• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër nis Champions, Chivu flet para ndeshjes së Interit me Realin: Të shkruajmë historinë e klubit, Mourinho njeri special për mua!

by A. Q
07/09/2026 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 3 fitoreve në 3 ndeshje të kampionatit, Interi nis Champions League menjëherë me një sfidë delikate në fushën e Realit të Madridit të drejtuar nga një njohje e vjetër e zikaltërve, Jose Mourinho.

‘Kemi detyrimin të shkruajmë faqe të rëndësishme të historisë së Interit-tha trajneri i kampionëve të Italisë, Cristian Chivu-standardet e arritura nga klub i janë të rëndësishme, kemi detyrimin të vazhdojmë kështu. Bernabeu tani është akoma më i bukur, më modern, na pëlqen që do të luajmë një ndeshje këtu. Mourinho? Për mua është një njeri special të cilin kam pasur fatin ta takoj, me ka ndihmuar në një moment të vështirë të jetës sime dhe nuk do ta harroj kurrë, kemi jetuar shumë momente të bukura së bashku’.

Por çfarë ka marrë Chivu nga trajneri luzitan?

‘Nuk kam kopjuar kurrë asnjë trajner dhe as nuk do të doja ta bëja-shtoi Chivu-nuk duam të dalim jashtë natyrës sonë as këtu në Bernabeu, duam të tentojmë të jemi dominues. Nuk ka asnjë mënyrë perfekte për të përballuar Realin e Madridit, ka në përbërje futbollistë që mund të të vënë në vështirësi pavarësisht planit që ke bërë për ndeshjen’

Përsa i përket formacionit Chivu preferoi të mos zhbalancohet.

‘A ka ardhur momenti i Stones dhe Jones? Nuk ka rëndësi se kush niset si titullar, të gjithë janë të rëndësishëm-tha Chivu-është dëshmia e asaj që ka ndodhur në këto 3 javët e para me zëvendësimet. Dhe e pamë edhe në fushë kundër Napolit se sa të rëndësishëm janë lojtarët që hyjnë në fushë si zëvendësues, sidomos kur ke një skuadër kompetitive’.

Trajneri rumun foli edhe për faktin se e skuadra e tij e nis Ligën e Kampioneve kundër një skuadër të komplikuar si Reali i Madridit.

‘A do të ishte më mirë një start më i butë? Ndoshta do të zgjidhja një ditë më shumë pushim-tha Chivu-por ky është kalendari dhe duhet të mësohemi. Mourinho tha se surpriza e vërtetë është që Interi nuk e ka fituar Championsin?  Duhej pyetur nëse ai do të ishte i lumtur nëse Interi do ta fitonte. Interi ka arritur deri këtu falë ideve dhe punës së tij. Por Champions League është ‘bastarde’, duhet edhe pak fat, falë punës jemi në një situatë ku ka persona që mendojnë se mund t’ia dalim mbanë. nuk duam vetëm të jemi kompetitive. Interi ka luajtur një finale të Europa League dhe dy finale Champions League. I ka humbur, por nuk është asnjëherë e lehtë të arrish në nivele të tilla. Duam të shkruajmë faqe të reja të rëndësishme’

Sa pikë duhen për të evituar playoffin?

‘Kemi kuptuar që 15 pikë nuk mjaftojnë për të evituar playoffin, as 16 pikë nuk shërbvejnë e ndoshta nuk mjaftojnë. Por t’i marrim ndeshjet me radhë duke nisur nga ajo me Realin e Madridit-tha Chivu.

Next Post
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama: Komunikimi publik i së nesërmes kërkon ide dhe kontribute të reja. Bashkohuni me Rrjetin MIA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Trajektoret e votave të PS-së dhe të PD-së

November 1, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Nga gazi lotsjellës te shoqërimi i të miturve, Avokati i Popullit nxjerr konstatimet për protestën

November 1, 2026
Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In