• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbardhen mesazhet e kreut të ISIS në Turqi i dyshuar si organizator i sulmit në aeroport

by A R
29/06/2016 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 41 persona humbën jetën dhe 239 të tjerë u plagosën në sulmin e përgjakshëm të mbrëmjes së djeshme ku tre persona hodhën veten në erë në aeroportin Ataturk të Stambollit, në Turqi.

Përveç viktimave, frikës dhe terrorit sulmi la pas shumë pikëpyetje pasi deri më tani asnjë organizatë terroriste nuk e ka marrë atë përsipër. Nisur nga ky fakt policia turke po punon fort për të zbuluar mbështetësit e këtij sulmi. Dyshimet më të mëdha të çojnë tek ISIS, ndërsa truri i atentatit mund të jetë Ilhami Bali, i konsideruar si kreu i degës së ISIS në Turqi.

Bali akuzohet se fshihet dhe pas disa sulmeve të tjera terroriste në Turqi, ku më i fundit është ai i janarit në Stamboll. Xhihadisti që lufton me emrin Ebu Bekir është i përfshirë në listën e terroristëve dhe njihet për lidhje të forta.

Sot mediat turke kanë publikuar bisedat e tij me një person të panjohur ku ndër të tjera Bali i kërkon atij llogari për personat që kapen në kufi nga autoritetet turke. Këto biseda lënë të kuptohet se Bali ishte personi përgjegjës për futjen e njerëzve të ISIS brenda territorit turk.

Bëhet e ditur se mijëra luftëtarë dhe familjarët e tyre kalojnë kufirin turk nga Siria. Për shembull disa dokumente tregojnë se koordinatori me të cilin bisedon Bali ka ndihmuar 1.400 njerëz të kalojnë kufirin turk nga 22 shtatori në 17 tetor të vitit të kaluar. Në një prej bisedave telefonike, Ilhami Bali pyeti bashkëbiseduesin e tij të panjohur për numrin e saktë të personave që ai ka ndihmuar të kalojnë kufirin .

Një tjetër bisedë mes dy subjekteve zbulon se Bali ishte shumë i pakënaqur me punën e njeriut pasi ai nuk arriti të ndihmonte disa operativë të ISIS të kalonin kufirin.

“A jeni ju që merrni me njerëzit tanë. A jeni ju personi përgjegjës për ata që u arrestuan? Mos më gënjeni mua! Tetëmbëdhjetë njerëz kaluan kufirin natën e fundit. Pesëmbëdhjetë prej tyre u arrestuan, pse nuk u përpoqët t’i ndihmoni ata” raporton BW.

“Më dëgjo, të kam paralajmëruar po humbas durimin me ty. Nëse dëgjoj që nuk përpiqesh të ndihmosh djemtë tanë që të kalojnë kufirin, do të hyj në shtëpi dhe do të qëlloj në kokë. Do t’i hedh trutë në erë, kur të jesh në gjumë

Ndërsa në një tjetër bisedë të transkriptuar Bali e pyet koordinatorin e tyre: “Një vëlla, dy motra dhe një fëmijë u arrestuan, ndërsa ata u përpoqën për të kaluar në Kilis. Si mund të ndodhë kjo?’/a.m.

Next Post

Si u kërcënua për seks në mes të rrugës gruaja, komunikimet me burrin teksa përndiqej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com