Shefi i policisë Niclas Hallgren tha se personi i maskuar, i cili ka vrarë një mësues dhe një nxënës të enjten në një shkollë të Suedisë, ka pasur “motive raciste”.
“Mund të konfirmojnë se ky ka qenë një krim racist, pjesërisht për shkak se personi ka zgjedhur viktimat në bazë të ngjyrës së lëkurës”, ka thënë Hallgren.
Helmeta që ka bartur sulmuesi në kokë, ka qenë e ngjashme me helmetat e ushtarëve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.