• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A i dëgjon ndokush sinjalet?

by Enver Robelli
14/02/2026 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Në Konferencën e Sigurisë në München presidenti i Malit të Zi i bëri një pyetje të thjeshtë kancelarit gjerman Friedrich Merz: Jemi 10 shtete që duam të hyjmë në BE. A jeni të interesuar të na pranoni?

Përgjigjja e kancelarit Merz: Padyshim, përgjigja është po. Dhe Ursula von der Leyen dhe unë jemi plotësisht dakord për këtë. Ne i kemi premtuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian shumë vendeve, veçanërisht në rajonin tuaj. Ne patëm takimin tonë në dhjetor me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Këshillin Evropian në Bruksel. Dhe sinqerisht, po ndihem gjithnjë e më i shqetësuar me qasjen tonë ndaj vendeve tuaja.

Ne duhet të nisim një strategji të re se si t’i afrojmë këto vende me Bashkimin Evropian. Unë nuk dua t’ju humbas. Ju jeni pjesë e kontinentit evropian dhe prandaj jeni potencialisht pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe e di që ky kërkohet konsensus. Ekziston një ‘elefant në dhomë’. Të gjithë këtu në këtë dhomë e dinë se kush është kundër. Por ne duhet ta tejkalojmë këtë.

Deri më tani, kërkohet votim unanim në Këshillin Evropian për të hapur kapitullin tjetër. Por ne duhet ta kalojmë këtë sfidë. Së voni pas zgjedhjeve që do të mbahen në prill, shpresojmë se do të jemi në gjendje të hapim kapitullin e radhës dhe t’ju sjellim gjithnjë e më afër Bashkimit Evropian, deri në fund, si anëtarë”.

Është mirë që këto sinjale të dëgjohen nga i gjithë spektri politik në Kosovë, e sidomos nga qeveria e sapozgjedhur. Pa krijimin e një ekipi dinamik, me përvojë, me vullnet për punë, pa një udhëheqje që është e gatshme të bëjë hapa të guximshëm dhe të marrë vendime të mëdha, përfshirë reformat e thella, vendnumërimi do të vazhdojë.

Esenciale këtu janë raportet sidomos me Gjermaninë si vendi më me ndikim në BE. Edhe në NATO Gjermania, me kërkesë dhe me pëlqimin amerikan, po merr detyra e obligime të reja. Nga viti 2027 në krye të Këshillit Ushtarak të NATO-s do të jetë një oficer i lartë gjerman. Në strukturat komanduese të NATO-s, Gjermania pritet të marrë përgjegjësinë më të madhe. Tri komandat rajonale të NATO-s në të ardhmen do të drejtohen nga europianët. Kjo po bëhet sipas dëshirës amerikane; Washingtoni ka theksuar se Europa duhet të jetë vetë përgjegjëse për mbrojtje konvencionale.

Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, lavdëroi këtë javë sidomos faktin se Gjermania po ndan për mbrojtje 109 miliardë euro. Pritet që deri në vitin 2029 Gjermania të ndajë 3,5 për qind të kontributit të saj ekonomik për NATO-n, ndonëse vendet anëtare për të arritur këtë cak kanë kohë deri më 2035. Përballë zhvillimeve të rëndësishme dhe shpesh dramatike në të cilat ka hyrë bota perëndimore, edhe në Kosovë duhet të marrë fund periudha e fjalimeve të mëdha dhe punëve të vogla. Është koha e fundit për seriozitet të shtuar, angazhim të mençur dhe lobim strategjik në politikën e jashtme.

Next Post
Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com