• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

by A R
26/02/2026 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas qëndrimeve të Kryeministrit Edi Rama në mbledhjen me kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar socialist, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili akuzon mazhorancën për zvarritje të qëllimshme të procesit dhe përpjekje për të penguar drejtësinë. Në një deklaratë publike, Bardhi shprehet se mazhoranca po kërkon kohë shtesë me justifikimin e hartimit të një raporti nga deputetët socialistë.

Sipas tij, çështja përbën një test për Shqipërinë në raport me Bashkimin Europian. “Integrimi nuk matet me fjalime, por me akte që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, thekson ai.

Në përfundim, Bardhi bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar më 28 shkurt në orën 18:00, duke e cilësuar atë si “ditën kur frika e pushtetit do të përballet me vendosmërinë e qytetarëve”.

Reagim i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

Nuk i mjaftuan dy muaj zvarritje. Tani kërkon edhe dy javë të tjera për gjoja një raport të deputetëve të vet, për të cilin urdhrin do ta japë po vetë.

Por çfarë ka për t’u analizuar kaq gjatë?

Janë 11 tenderë me vlerë 1.1 miliardë euro, të firmosura nga Belinda Balluku, me urdhër apo dijeni të Edi Ramës. Një pjesë janë projekte publike që sot po shemben dhe po bllokojnë qytetarët kudo në vend.

Janë 16 mijë faqe prova ku faktohet korrupsioni i neveritshëm i qeverisë dhe administratës së lartë të Edi Ramës.

Janë mjaftueshëm përgjime që faktojnë shantazhin mafioz ndaj dëshmitarëve në proces, përmes të fortëve, parave të pista dhe presionit ndaj familjes.

Pra, pse kërkon të blejë akoma kohë Edi Rama? Pse sulmon drejtësinë? Pse pengon drejtësinë?

Sepse nuk bëhet më fjalë thjesht për Belinda Ballukun. Në lojë është personalisht Edi Rama. Rolin e tij në vendimet se kush i fiton tenderat, e kemi parë e zeza mbi të bardhë në dosjen antikorrupsion të SPAK-ut.

Fatkeqësisht për Edi Ramën, koha nuk ndryshon faktet. Shtyrja nuk ndryshon përgjegjësinë. Sa më shumë të zvarritet vendimi, aq më e qartë bëhet se problemi nuk është tek hartimi i raportit të shumicës, por tek frika e Edi Ramës për humbjen e pushtetit.

Mesazhin e ka marrë shumë të qartë: çështja e Belinda Ballukut është test për Shqipërinë në raport me Bashkimin Europian. Integrimi nuk matet me fjalime (anti) “revolucionare”, por me akte që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin.

Prandaj, 28 shkurti, ora 18:00, është dita kur frika e pushtetit do të përballet përsëri me vendosmërinë e qytetarëve. Është dita e shqiptarëve që e duan Shqipërinë si gjithë Europa.

Next Post
Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

October 24, 2026
Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

October 24, 2026
Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

October 24, 2026
Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

October 24, 2026
“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz (VIDEO)

Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

October 24, 2026
Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

October 24, 2026
“Vetëm studentët, Rama n’burg, Berisha n’burg…”- Dy tubimet bëjnë ‘xing’, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te Ministria e Arsimit (VIDEO)

“Vetëm studentët, Rama n’burg, Berisha n’burg…”- Dy tubimet bëjnë ‘xing’, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te Ministria e Arsimit (VIDEO)

October 24, 2026
Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In