• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

by A R
26/02/2026 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, vijoi këtë të enjte, 26 shkurt, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u dëgjuan dëshmitarët e thirrur nga SPAK në kuadër të akuzës ndaj tij për “korrupsion zgjedhor”.

Në seancë dëshmuan disa banorë të fshatit Stajkë, të cilët folën për takimet me Shkrelin dhe ndërhyrjet për energjinë elektrike dhe rrugën në zonë, duke mohuar që t’u jetë kërkuar vota në këmbim të shërbimeve.

“Na i solli dritat për një javë”

Një nga dëshmitarët deklaroi se ai dhe disa banorë të tjerë kishin shkuar te kryebashkiaku për t’u ankuar për mungesën e energjisë elektrike.

“Ne kemi shkuar si banorë të Stajkës dhe jemi ankuar se nuk kishim energji elektrike. Falë tij na erdhën dritat. Për ne është i nderuar dhe i respektuar. Falë tij kemi edhe rrugën”, ka thënë ai. Ai pranoi se ishte takuar me Shkrelin në lokalin e këtij të fundit në Kryebushat, së bashku me katër persona të tjerë, ku kishin kërkuar zgjidhje për dritat dhe rrugën. Sipas tij, energjia elektrike erdhi brenda një jave.

I pyetur për zgjedhjet e 11 majit, u përgjigj se “nuk kam marrë asnjë orientim nga Kristian Shkreli”.

Përgjimi

Në seancë, prokurori Dritan Prençi lexoi një përgjim të datës 18 prill 2025 mes dëshmitarit dhe Shkrelit, ku ky i fundit i thotë:

“Dritat i ke të kryme“ ndërsa më pas shton “Veç për Tomën”. Dëshmitari i përgjigjet: Mos e çaj kryt!

Sipas dëshmitarit, me “Tomën” në atë bisedë i referoheshin Tom Doshit.

Prokuroria paraqiti edhe një tjetër bisedë të datës 6 maj 2025, ku dëshmitari ftonte persona të tjerë të merrnin pjesë në një takim në Stajkë, duke përmendur ardhjen e Tom Doshit në një lokal. Ai sqaroi se bëhej fjalë për një miting dhe se pjesëmarrja kishte qenë “për respekt”.

“S’na ka ofruar para apo punë”

I pyetur nga mbrojtja nëse i pandehuri i kishte ofruar para, vend pune apo përfitime të tjera në këmbim të votës, dëshmitari u përgjigj prerazi: Jo, s’më ka ofruar asgjë. I kam kërkuar unë të na rregullojë linjën e energjisë elektrike. S’më ka kërkuar asgjë në këmbim.

Një tjetër dëshmitar deklaroi se banorët ishin ankuar për dritat dhe më pas problemi ishte zgjidhur.

“Kam përdorur telefonin e vëllait dhe kam folur me Kristianin për dritat. S’më ka kërkuar asgjë për votë”, tha ai.

“22 vite pa drita”

Edhe dëshmitari i tretë rrëfeu se zona kishte qenë pa energji elektrike për 22 vite.

“Jemi la me kusi, u thonim komshinjve mos e ndiz dritën sa të pjek bukën unë. U ankuam dhe na u zgjidh problemi. Kristiani na solli korentin dhe rrugën e makinës”, deklaroi ai, duke theksuar se nuk ishte orientuar nga askush për votën në 11 maj.

Ndërsa një tjetër tregoi se dritat ishin rregulluar para zgjedhjeve të fundit dhe se banorët kishin kërkuar ndërhyrje për shtyllat e amortizuara prej druri. Ai mohoi të ishte orientuar për votim, ndërkohë që avokati i Shkrelit pretendoi se disponon dokument që dëshmon se dëshmitari në fjalë nuk ka votuar.

Procesi ndaj Shkrelit vijon, ndërsa prokuroria po përpiqet të provojë nëse ndërhyrjet për energjinë elektrike dhe infrastrukturën në zonë janë përdorur si formë ndikimi në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Next Post
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In