Shpresa Baka ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo mbeti e plagosur në derën e shtëpisë së bashku me nipin e saj, Mariglen Haka. Ky i fundit po merr mjekimin e specializuar në spital, ndërsa njihet edhe si anëtar i bandës së Durim Bamit.
Ngjarja ndodhi në orën 23. 50 minuta në fshatin zezë të zonës së Niklës në Fushë Krujë. Shpresa Baka dhe Mariglen Haka u qëlluan në hyrje të shtëpisë. Pas kësaj, ata u nisën drejt spitalit, por gruaja e plagosur uk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë, shoqërues i tyre në spital ka qenë Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, personit që u bë i njohur përmes videokërcënimit për të vrarë Tom Doshin.
Nuk dihet ende lidhja mes të plagosurve dhe Bamit, por mjekët e Spitalit Ushtarak janë në ndihmë të tyre dhe të dy po u nënshtrohen mjekimeve intensive.
Ndërkohë, Policia thotë se në shënjestër ishte Mariglen Haka, anëtar i bandës së Durim Bamit. /l.m











