• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet hap pas hapi skema e krimit, të miturin Zykaj e vrau brenda shtëpisë me 3 plumba

by Java News
11/08/2018 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet skema e krimit horror qe la pas 8 viktima nga dy familje ne Selenice te Vlores, vrare nga dora e kusheririt, 24-vjecarit Ritvan Zykaj. Dje, rreth orës 18:00, autori ka shkuar i armatosur në banesën e kushërinjve të tyre dhe i ka gjetur në oborr, teksa kishin dalë në hijen e bahçes së tyre.

Ai ka nisur t’i thërrasë që përtej gardhit, çka ka bërë që edhe ata që ndodheshin brenda të dilnin për të parë se çfarë po ndodhte. Sapo është afruar, ai ka hapur zjarr, duke i lënë të vdekur në vend të tetë anëtarët e familjes, mes së cilëve gra e fëmijë.
Si fillim ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt dhe ka hapur zjarr, duke lene te vdekur ne vend Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën. Me pas, dy femijet Sarën, 17 vjeçe, dhe te voglin. Djalin e mitur eshte futur dhe e ka qelluar ne banese, me tre plumba, raporton nga vendi i ngjarjes gazetarja e “Panorama”.

Pas kesaj, autori i eshte drejtuar baneses se vëllait të Besimit, Azemit, qe pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur me gruan në oborr, vend ku edhe u qelluan me bresheri.

AUTORI 

24-vjeçari mësohet se merrej kryesisht me blegtori. Ai e kalonte pjesën më të madhe të ditës si çoban, duke u kujdesur për rreth 20 krerë dele. Nisur nga kjo, i riu është një njohës i mirë i terrenit dhe kjo i jep atij mundësinë për t’u fshehur dhe për t’ia vështirësuar punën Policisë për kapjen e tij.

Fqinjët e etiketojnë atë si “nevrik”. Sipas tyre, ata nuk kishin asnjë ide se ai kishte armë, e cila mund të jetë nga trazirat e vitit 1997. Ata thotë se 24-vjeçari ka kaluar një situatë traumatike disa vite më parë kur pësoi në pyll djegie të rëndë në 80 për qind të trupit. Që pas kësaj ngjarjeje, banorët thonë se ai ishte “nevrik”, por nuk janë në gjendje të pohojnë nëse ai ishte në depresion.

Fqinjët tregojnë se mes familjes së autorit dhe viktimave ka pasur marrëdhënie të mirë dhe se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt mes tyre. Mësohet se njëri nga djemtë e Demirit, Besim Zykaj, ka lënë pas tashmë vetëm një djalë 18 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë në momentin e masakrës.

Albi Zykaj bëhet e ditur se punon si kuzhinier në zonën e Dhërmiut. Ndërsa nga ana tjetër, nga familja e Azem Zykajt, dy djemtë e tij (Falkao dhe Ariel, 24 dhe 19 vjeç) nuk ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë.

Një prej djemve mësohet se jeton si emigrant në Greqi. Demir Zykaj, përveç dy djemve të vrarë, ka dhe një djalë tjetër, familja e të cilit nuk është prekur nga kjo ngjarje.

VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

 

Next Post
Përdorimi i ujit me limon shërben për humbjen e peshës

Përdorimi i ujit me limon shërben për humbjen e peshës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In