Dritan Prençi, që nga viti 2003, deklaron një pasuri modeste dhe normale në raport me të ardhurat e deklaruara. Prençi është pjesë e hetuesve të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjithashtu, Prençi është prokuror dhe në dosjen e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi.

Pasuria e prokurores Anila Leka:

Viti 2004

Apartament banimi 2+1, me sipërfaqe 85 m2, me vlerë 35 mijë dollarë. Burimi: Shitja e një banese dhe kursime.

Gjendje cash, 8 mijë dollarë.

Diferencë e mbetur nga likuidimi i banesës, 8 mijë dollarë.

Paga dhe shpërblime, 1 545 600 lekë.

Viti 2005

Gjendje cash krijuar nga kursimet e pagës, 900 000 lekë.

Paga dhe shpërblime nga funksioni i prokurores në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 638 315 lekë.

Viti 2006

Gjendje cash krijuar nga kursimet e pagës, 400 000 lekë.

Depozitë 2 mijë dollarë.

Likuidim total të apartamentit 2+1.

Të ardhura nga paga 1 591 230 lekë.

Viti 2007

Gjendja cash, 7 mijë dollarë.

Të ardhura nga paga 1 642 375 lekë.

Viti 2008

Gjendja cash shtuar nga kursimet, 700 000 lekë.

Mbyllur depozita me interesat, 2 128 USD.

Paga vjetore, 1 816 319 lekë.

Viti 2009

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 700 000 lekë.

Paga vjetore, 1 905 536 lekë.

Viti 2010

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 820 000 lekë.

Nga kursimet cash të deklaruara më parë, investuar në bono thesari, 2 000 000 lekë.

Paga vjetore, 2 016 128 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 146 787 lekë.

Viti 2011

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 970 000 lekë.

Nga kursimet cash të deklaruara më parë, investuar në bono thesari, 2 000 000 lekë.

Paga vjetore, 1 979 345 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 142 415 lekë.

Viti 2012

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 960 000 lekë.

Nga kursimet cash të deklaruara më parë, investuar në bono thesari, 2 000 000 lekë.

Paga vjetore, 1 795 172 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 136 443 lekë.

Viti 2013

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 850 000 lekë.

Nga kursimet cash të deklaruara më parë, investuar në bono thesari, 2 000 000 lekë.

Paga vjetore, 1 705 997 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 86 624 lekë.

Viti 2014

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 720 000 lekë.

Nga kursimet cash të deklaruara më parë, investuar në bono thesari, 2 000 000 lekë.

Blerë apartament me sipërfaqe 76 m2, me vlerë 3 000 000 lekë.

Paga vjetore si prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 616 928 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 51 360 lekë.

Viti 2015

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 660 000 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës, 24 326 lekë.

Nga kursimet cash të deklaruara më parë, investuar në bono thesari, 2 000 000 lekë.

Paga vjetore si prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 587 561 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 53 414 lekë.

Viti 2016

Pakësuar gjendja cash në shumën 1 860 000 lekë, kaluar pjesërisht në bono thesari.

Shtuar gjendja cash, 7 mijë USD, me burim nga të ardhurat.

Bono thesari 1 500 000 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës, 139 446 lekë.

Paga vjetore si prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 587 432 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 25 208 lekë.

a.ç

Next Post
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset 63-vjeçari në Korçë

Shpërthen bombola e gazit, digjet banesa në Durrës, fatmirësht nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza

Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza

July 30, 2026
U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

“Prej leckash nëse godisni policët”, PD reagon ndaj Gonxhes: Leri kërcënimet

July 30, 2026

Veliaj rikthehet në Gjykatën e Lartë, caktohet data për shqyrtimin e masës së arrestit

July 30, 2026
Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

July 30, 2026
Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

July 30, 2026
Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

July 30, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

July 30, 2026
“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

July 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

10 vjet Reforma e Drejtësisë: 8 pyetje nga një përvojë personale

July 30, 2026
“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com