Studentët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 12-të të protestave kundër qeverisë.
Tubimi para Ministrisë së Arsimit ishte paralajmëruar për orën 14:00, ndërsa studentët vijojnë mobilizimin për të bërë të dëgjueshme kërkesat e tyre.

Marshimi vjen pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, ku mbështetës të Partisë Demokratike zhvilluan tubimin e tyre në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë dhe në mbështetje të studentëve.

Ata më pas i janë bashkuar marshimit të studentëve te Ministria e Arsimit.











