• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sarajeva tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

by A R
07/09/2026 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi të hënën se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës së Bosnjës në Serbi do të tërhiqet, si përgjigje ndaj veprimeve të zyrtarëve serbë pas vdekjes dhe varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç.

Konakoviç tha se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli, pasi për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnjës, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të tërhiqet.

Sipas tij, shërbimet konsullore pritet të transferohen te ambasadat e Bosnje e Hercegovinës në Zagreb dhe Podgoricë.

Ai e arsyetoi vendimin me zhvillimet në Serbi pas vdekjes së Mlladiçit, përfshirë varrimin, ceremoninë përkujtimore dhe mesazhet që janë shfaqur në publik.

“Po të mundesha, që sot do t’i ndërprisja marrëdhëniet diplomatike me Serbinë. Ajo që mund të bëj është të punoj që marrëdhëniet t’i zvogëloj në minimumin e mundshëm”, tha Konakoviç.

Ai tha se “nuk ishte befasuar” nga prania e zyrtarëve të Republikës Sërpska në varrimin e Mlladiçit në Beograd dhe paralajmëroi se do të kërkojë sanksione “në të gjitha adresat” ndaj individëve që morën pjesë në ceremoni, përfshirë anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviç.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, në një reagim në Facebook ndaj paralajmërimit të Konakoviçit, e akuzoi kreun e diplomacisë së Bosnjë e Hercegovinës për “hipokrizi” dhe tha se ai duhet “fillimisht t’i përmendë emrat e viktimave serbe, t’i dënojë krimet e kryera ndaj tyre dhe të shpjegojë pse në Sarajevë vazhdojnë të glorifikohen komandantë të dënuar”.

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës tha se “alarmi i fundit” ishte mesazhi “Drejt Potoçarit”, i shfaqur në ndeshjen e Crvena Zvezdës, duke vlerësuar se ngjarje të tilla përbëjnë vazhdim të glorifikimit të krimeve të luftës dhe autorëve të tyre.

Gjatë derbit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit më 6 shtator, tifozët në tribunën veriore të stadiumit “Rajko Mitiç” shfaqën një portret të madh të Mlladiqit me mbishkrimin: “Drejt Potoçarit”.

Portreti i tij qëndroi i ekspozuar në tribunën veriore gjatë gjithë ndeshjes.

Konakoviç paralajmëroi gjithashtu një ofensivë diplomatike ndaj Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Ai tha se do të dërgohen një sërë notash dhe letrash diplomatike, përmes të cilave do të kërkohet reagim i qartë ndaj qëndrimit të Serbisë ndaj krimeve të luftës të vërtetuara me vendime gjyqësore.

Sipas tij, Bosnja nuk do t’u përgjigjet më në mënyrë pasive përpjekjeve për rishikimin e fakteve për krimet e luftës dhe do t’i përdorë më intensivisht kanalet diplomatike për të paraqitur, siç tha ai, të vërtetën për ngjarjet e luftës së fundit.

Kush nga Bosnjea mori pjesë në varrimin e Mlladiçit?
Në ceremoninë e varrimit të Mlladiçit në Beograd morën pjesë zyrtarët më të lartë të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska.

Në mesin e tyre ishin anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviç; presidenti i Republikës Sërpska, Sinisha Karan; kryeministri Savo Miniç; kryetari i Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiç; si dhe disa ministra të Qeverisë së këtij entiteti.

Nderime për Mlladiçin bënë edhe Millorad Dodik, kryetar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, kryetari i Banjallukës, Drashko Stanivukoviç, si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike Serbe në opozitë, Branko Blanusha dhe Marinko Bozhoviç.

Paralajmërime ndërkombëtare për glorifikimin e Mlladiçit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë paralajmëroi më 7 shtator se “çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohim i gjenocidit dhe revizionizëm është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend as në BE, as në vendet kandidate për anëtarësim”.

Për ceremoninë e varrimit me nderime ushtarake dhe shtetërore kishin reaguar më herët edhe senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe Keith Self, të cilët u bënë thirrje autoriteteve në Serbi dhe Republikën Sërpska të distancohen nga ceremonia.

“Ratko Mlladiç ishte kriminel lufte dhe arkitekt i gjenocidit në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë”, thanë senatorët në një deklaratë të përbashkët.

Ata paralajmëruan se glorifikimi i tij do të përbënte përdhosje të kujtimit të viktimave dhe një test për gatishmërinë e Serbisë dhe Republikës Sërpska për t’u shkëputur nga trashëgimia e krimeve të luftës.

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, anuloi ndërkohë një vizitë të planifikuar në Serbi, duke vlerësuar se glorifikimi i një personi të dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga evropiane.

Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Mlladiç, të cilin Tribunali i Hagës e dënoi për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje e Hercegovinë, u varros në Beograd të hënën, më 7 shtator, me nderime ushtarake dhe shtetërore.

Më 5 shtator, në Shtëpinë e Ushtrisë së Serbisë në Beograd, për Mlladiçin u mbajt edhe një ceremoni përkujtimore, ku morën pjesë, ndër të tjerë, ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç, dhe presidenti i Republikës Sërpska, Sinisha Karan.

Në ditët pas vdekjes së Mlladiçit, në disa qytete të Serbisë dhe në entitetin Republika Sërpska u organizuan tubime në kujtim të tij.

Tubimi më i madh u mbajt në Banjallukë më 1 shtator.

Në narrativat e disa mediave në Beograd dhe Banjallukë, Mlladiç është paraqitur si viktimë e Tribunalit, i cili, sipas tyre, nuk e lejoi të kurohej në Serbi, ndërsa vendimi gjyqësor ndaj tij dhe viktimat e krimeve për të cilat u dënua pothuajse nuk janë përmendur.

/Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Next Post
Sherri për një rrip toke në Palasë, reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Sherri për një rrip toke në Palasë, reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In