• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zbardhen detaje nga telefonata Kurti-Macron, ja çfarë premtoi presidenti i Francës

by Java News
09/04/2020 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga telefonata e zhvilluar mbremë mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin francez, Emmanuel Macron. Lajmin e ka konfirmuar sot zyra e kryeministrit në detyrë.

Ata kanë biseduar rreth pandemisë me koronavirus, mocionin e mosbesimit që rrëzoi Qeverinë Kurti, dialogun dhe tarifën.

Siç njofton kumtesa për media, Kurti e falënderoi Presidentin dhe qeverinë franceze për mbështetjen që i kanë dhënë Franca dhe Bashkimi Evropian Kosovës në luftën kundër COVID-19.

“Ndihma evropiane e caktuar për Kosovën filloi me 5 milionë euro dhe do të kap vlerën e përgjithshme prej 68 milionë eurosh. Kurti e informoi presidentin Macron për masat e marra prej Qeverisë dhe rezultatet. Beteja kundër virusit COVID-19 mbetet prioritet i drejtpërdrejtë i Qeverisë në detyrë”, theksohet t’i ketë thënë Kurti Macronit.

Me tej thuhet se Kurti e falënderoi gjithashtu presidentin Macron për deklaratën e përbashkët franko-gjermane në lidhje me mocionin e mosbesimit në kushtet e tanishme.

“Kurti nënvizoi se zbrazëtira e krijuar nga ky mocion nuk mund të mbushet, as kriza politike nuk mund të tejkalohet, veçse nëpërmjet zgjedhjeve të reja, e vetmja mënyrë legjitime dhe legale për vënien në jetë të një qeverie të re. Çdo përpjekje tjetër për të prodhuar ndryshe ndonjë qeveri në gjendjen aktuale të gjërave do të kalojë përmes udhëve antikushtetuese. Zgjedhjet e reja politike janë të mundshme vetëm pas zgjidhjes së krizës shëndetësore”, i ka thënë Kurti.

Nga ana e tij, presidenti francez shprehu aprovimin për trajtimin e krizës shëndetësore prej qeverisë kosovare.

Më pas, thuhet në kumtesë, presidenti francez dhe kryeministri folën për dialogun dhe angazhimin përkatës për një përgatitje të vërtetë dhe për një pjesëmarrje të vërtetë të palëve në këtë dialog.

“Në këtë perspektivë, presidenti Macron shprehu mbështetjen e tij për rifillimin e qarkullimit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë. Ai premtoi rritjen e rolit të Francës dhe të atij vetë në lehtësimin e dialogut. Ky do të jetë, sipas tij, edhe synimi i samitit të Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, samit i organizuar nën drejtimin e Francës dhe Gjermanisë, me Bashkimin Evropian, sapo të krijohen kushtet e duhura”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Kryeministri në detyrë Kurti premtoi, nga njëra anë, se Evropa nuk do të ketë kurrë surpriza, ngaqë qeveria e tij sheh në zbatimin e reciprocitetit zbatimin efektiv edhe të asaj çka përmbahet në marrëveshjet e Brukselit, dhe gjithashtu realizimin e premtimeve të bëra para zgjedhësve. Nga ana tjetër, ai nënvizoi faktin se efektiviteti i dialogut varet nga pjesëmarrja e Evropës.

“Evropa nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë kontinent tjetër, dhe as Franca nga ndonjë shtet tjetër. Evropa është edhe mjedisi edhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti. /e.s/

Next Post
Kriza nga koronavirusi/ BSH përgjysmon pagat për drejtuesit, bankat s’do shpërndajnë fitimet deri në qershor

Kriza nga koronavirusi/ BSH përgjysmon pagat për drejtuesit, bankat s'do shpërndajnë fitimet deri në qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

February 26, 2026
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

February 26, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In