• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet ligji i Vettingut/ Si do zgjidhen komisionerët që do kontrollojnë gjyqtarët

by Java News
29/07/2016 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet projektligji i ri “për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve”, ose siç njihet ndryshe ligji i Vetingut. Drafti i ri është ndryshuar nga ekspertët e Euralius dhe OPDAT dhe u është shpërndarë mbrëmjen e së martës anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

Në këtë projektligj u reflektuan dhe ndryshimet e reja kushtetuese, të cilat u votuan me 140 vota pro në Parlament, më 22 korrik. Ajo që bie në sy në draftin e ri është parashikimi që kanë vendosur në fund të projektligjit ekspertët e huaj. Ata kanë parashikuar dhe vendosur në projektligjin e Vetingut se hyrja e tij në fuqi do të jetë më datë 15 gusht.

Ndryshe nga debati politik për ta miratuar në seancën e së enjtes, më 28 korrik, ndërkombëtarët kanë caktuar në draft se hyrja e këtij projektligji në fuqi do të jetë pasi të marrin fuqi ligjore amendamentet kushtetuese, që sipas afateve, parashikohet të ndodhë në 10 gusht.

PËRZGJEDHJA

Kandidatët për anëtarë të Komisionit dhe Këshillit të Apelimit që do të kryejnë procesin e vetingut, në projektligj parashikohet të aplikojnë pranë Presidentit. Më pas, lista e kandidatëve verifikohet nga Presidenti, i cili i ndan pretendentët në dy lista, ata që i plotësojnë kriteret ligjore dhe ata që s’i plotësojnë.

Më pas, lista e kandidatëve do të kalohet në sitën e ndërkombëtarëve. Një komision me tre anëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit verifikon listën dhe për kandidatët e papërshtatshëm jep rekomandimet. Më pas, lista i kalon Kuvendit bashkë me rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar. Në këtë pikë ngrihet një komision me 6 anëtarë, 3 maxhoranca dhe 3 opozita.

Komisioni ad hoc verifikon listën dhe vetëm me 5 vota pro miraton kandidatët duke ia përcjellë Kuvendit për votim. Po ashtu me 4 vota pro Komisioni ka të drejtë që të kalojë kandidatë nga lista e personave që sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk plotësojnë kriteret ligjore në listën e garuesve.

Pas këtij procesi, ngrihen dy nënkomisione të tjera, njëri me 12 anëtarë dhe tjetri me 6 anëtarë, të cilët bëjnë votimin e fshehtë të kandidatëve. Për rastet që ka balotazh, procesi zhvillohet me short. Lista e kandidatëve finalë votohet me 3/5 në Kuvend, nëse nuk miratohet në raundin e parë, ajo hidhet në votim një herë të dytë. Në votimin e dytë ajo mund të rrëzohet me 94, në rast të kundërt quhet e miratuar.

KUSH PËRJASHTOHET

Në projektligjin e ri të Vetingut është pasqyruar dhe një nga “meraqet” e opozitës. Anëtarët e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë që asistuan në hartimin e reformës, të cilët u sulmuan publikisht nga ish-Kryeministri Sali Berisha, janë përjashtuar nga e drejta për të qenë anëtarë të Komisionit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në projektligjin e mëparshëm të depozituar në Kuvend, para konsensusit të madh PS-LSI- PD, ekspertëve të Nivelit të Lartë nuk u hiqej kjo e drejtë, por në draftin e rishikuar është shtuar një pikë e posaçme për ta.

Pas nenit që anëtarët nuk duhet të kenë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe nuk duhet të kenë qenë në funksionin e prokurorit dhe gjykatësit dy vitet e fundit, është shtuar dhe pika ndaluese: “g) nuk ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë, parashikuar në vendimin nr. 12, datë 02.04.2015 të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë”./panorama/a.k

Next Post

Si të kujdeseni për aknet dhe lëkurën gjatë stinës së verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

October 8, 2026
“Lushnja e bën, Divjaka jo”, Mazniku replikon me Braçen pas kritikave për Territorialen! Deputeti i PS vë duart në kokë dhe i kthehet (VIDEO)

“Lushnja e bën, Divjaka jo”, Mazniku replikon me Braçen pas kritikave për Territorialen! Deputeti i PS vë duart në kokë dhe i kthehet (VIDEO)

October 8, 2026
Braçe ‘zapton’ Foltoren dhe Territorialen në Kuvend, kritika të forta Reformës e Maznikut, fjalim kundër shkrirjes së 15 bashkive! Kushi i jep vërejtje

Braçe ‘zapton’ Foltoren dhe Territorialen në Kuvend, kritika të forta Reformës e Maznikut, fjalim kundër shkrirjes së 15 bashkive! Kushi i jep vërejtje

October 8, 2026
Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkoi heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja nuk merr vendim dhe shtyn seancën!

October 8, 2026
Burnham nga Berlini: Britania, e hapur që Gjermania t’i bashkohet programit të avionëve luftarakë GCAP

Burnham nga Berlini: Britania, e hapur që Gjermania t’i bashkohet programit të avionëve luftarakë GCAP

October 8, 2026
Durrësi mirëpret Bienalen e Artit Bashkëkohor, Rama jehonë lajmit: Sjellin artin bashkëkohor në 11 hapësira të qytetit!

Durrësi mirëpret Bienalen e Artit Bashkëkohor, Rama jehonë lajmit: Sjellin artin bashkëkohor në 11 hapësira të qytetit!

October 8, 2026
Zvicra arrin një fitore të ngushtë ndaj Islandës

Falsifikoi certifikatat e vaksinimit të COVID-19, Xhaka dënohet me gjobë të kushtëzuar: E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë!

October 8, 2026
“Opozita e prishi shansin për marrëveshje”- Klosi akuza PD-së dhe Berishës: Reforma do të kalojë, doni apo nuk doni ju!

“Opozita e prishi shansin për marrëveshje”- Klosi akuza PD-së dhe Berishës: Reforma do të kalojë, doni apo nuk doni ju!

October 8, 2026
U paraqit në SPAK, reagon Plarent Ndreca: Jam thirrur si person në dijeni për një hetim për persona të tretë

Gjyqtari është i pavarur edhe nga Gjykata

October 8, 2026
Murinjo s’ka rregulluar asgjë, Reali si ‘vullkan i fjetur’! Plas sërish grushti në stërvitjen e madrilenëve

Murinjo s’ka rregulluar asgjë, Reali si ‘vullkan i fjetur’! Plas sërish grushti në stërvitjen e madrilenëve

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com