• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit që vrau kushëririn: Unë po ecja përpara kur…

by Java News
24/10/2019 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuzohet se vrau kushëririn e tij për parcelat me kanabis, e tradhtojnë emocionet para hetuesve.

Marash Arraj, 26 vjeç, prej dy ditësh është i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e djalit të xhaxhait. I riu dyshohet se është personi që ka qëlluar dy herë me kallashnikov mbi Lazër Arraj, 55 vjeç, në momentin që po kthehej nga fshati i lindjes për në qytetin e Shkodrës.

Sot gjykata vendosu arrest me burg me afat 40 dite per Marash Arra. Vendimi u dha nga gjykata e shkalles se pare ne Shkoder. Eshte vete prokurorja e çeshtjes Esmeralda Ndoci ajo e cila kerkoi kete mase sigurie me afat per te pritur aktet e ekspertimit te rrobave dhe prova te tjera plotesuese. Ne sallen e gjyqit i dyshuari nuk ka pranuar akuzat ndaj tij duke thene se nuk ka asnje lidhje me vrasjen.

26-vjeçari ka deklaruar se nuk e ka vrarë ai Lazër Arrajn dhe se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të jetë autori i kësaj vrasjeje të ndodhur.

“Unë kam qenë duke u kthyer me kushëririn, pasi kemi ngarkuar prodhimet e dimrit për t’i nisur drejt Shkodrës. Unë kam kaluar përpara, duke ecur në këmbë drejt shtëpive që kemi në fshatin Palaj dhe e kam lënë mbrapa kushëririn. Pasi kam ikur, janë dëgjuar krismat. Më pas jam kthyer për të parë se çfarë po ndodhte dhe e kam gjetur të vrarë kushëririn. Nuk e kam vrarë unë, nuk kam asnjë lidhje me atë ngjarje dhe nuk e di as se kush mund të jetë autori, sepse nuk kam parë asnjë njeri”, mësohet të ketë thënë 26-vjeçari gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Shkodrës.

Pavarësisht mohimit të akuzave, Policia vazhdon të besojë se është pikërisht ai autori nisur nga disa indicie. Dyshimet kryesore të Policisë lidhen me faktin se askush nuk jep detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes, duke bërë që të gjitha dyshimet të bien mbi të afërmit e 55-vjeçarit.

Nga ana tjetër, babai i të dyshuarit kryesor dhe vëllai i tij, edhe ata të shoqëruar, janë liruar nga Policia duke mos pasur akuza apo dyshime ndaj tyre si bashkëpunëtorë në këtë vrasje të ndodhur në fshatin Palaj të njësisë Shosh. Edhe familjarët e të arrestuarit, njëkohësish kushërinj të viktimës, u mbajtën për disa orë në Polici dhe janë marrë gjatë në pyetje, por më pas janë lënë të lirë.

Policia, një ditë pas ngjarjes, është nisur sërish drejt Dukagjinit për të mbledhur prova, siç janë gëzhojat e dy plumbave që kanë vrarë 55-vjeçarin, por nuk kanë arritur t’i gjejnë. Deri më tani, Policia nuk ka prova faktike ndaj të dyshuarit si autor i vrasjes, por vetëm disa indicie, që sipas efektivëve e lidhin shtetasin Marash Arraj me vrasjen e ndodhur.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Kameramanit i bie të fikët, i ndërpret intervista Bashës

"Lulzim Basha ka qenë ose i dehur, ose budalla"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com