• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbardhet axhenda e kryeministrit Rama për vizitën në Nju Jork

by
19/09/2015 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet axhenda e kryeministrit Rama për vizitën në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e ardhshme. Sipas burimeve nga Kryeministria, kreu i qeverisë pritet të mbajë disa fjalime për tema të ndryshme si ekstremizmi, zhvillimi i qëndrueshëm, barazia gjinore etj.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë bën të ditur se më 24 shtator Rama do të marrë pjesë në “World Leadership Forum”, në Nju Jork, aktivitet i organizuar nga Shoqata për Politikë të Jashtme (Foreign Policy Association). E themeluar në vitin 1918, kjo shoqatë shërben si një katalizator për zhvillimin e njohjes dhe sigurimit të informacioneve dhe opinioneve për çështjet globale.

Një ditë më pas, kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila këtë vit do të jetë e përqendruar në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm. Çdo fundshtatori, Organizata e Kombeve të Bashkuara mbledh Asamblenë e saj të Përgjithshme. Në sesionin e 70-të do të marrin pjesë udhëheqës nga të gjitha shtetet anëtare dhe aty do të flitet kryesisht mbi shqetësimet aktuale botërore, me theks te siguria dhe terrorizmi.

Në datat 26-29 shtator, kreu i qeverisë shqiptare pritet të marrë pjesë në aktivitetin “Impakti i së ardhmes” që do të organizohet në Nju Jork nga “Fondacioni Klinton”. Ai do të jetë mes 1000 emrave të suksesshëm ndërkombëtarisht që vijnë nga bota e biznesit, politikës apo shoqërisë civile, të cilët do të mblidhen së bashku në këtë ngjarje. “Impakti i së ardhmes” tashmë është kthyer në traditë gjatë dhjetëveçarit të fundit, ku udhëheqës të ndryshëm diskutojnë mbi mënyrën se si do të zgjidhin disa nga sfidat globale. Organizatore e këtij takimi është familja Klinton. Të gjithë pjesëmarrësit do të nxjerrin në pah pikat ku duhet punuar më shumë, në mënyrë që të sjellin progres në botën ku ne sot jetojmë. Disa nga sfidat që pritet të diskutohen janë ndryshimi i klimës, barazia gjinore, shëndetësia në rang global dhe nxitja e njerëzve për të bërë më shumë bamirësi. Pjesë e aktivitetit do të jetë edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Deri më sot, takime të këtij lloji kanë marrë më shumë se 3200 angazhime, të cilat kanë përmirësuar jetën e më shumë se 430 milionë njerëzve në 180 vende të botës. Edhe këtë herë priten mënyra inovative për të hartuar zgjidhje sa më konkrete dhe efektive.

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

Poeti në burg pas aksidentit, i rrezikohet jeta; Ja si ndodhi ngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A i dëgjon ndokush sinjalet?

A i dëgjon ndokush sinjalet?

February 14, 2026
Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

February 14, 2026
“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

February 14, 2026
Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

February 14, 2026
“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

February 14, 2026
Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

February 14, 2026
“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

February 14, 2026
Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

February 14, 2026
Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In