• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

by Bjorn Runa
05/11/2026 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Do të duhej të ishte një fjali banale, por në Shqipëri mund të tingëllojë hera-herës provokuese.

Tridhjetë e gjashtë vjet pas rënies së komunizmit, arritja më e madhe e tranzicionit tonë politik duket të jetë se politikanët tanë mund të pranojnë akuza nga më të ndryshmet, por kurrsesi të akuzohen se kanë bindje ideologjike. Dy krahët politikë vazhdojnë të vetëqëuhen Socialistë dhe Demokratë, por kjo më tepër për lehtësi emërtimi sepse kur është fjala për çështje që lidhen me jetët tona të përditshme – fjala vjen, kush duhet të paguajë më shumë taksa apo sa duhet të jetë rishpërndarja – kufiri mes Socialistëve dhe Demokratëve bëhet thuajse inekzistent.

Ka sigurisht dallime mes tyre dhe do të ishte absurde të pretendohej ndryshe, por ato mbeten shumë të vogla krahasuar me hendekun teatral mes dy partive kryesore në vend. Partia Socialiste qeveris prej 13 vitesh duke i paraqitur si objektiva neutrale çështje si rritja ekonomike, turizmi, aponevojën për të tërhequr sa më shumë kapital privat.

Partia Demokratike, nga ana tjetër, nuk është se ofron ndonjë koncept të ndryshëm në lidhje me ekonominë, ndërsa retorika e të gjithë opozitës shqiptare është përqëndruar tek antikorrupsioni, a thua eleminimi i tij do të zgjidhte vetvetiu çështje si pabarazia, pagat e ulëta, strehimi, dobësia e punës së organizuar apo shpërndarja e pasurisë. Natyrisht, korrupsioni mund t’i përkeqësojë të gjitha këto, por një ekonomi pa korrupsion nuk është domosdoshmërisht një ekonomi më e barabartë. Për këtë të fundit duhen zgjedhje politike, por ironikisht, është pikërisht kjo pikë që i bën partitë tona praktikisht të padallueshme nga njëra-tjetra.

Madje, edhe komunikimi i tyre publik ka filluar të ngjasojë. Sapo njëra palë përqafon një format disi të suksesshëm, pa kaluar shumë kohë krahu tjetër adopton një imitim më pak bindës të tij, duke bërë që politika gjithnjë e më tepër t’i ngjajë një gare mes departamenteve të komunikimit që duan të shesin versione me pak dallime të të njëjtit produkt.

Ideologjia, e përdorur në mënyrë të dobishme, s’është tjetër veçse një mënyrë për t’iu dhënë përgjigje politike problemeve, para se në skenë të shfaqen departamentet e marketingut të partive.

Kjo më erdhi në mend sot teksa dëgjoja Kryeministrin Edi Rama të komentonte një pyetje në lidhje me buxhetin e vitit 2027 dhe faktin se është vetëm rritja ekonomike që ka krijuar hapësirën e nevojshme për të shpërndarë më shumë gjatë vitit që vjen.

Nuk ishte edhe aq masa në vetvete ajo që më bëri përshtypje, sa nevoja për t’u distancuar menjëherë nga ideja se kjo mund të lexohej si një kthim majtas, sikur vetë etiketa “e majtë ideologjike” (a thua se ka ndonjë lloj tjetër të majte apo të djathte), ta kishte detyruar të shpjegohej, ose akoma më keq, të mohonte ndonjë kthim të mundshëm nga ndonjë krah ideologjik i caktuar.

Përgjigjia, e ardhur gati-gati si një refleks i pavullnetshëm, tregon shumë për trajektoren sipas së cilës ka evoluuar politika shqiptare. Sot ne jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka, nga rritja tek kapitali privat, përmes gjuhës neutrale të ekonomisë neoliberale, por kur është fjala për rishpërndarje apo ndërhyrje më të forta publike, këto trajtohen gjithmonë si probleme që duhen justifikuar. Në të vërtetë, të dyja janë zgjedhje politike, vetëm se e para është normalizuar deri në atë pikë, sa nuk e shohim më si ideologji.

E gjithë kjo lidhet gjithashtu me llojin e klasës politike që Shqipëria ka prodhuar në këtëo tri dekada, me një parlament që ngjason përherë e më pak me një sallë ku përplasen mendime politike dhe gjithnjë e më shumë e destinacionin e fundmë të karrierës profesionale. Mund të shohësh aty politikanë karriere, të cilët janë në politikë prej një kohe kaq të gjatë, sa as nuk i imagjinon dot se mund të bëjnë ndonjë punë tjetër veç asaj të deputetit, ndërsa krahas tyre po shohim një numër në rritje biznesmenësh dhe sipërmarrësish, identiteti politik i të cilëve është krejt i padukshëm krahasuar me biografionë e tyre profesionale.

E gjitha ndoshta në emër të një politike të moderuar, por duke harruar se edhe moderimi kërkon ekzistencën e disa pozicioneve mes të cilave mund të negociohet. Në rastin tonë, në vend të moderimit, e vetmja gjë që duket se kemi prodhuar është varfëria ideologjike dhe një hapësirë ku politikani duhet të jetë me patjetër manaxher apo ekspert komunikimi, por  të mos përfaqësojë kurrsesi ndonjë ide të qartë mbi mënyrën se si duhet të organizohet shoqëria, si duhet të shpërndahet pasuria apo cilat interesa duhet të mbrojë shteti.

Kjo shpjegon ndoshta edhe përse ndryshime modeste në buxhet dhe masat fiskale shkaktojnë një debat kaq të zjarrtë, ndonëse dukshëm nuk synojnë ndonjë ndryshim rrënjësor në shoqëri.

Por nuk do të kishte asgjë të turpshme sikur një Parti Socialiste në pushtet, të vendoste se ata që kanë më shumë duhet të paguajnë më shumë (sepse veç aftësive individuale, pasuria e tyre mbështetet edhe tek infrastruktura publike që financohet nga të gjithë), apo të mos e shihte rritjen si një perëndi para altarit të së cilës duhet falur pa kushte, por si një mjet që ka kuptim vetëm nëse përkthehet në jetë më të mire dhe më shumë mundësi për shumicën.

Ne mund të biem ose jo dakord me këto politika dhe efikasitetin e tyre. Ky të paktën do të ishte argument politik. Ajo që është e çuditshme është i gjithë ky ankthi që i shkaktojnë politikanëve tanë etiketat, sikur të qenët ideologjikisht i majtë ose i djathtë, të ishte provë e ndonjë kufizimi intelektual.

Ne fund të fundit, nuk ka asgjë të keqe të jesh i majtë ose i djathtë. E keqja është të këmbëngulësh se nuk je asnjëra, me shpresën se do të shihesh si i moderuar, ndërkohë që qeverisin mbi bazën e bindjeve të cilat nuk e kanë më të nevojshme as t’i emërtojnë.

Next Post
Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

November 5, 2026
BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

November 5, 2026
Hashim Thaçi flet nga burgu i Hagës, për veten, familjen, Edi Ramën dhe të ardhmen e Kosovës

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

November 5, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

November 5, 2026
Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

November 5, 2026
Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

November 5, 2026
Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

November 5, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

November 5, 2026
Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

November 5, 2026
Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In