• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe ‘zapton’ Foltoren dhe Territorialen në Kuvend, kritika të forta Reformës e Maznikut, fjalim kundër shkrirjes së 15 bashkive! Kushi i jep vërejtje

by A. Q
08/10/2026 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, ku ka folur për lidhjen e tij me qytetarët që e kanë votuar ndër vite dhe për reformën territoriale, për të cilën ai është shprehur kundër në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Madje fjalimi i tij shkoi shumë minuta përtej rregullores, gati dyfish dhe iu desh të fliste për minuta të tëra pa mikrofon, duke mos e lëshuar Foltoren edhe pas disa paralajmërimeve nga nënkryetarja Kushi. Këmbëngulja e deputetit socialist, që është deklaruar kundër Territoriales, solli edhe tërheqjen e vëmendjes dhe deri replika në seancë.

Braçe kujtoi zgjedhjen e tij të parë si deputet në Poliçan dhe marrëdhënien me banorët e kësaj zone.

“U zgjodha deputet për herë të parë në Poliçan nga njerëz që jo vetëm që më votuan, por më strehuan dhe më mjekuan, kur njerëz që janë ende në këtë sallë më donin të humbur dhe të dështuar.

Për 17 vite me radhë, njerëz të tjerë, edhe ata nga Poliçani, Berati e Kuçova, më dhanë besimin dhe nderin e pafund për t’i përfaqësuar në Kuvend. Më tej në Kavajë e me radhë.

Unë kam jetuar me këta njerëz dhe u jap mirënjohje. Kush mirënjohjen nuk e njeh, lidhjen me këta njerëz nuk e njeh. Nuk është as emocionale dhe as folklorike, është marrëdhënie njerëzore dhe kush nuk e ka, nuk e kupton kurrë”, u shpreh Braçe.

Duke folur për reformën territoriale, deputeti socialist tha se ndër vite janë bërë “eksperimente pas eksperimentesh” me pushtetin vendor.

“Me territorin, pushtetin në këtë vend janë bërë eksperimente pas eksperimentesh. Kam qenë në këtë Kuvend kur kryetar bashkie u bënë deputetë dhe i bënin të dyja këto.

Pushteti vendor është pushteti i qytetarit. Reforma që kemi përpara është një ligj që vizaton një hartë të re.

Harta e provuar shumë herë është e përkohshme dhe, si reformë, tërësisht e pamjaftueshme. E kam dëgjuar disa herë, veçanërisht sot paradite, se harta është mundësia politike, më troç, votave që krijon. Kështu ishte edhe në vitin 2014. Më e keqja këtu është që këtu jemi edhe sot.

Edhe kjo hartë, që me gjasë do të ndryshojë, do të marrë fuqi në vitin 2031. Qëndrueshmëria e reformave nuk vjen nga votat, por nga parimet. Parimet janë shkelur, nuk janë zbatuar kudo njësoj në territorin e diktuar nga kjo hartë dhe kjo u tha hapur dhe pa ndrojtje hiç”, deklaroi Braçe.

Braçe theksoi se reforma duhet të ketë në qendër qytetarët dhe jo vetëm ndryshimin e kufijve administrativë.

“Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë”, u shpreh deputeti socialist.

“Kaq me lehtësi e marrim ne këtë fakt? Ndryshimin e jetës së njerëzve që kanë bërë plane për jetën e tyre. Bie dakord me shënimin e një kolegu këtu që populli përfaqësohet nga sovraniteti i një deputeti i zgjedhur me votë.

Pra as në nivel grupi, as nivel profesional grupi siç komisionet parlamentare. Siç Komisioni i Ekonomisë, që kriteret që konfirmojnë këtë ligj janë me kritere ekonomikë dhe financiarë. Mes lumit të informacionit që nuk u nda me ne në një vit.

