• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhen të dhënat zyrtare të Task-forcës për punësimet në fushatë

by Java News
26/08/2017 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dokument i hartuar nga zyra e Task-Forcës në lidhje me punësimet pas datës 25.05.2017, nxjerr në pah punësimet gjatë zgjedhjeve. Në bazë të komunikimit që zyra e TaskForcës ka pasur me 19 ministritë dhe institucionet e tyre të varësisë, është deklaruar se gjatë fushatës janë bërë në total 356 punësime.

punetsimet ne fushate

Por shifrat e paraqitura nga ministritë rezultojnë të jenë të pasakta pasi të dhënat që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka ofruar Task-Forcës për të gjitha institucionet publike paraqitin një panoramë shumë të zgjedhur të punësimeve në administratë.

Kështu, sipas shifrave të ofruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rezulton se gjatë fushatës nuk janë bërë 356 punësime sa pretendojnë ministritë, por gati 3 herë më shumë, ekzaktësisht 1098 punësime. Ministria e Shëndetësisë është institucioni me papërputhshmërinë më të madhe të punësimeve të deklaruara dhe atyre të konstatuara nga Tatimet. Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë i ka paraqitur Task-Forcës në lidhje me punësimet e bëra pas datës 25.05.2017, rezulton se janë punësuar gjithsej 36 persona.

Në këtë shifër përfshihet stafi i rinovuar i ministrit të ri teknik dhe disa lëvizje në institucionet e varësisë në Ministrinë e Shëndetësisë. Por ndryshe nga ky deklarim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka deklaruar se në Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e saj të varësisë gjatë fushatës zgjedhore janë punësuar jo 36, por 321 persona.

Task Forca 2

Një numër të lartë punësimesh ka pasur edhe në Ministrinë e Energjetikës, ku Tatimet deklarojnë një numër prej 168 punësimesh. Por në këtë rast komunikimi mes stafit të ministrisë dhe Task-Forcës ka munguar duke ngelur i paqartë numri i punësimeve të deklaruara nga vetë ministria. Vetë Drejtoria e Tatimeve, në bazë të deklarimeve të bëra nga Ministria e Financave, rezulton të ketë punësuar 20 persona gjatë fushatës zgjedhore.

DREJTORITË

Marrëveshja mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha për zgjedhjet e 25 qershorit parashikoi që PD krahas ministrave teknikë, të merrte nën drejtim edhe 5 drejtori.

PD në bazë të marrëveshjes propozoi: Drejtorin e OSHEE, drejtorin e Përgjithshëm të ALUIZNI-t, drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave, drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, drejtorin e Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Në bazë të të dhënave të Task-Forcës, rezulton se në këto drejtori numri i punësimeve ka qenë i vogël.

Kështu, drejtoria e ALUIZNIt rezulton të ketë punësuar 15 persona, drejtoria e Hipotekave 6, drejtoria e Burgjeve 5, drejtori i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural rezulton të mos ketë bërë asnjë punësim. Mbetet i paqartë numri i punësimeve në OSSHE për shkak se nuk ka pasur një komunikim me zyrën e Task-Forcës.

RAPORTI

Raporti përfundimtar i hartuar nga zv.kryeministrja Ledina Mandija nxori në pah problematikën e punësimeve gjatë fushatës. Mandija deklaroi se ka pasur rreth 3600 lëvizje në shkelje të nenit 88 të Kodit Zgjedhor.

“Gjatë fushatës zgjedhore, sipas të dhënave zyrtare nga ana e organeve tatimore, janë kryer rreth 3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administratën publike në kundërshtim me nenin 88 të Kodit Zgjedhor. Në të gjitha rastet e verifikuara nga Task-Forca ka rezultuar që vetëdeklarimet nga institucionet e monitoruara kanë qenë të rreme. Kjo çështje është adresuar në prokurori nga zv.kryeministri, ndërkohë që është penguar nga protokolli i Kryeministrisë për veprime të mëtejshme”, thuhej në përfundimet e Task-Forcës. panorama

Next Post
‘Vizat’, Rama: Refuzoj përpjekjet politike që tregojnë me gisht Shqipërinë si vend me kriminelë

Rama darkë treorëshe me kryeministrat e rajonit, i pranishëm Hahn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

November 5, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

November 5, 2026
Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

November 5, 2026
BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

November 5, 2026
Hashim Thaçi flet nga burgu i Hagës, për veten, familjen, Edi Ramën dhe të ardhmen e Kosovës

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

November 5, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

November 5, 2026
Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

November 5, 2026
Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

November 5, 2026
Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

November 5, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In