• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

by E S
14/02/2026 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, tha se Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal, kur u pyet për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes të dy shteteve të aleancës me Kosovën.

“Shqipëria dhe Kroacia nuk janë vetëm aleate të besueshme dhe të çmuara brenda aleancës. Ato janë edhe kontribuuese për paqen dhe stabilitetin rajonal. Ato kanë prani në KFOR, por në përgjithësi janë të përqendruara në mbështetjen e kësaj agjende në rajon”, tha Shekerinska për agjencinë serbe të lajmeve, Beta.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia marsin e vitit të kaluar nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Zyrtarët e mbrojtjes të këtyre tri shteteve janë takuar dy herë gjatë këtij muaji për zbatimin e kësaj deklarate dhe kanë paralajmëruar se gjatë këtij viti do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët.

Ky bashkëpunim ka zemëruar Serbinë, presidentit i të cilës, Aleksandar Vuçiq, e ka parë si “aleancë sulmuese” kundër “serbëve dhe Serbisë”.
Shekerinska shtoi se NATO-ja nuk merr pjesë në diskutime apo konsultime për deklaratën e në shkruar nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi, por anëtarësimi në aleancë nuk i parandalon shtetet që të kenë marrëveshje shtesë të mbrojtjes me palë të treta.

“Çfarë shohim në përgjithësi është, sigurisht, situata gjeopolitike globale po ashtu ka ndikuar në rajon. Ju shihni më shumë stërvitje, më shumë investime në mbrojtje dhe siguri, por ne po ashtu u bëjmë thirrje aleatëve dhe partnerëve të angazhohen në dialog politik për të zgjidhur çështjet e hapura në rajon. Prania jonë në Ballkanin Perëndimor synon mbështetjen e këtij lloji të dialogut politik”, tha Shekerinska.

Ajo përsëriti po ashtu qëndrimin se NATO mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Një ditë më parë, Vuçiq tha se është i shqetësuar për bashkëpunimin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke shtuar se për këtë shkak Serbia do të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes.

Pas këtyre deklaratave, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anusheviq, tha se bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë nuk përbën kërcënim për askënd.

“Në këtë deklaratë absolutisht nuk ka asgjë të diskutueshme dhe, natyrisht, nuk i rrezikojmë askënd me të. Bashkëpunimi ynë është qartësisht i orientuar drejt forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore, si dhe për thellimin e partneritetit dhe aleancës mes tre shteteve mike”, shkroi ai në X.

Edhe më herët, nënshkruesit e deklaratës kanë deklaruar se ajo nuk është kundër askujt, as ndaj Serbisë, teksa ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, deklaroi në fund të janarit të këtij viti se e ka ftuar Serbinë që të bëhet pjesë e këtij pakti, por Beogradi nuk i është përgjigjur kësaj ftese.

Kroacia dhe Shqipëria janë pjesë e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, aty ku Kosova shpreson të anëtarësohet.

Sipas deklaratës, janë katër fusha kryesore të bashkëpunimit, që përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.

Në bazë të kësaj deklarate, veç tjerash, Prishtina, Tirana dhe Zagrebi parashohin të bëjnë blerje të përbashkëta të armatimit nga Shtetet e Bashkuara.

Numri dy në NATO, Radmilla Shekerinska, foli edhe për sulmin në Banjskë të Zveçanit dhe tha se aleanca ka pranuar garanci nga autoritetet në Beograd se do të përcaktohet përgjegjësia.
“Kemi pranuar garanci apo një zotim të qartë nga autoritetet në Beorad se përgjegjësia do të përcaktohet”, tha ajo.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha më herët gjatë javës se ende po pret “për përgjegjësi” për ngjarjet e shtatorit të vitit 2023 në Kosovë, duke shtuar se Vuçiq i ka premtuar se do të përmbushë këtë premtim sa më shpejt.

“Është një thirrje që do ta përsërisim vazhdimisht se presim nga autoritetet në Beograd të dalin me rezultate”, tha Shekerinska.

E pyetur se nëse kjo do të thotë se nuk ka pasur rezultate deri më tani, ajo u përgjigj se Rutte “prandaj bëri thirrje sërish për përgjegjësi”.
Në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit duke vrarë një polic. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serb.

Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Kosova kërkon ekstradimin e tij, pasi Prokuroria Speciale veçse ka ngritur një aktakuzë për këtë rast dhe Radoiçiq është pjesë e aktakuzës./REL

Next Post
U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Topi ironizon rizgjedhjen e Berishës: Më vjen keq që nuk e përjetova harenë e fishekzjarreve…

Topi ironizon rizgjedhjen e Berishës: Më vjen keq që nuk e përjetova harenë e fishekzjarreve…

May 25, 2026

Kushtetuesja e ktheu për gjykim në GJL, avokati: Veliaj duhet të hetohet me “detyrim paraqitjeje”

May 25, 2026
“Turizmi është motor për bujqësinë”, Malaj: Po vlerësojmë iniciativat në linjë me kërkesat e BE-së

“Turizmi është motor për bujqësinë”, Malaj: Po vlerësojmë iniciativat në linjë me kërkesat e BE-së

May 25, 2026
“Dendias nuk ka autorizim për të folur për detin”, Barka: Greqia, zyrtarisht pro Shqipërisë në BE

“Dendias nuk ka autorizim për të folur për detin”, Barka: Greqia, zyrtarisht pro Shqipërisë në BE

May 25, 2026
Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

I dënuar për ‘vrasje me dashje’, ndërron jetë në QSUT i dënuari 73-vjeçar

May 25, 2026
Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

May 25, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kujdes nesër! Ditë të vështira për 4 shenja”, Meri Shehu paralajmëron: Ndikim i dhunshëm energjie

May 25, 2026
Nikos Dendias, arsyet e një vizite që s’ka lidhje me detin

Nikos Dendias, arsyet e një vizite që s’ka lidhje me detin

May 25, 2026
Berisha ‘dridh’ Enverin, gati t’ia thyejë rekordin si ‘Sekretar i Parë’

Berisha ‘dridh’ Enverin, gati t’ia thyejë rekordin si ‘Sekretar i Parë’

May 25, 2026
Nga xhamia në listë zgjedhore

Nga xhamia në listë zgjedhore

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In