• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet fatura e dëmshpërblimit, 425 milionë dollarë për ish-të përndjekurit

by A R
03/10/2016 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria duhet të dëmshpërblejë ish-të përndjekurit në shumën e 52.7 miliardë lekëve apo 425 milionë dollarë, shkruan ‘Panorama”.

Pas daljes të ligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve për periudhën 2009- 2015 janë dhënë 16.7 miliardë lekë apo 135 milionë dollarë, ndërsa detyrimi i palikujduar i qeverisë llogaritet 36 miliardë lekë ose 290 milionë dollarë.

Fatura financiare e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit është zbardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Bëhet fjalë për dëmshpërblimin e viteve të burgut, duke mos përfshirë shpërblimin për punën e papaguar.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke marrë parasysh numrin e dosjeve të ish-të përndjekurve dhe këstet e dëmshpërblimit të ndara gjatë këtyre 7 viteve, arrin në përfundimin se për përfundimin e procesit duhen edhe 18 vjet.

Në këto kushte kreu i institucionit, Bujar Leskaj, i ka rekomanduar qeverisë rritje të fondit, duke përdorur 20 për qind të të ardhurave nga privatizimet strategjike për kompensimin.

FATURA

Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrolloi të gjithë legjislacionin dhe skemën e shpërndarjes së dëmshpërblimit. Në raportin e performancës, KLSH shprehet se nga institucionet shtetërore përgjegjëse, jo vetëm që nuk janë realizuar detyrimet ligjore ndaj ish-të përndjekurve, por nuk ka një datë të saktë se kur përfundon procesi i dëmshpërblimit.

KLSH arrin në përfundimin se nisur nga numri i dosjeve dhe dëmshpërblimit që llogarit çdo vit buxheti në vlerën e 1.93 miliardë lekëve, detyrimi i palikuiduar do të shlyhej brenda 18 viteve. Në total fatura financiare për përfundimin e procesit llogaritet 52.7 miliardë lekë, ndërsa pa likuiduar kanë mbetur 36 miliardë lekë.

“Përqindja e planifikuar për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë rezulton në nivel shumë të ulët nga të ardhurat e planifikuara në buxhet. Në periudhën 2009- 2015, pas daljes së ligjit mbi dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, për çdo vit rezulton të jenë paguar mesatarisht 1.93 miliardë lekë dhe bazuar në përllogaritjen e bërë nga Ministria e Financave për 13.167 dosje të pranuara dhe të miratuara me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, shoqëria i detyrohet shtresës së ish-të përndjekurve një shumë prej 52.7 miliardë, nga të cilat janë dhënë 16.7 miliardë lekë.

Me ritmet e pagesës së 7 viteve të fundit, pra mesatarisht 1.93 miliardë në vit, detyrimi i palikuiduar prej 36 miliardë lekësh do të shlyhej nga qeveria pas 18 vjetësh. Vlera e mësipërme përbën një shumë simbolike, pa folur për shpërblimin për punën e papaguar”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

RRITJA E DËMSHPËRBLIMIT

Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon rritje të fondit për skemën e dëmshpërblimit në mënyrë që procesi të përfundojë më shpejt. Leskaj rekomandon mënyrat duke nisur që nga të ardhurat e privatizimeve strategjike.

Sipas raportit, 20 për qind të të ardhurave nga privatizimet të shkojnë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Po ashtu kërkohet që të gjitha ndërmarrjet shtetërore jobuxhetore në zbatim të ligjit të derdhin 1% të fondit të pagave në buxhetin e Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë.

Sipas KLSH, për vitin 2015 janë 15 ndërmarrje ekzistuese jobuxhetore shtetërore që kanë detyrim derdhjen e fondit të 1% mbi fondin e tyre të pagave, për llogari të Institutit të ish-të Përndjekurve dhe nuk e kanë plotësuar këtë detyrim ligjor.

REKOMANDIMET E KLSH

• Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Financave të kërkojnë shtimin e fondeve për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, duke mundësuar shlyerjen e detyrimeve:

• Brenda vitit 2017 për dosjet e ish-të përndjekurve që janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë në vitet 2007–2008.

• Brenda vitit 2018 për aplikimet e ish-të përndjekurve të dorëzuara pas vitit 2008 në Ministrinë e Drejtësisë.

• Ministria e Financave dhe Instituti i ish-të Përndjekurve të plotësojnë dokumentacionin e dosjeve të përfituesve të shpallur me vendim qeverie që të mos të kalojnë periudha 3-vjeçare e pagesës së këstit të parë.

• Për rritjen e fondit 20% të të ardhurave nga privatizimi i sektorëve strategjikë të shkojë për dëmshpërblimin.

• Ndërmarrjet shtetërore jobuxhetore për çdo vit buxhetor të plotësojnë detyrimin ligjor për derdhjen 1% të fondit të pagave në buxhetin e Institutit të ish-të Përndjekurve

• Për vitin 2015 janë 15 ndërmarrje ekzistuese jobuxhetore shtetërore që kanë detyrim derdhjen e fondit të 1% mbi fondin e tyre të pagave, për llogari të Institutit të ish-të Përndjekurve dhe nuk e kanë plotësuar këtë detyrim ligjor.

• Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për forcimin e rolit të Institutit të ish-të Përndjekurve të kërkojë rritjen e fondeve vjetore të këtij institucioni, në një shumë sa pesëfishi i fondeve vjetore të akorduara deri tani.

• Brenda vitit 2016 të ngrihet zyra “One stop Shop” për dokumentacionin e ish-të përndjekurve në institucionet shtetërore.

• Brenda vitit 2016 të ngrihet një bazë të dhënash elektronike (të koordinuara ose regjistër kombëtar) për çdo ish-të dënuar e të përndjekur, që do të mundësonte në kohë reale informacionin e përditësuar për të gjithë organet shtetërore dhe efektet financiare të politikave të ndryshme që do të ndiqen./Panorama/a.m.

Next Post
“Greqia i zëvendësoi në burg me bandën e Zan Çaushit”, dëshmia 21 vite nga zhdukja e 32 dibranëve

"Greqia i zëvendësoi në burg me bandën e Zan Çaushit", dëshmia 21 vite nga zhdukja e 32 dibranëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranë me tritol Hysni Ymerin, 4 të arrestuar! Policia: Kundrejt pagesës, me telekomandë…

Vranë me tritol Hysni Ymerin, 4 të arrestuar! Policia: Kundrejt pagesës, me telekomandë…

January 2, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

January 2, 2026
Pushteti nuk është paçavure

PD në vitin e (ri)fillimit

January 2, 2026
Maduro: Venezuela e hapur për bisedime me SHBA-të për trafikun e drogës dhe naftën

Maduro: Venezuela e hapur për bisedime me SHBA-të për trafikun e drogës dhe naftën

January 2, 2026
Demiraj: Sali Berisha të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike

Demiraj: Sali Berisha të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike

January 2, 2026
Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

“0.72 përqind të Ukrainës”, Rusia pushtoi 4000 kilometra katrorë në vitin 2025

January 2, 2026
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Klevis Balliu: Opozita do përshkallëzojë aksionin politik, shkojmë deri në grevë urie

January 2, 2026
Instituti i Gjeoshkencave: Do të ketë reshje dëbore thuajse në të gjithë vendin, ulen temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Borë në verilindje, priten dhe rebeshe

January 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë e bën Amerikën të madhe

January 2, 2026
Lea Ypi debat me Olaf Scholz: Në Evropë nuk ka politikë!

A do futet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com