• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dinamika e atentatit në Tiranë, 34 vjeçari i plagosur “zhduket”

by Java News
22/08/2016 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U zhduk pa gjurmë i plagosuri i përplasjes së djeshme me armë zjarri mes disa të rinjve ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në Rrugën e Kavajës, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Ndërkohë që sot mësohet se ai është identifikuar si shtetasi Nelgert Pata, 34-vjeç.

Shenja e plumbit në ambientet e lokalit
Shenja e plumbit në ambientet e lokalit

Policia u njoftua për një të shtënë pistolete nga dëshmitarët e shumtë që kishin parë fillimisht përplasjen fizike mes të rinjve. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.2 e më pas edhe oficerë të Krimeve të Rënda. Burimet thanë se të gjithë personat e përfshirë në konflikt, madje edhe vetë personi që dyshohet se mund të jetë i plagosur, ishin larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Përveç një vrime plumbi në xhamin e një lokali dhe disa pikave gjaku në trotuar, Policia nuk gjeti asnjë gjurmë tjetër të personave të dyshuar. Madje mësohet se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, gjë që sipas Policisë tregon se autorët mund të kenë përdorur ndonjë pistoletë me mulli.

Policia dje në vendin e ngjarjes
Policia dje në vendin e ngjarjes

Pak minuta pas ngjarjes u arrit të identifikohen dhe të ndalohen dy shtetas nga Kosova, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Burimet thanë se u shoqëruan shtetasit Flamur Hoti, 26 vjeç dhe Anton Azizi, 31 vjeç.

Por të dy këta persona kanë mohuar autorësinë e ngjarjes, duke refuzuar të japin shpjegime të mëtejshme, me pretendimin se nuk janë të përfshirë në asnjë konflikt.

FILMIMI I NGJARJES

Në vendin e ngjarjes Policia e Tiranës ka sekuestruar kamerat e sigurisë së një lokali, pranë të cilit ndodhi përplasja mes të rinjve. Burimet thanë se kamera ka filmuar gjithçka dhe nëpërmjet saj është bërë edhe identifikimi i dy kosovarëve që u ndaluan, edhe pse ata nuk pranojnë të flasin.

Në video duket se janë 4 ose 5 persona që sillen rrotull pallatit ku ndodhi ngjarja dhe më pas sulmojnë një person tjetër, i cili dyshohet të jetë i plagosuri. Burimet thanë se nuk është shumë i qartë motivi i ngjarjes, por nga mënyra se si ndodh përplasja dhe veprimet që kryejnë autorët, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për çështje droge dhe prishje pazaresh.

Fillimisht duken autorët që presin momentin sa të shkojë aty i dëmtuari. Më pas, kur ai shkon aty, e sulmojnë, fillimisht me grushte e më pas njëri qëllon me pistoletë në drejtim të tij. Burimet thanë se nga pamjet e sekuestruara rezulton që i dëmtuari, është plagosur në vesh, por jo nga plumbi.

Dyshohet të jetë plagosur nga ciflat e xhamit, pasi ndodhej pranë lokalit që u godit. Megjithatë ky person ende nuk është gjetur nga Policia, që fillimisht ka verifikuar të gjitha spitalet, ato shtetërore dhe private, për të mësuar nëse kishte shkuar për mjekim në ndonjërin prej tyre.

Por ka rezultuar që ai nuk ka marrë mjekim në asnjë vend. Nga ana tjetër forcat e rendit kanë krehur të gjithë zonën përreth vendngjarjes, për të gjetur armën e krimit, por as ajo nuk është gjetur./panorama/a.k

Next Post
Barrikada në veri hiqet ‘pas disa ditësh’, thotë BE-ja

Barrikada në veri hiqet 'pas disa ditësh', thotë BE-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In