Po flas për kompetencat Arbër (Arbjan Mazniku). Dëgjova që i referohesh kompetencave të bashkisë, që ata nuk i kanë përmbushur. Kompetenca të pasakta. 46 kompetenca janë sot në bashki, këto kompetenca u transferuan pa buxhet, ose me buxhet të pamjaftueshëm”, tha ai më tej.

Pas përfundimit të kohës, Braçe nuk pranoi të lironte foltoren. Nënkryetarja e Parlamentit, Evis Kushi, i tërhoqi dy herë vëmendjen dhe e paralajmëroi për vërejtje, teksa më pas deputeti socialist u ul në vendin e tij.

Next Post
“Lushnja e bën, Divjaka jo”, Mazniku replikon me Braçen pas kritikave për Territorialen! Deputeti i PS vë duart në kokë dhe i kthehet (VIDEO)

“Lushnja e bën, Divjaka jo”, Mazniku replikon me Braçen pas kritikave për Territorialen! Deputeti i PS vë duart në kokë dhe i kthehet (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“BE kërkon konsensus”- Tabaku kundër Reformës Territoriale: Dështon të përfaqësojë qytetarët dhe cenon autonominë vendore! Pyetja është “çfarë fitohet?”

“BE kërkon konsensus”- Tabaku kundër Reformës Territoriale: Dështon të përfaqësojë qytetarët dhe cenon autonominë vendore! Pyetja është “çfarë fitohet?”

October 8, 2026
Protesta, përplasjet dhe tensionet para Kuvendit, 11 qytetarë të ndaluar nga Policia!

Protesta, përplasjet dhe tensionet para Kuvendit, 11 qytetarë të ndaluar nga Policia!

October 8, 2026
VIDEO/ “Poligloti” Berisha kontrollon fjalorin anglisht në Kuvend, kërkon në tablet kuptimin e fjalës “narkoshtet”! Momenti pikant në sallë

VIDEO/ “Poligloti” Berisha kontrollon fjalorin anglisht në Kuvend, kërkon në tablet kuptimin e fjalës “narkoshtet”! Momenti pikant në sallë

October 8, 2026
“Shpopullimi plagë që nuk lindi sot, por para Reformës së 2014”- Luarasi: Harta territoriale nuk shuan zjarret dhe s’ndez dritat e rrugëve!

“Shpopullimi plagë që nuk lindi sot, por para Reformës së 2014”- Luarasi: Harta territoriale nuk shuan zjarret dhe s’ndez dritat e rrugëve!

October 8, 2026
GJKKO i pezulloi dënimin, ja momenti i lirimit të Greta Gjocit nga Burgu i Pojskës! Në krahë mban foshnjën e saj, familjarët falënderojnë…

GJKKO i pezulloi dënimin, ja momenti i lirimit të Greta Gjocit nga Burgu i Pojskës! Në krahë mban foshnjën e saj, familjarët falënderojnë…

October 8, 2026
Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

October 8, 2026
“Lushnja e bën, Divjaka jo”, Mazniku replikon me Braçen pas kritikave për Territorialen! Deputeti i PS vë duart në kokë dhe i kthehet (VIDEO)

“Lushnja e bën, Divjaka jo”, Mazniku replikon me Braçen pas kritikave për Territorialen! Deputeti i PS vë duart në kokë dhe i kthehet (VIDEO)

October 8, 2026
Braçe ‘zapton’ Foltoren dhe Territorialen në Kuvend, kritika të forta Reformës e Maznikut, fjalim kundër shkrirjes së 15 bashkive! Kushi i jep vërejtje

Braçe ‘zapton’ Foltoren dhe Territorialen në Kuvend, kritika të forta Reformës e Maznikut, fjalim kundër shkrirjes së 15 bashkive! Kushi i jep vërejtje

October 8, 2026
Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkoi heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja nuk merr vendim dhe shtyn seancën!

October 8, 2026
Burnham nga Berlini: Britania, e hapur që Gjermania t’i bashkohet programit të avionëve luftarakë GCAP

Burnham nga Berlini: Britania, e hapur që Gjermania t’i bashkohet programit të avionëve luftarakë GCAP

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com