• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Greqia i zëvendësoi në burg me bandën e Zan Çaushit”, dëshmia 21 vite nga zhdukja e 32 dibranëve

by A R
03/10/2016 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë pas 21 vitesh, Xhide Hoxha, e afërme e dy prej të zhdukurve nga Maqellara e Dibrës, hedh dritë mbi atë që ndodhi në mars të vitit 1996.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e ‘News24’, Enver Doçi, ajo tregon se djemtë e deklaruar nga autoritetet greke dhe shqiptare si të mbytur, teksa tentonin të largoheshin nga Shqipëria, janë gjallë dhe ndodhen ne burgjet e Korfuzit. Dëshminë e saj ajo e bazon në lajmet që ka parë natën e 10 marsit 1996 në kanalet greke, teksa ka identifikuar djalin e motrës dhe atë vëllait, Alti Hakorja dhe Gjyzel Fida.

“Ata nga Shqipëria janë nisur në 9 mars, dhe në Greqi janë kapur në 10 mars në darkë. Në kanalin Mega dëgjova që janë kapur një grup rreth 30 veta shqiptarë, në Korfuz, dhe kanë ardhur të armatosur. Kur papritur shoh djalin e motrës time. ai bëri tu ikte nga duart ushtarëve grekë, dhe me shkelma i kanë futur në kapanonet e portit të Korfuzit.”- deklaron Xhide Hoxha.

Sipas saj, shqiptarët e kapur atë natë, kanë zëvendësuar bandën e Zani Çaushit me të tjerë, të cilët u arratisën vetëm dy ditë më parë nga burgu i Korfuzit.

“Unë pretendoj se fëmijët tanë janë në burgjet e Korfuzit, dhe dy ditë para se të kapeshin fëmijët tanë nga burgu i Korfuzit janë arratisur 48 të burgosur, nga këta 30 shqiptarë dhe 18 rumunë. u arratisën ndër ta ka qenë Zan Çaushi, ka qenë i burgosur dhe i dënuar 3 herë me burg të përjetshëm.”- shprehet Xhide Hoxha.

A i mjafton ky detaj policisë së shtetit shqiptar, për të nisur bashkëpunimin me policinë greke, për këtë çështje të mbyllur pa përgjigje? Familjarët e këtyre njerëzve nuk dine nëse duhet t’i qajnë të dashurit e tyre, apo nëse duhet t’i kërkojnë.

29 persona nga Maqellara ende rezultojnë të zhdukur. Ja kanë vënë emrin “Otranto dibrane”, por edhe sot shteti nuk është i aftë të rrëfejë atë që ndodhi. Familjaret nuk kanë përgjigje, por kanë vendosur të flasin.

“Pas katër muajsh foli djali me tha nuk jemi të fundosur, por jemi në Korfuz, na ka kapur policia, kemi zëvendësuar një grup kriminelësh. Shteti nuk ka çarë kokë fare mi non, është diçka këtu.”- shprehet nëna e një prej djemve të zhdukur./a.m.

Next Post
(VIDEO) “Harbohet” balerina e madhe Carla Fracci në festën e Kledi Kadiut

(VIDEO) "Harbohet" balerina e madhe Carla Fracci në festën e Kledi Kadiut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qarkullonte i armatosur tentoi arratisjen duke përplasur makinën e Policisë, kapet pas ndjekjes 27-vjeçarin në Kurbin!

Qarkullonte i armatosur tentoi arratisjen duke përplasur makinën e Policisë, kapet pas ndjekjes 27-vjeçarin në Kurbin!

October 3, 2026
Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

October 3, 2026
Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

October 3, 2026
“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

October 3, 2026
“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

October 3, 2026
U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

October 3, 2026
Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

October 3, 2026
Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

October 3, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com