• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zajmina për denoncimin nga komshia: Të gjithëve mund t’u çahet tubi

by Java News
30/04/2016 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zajmina Vasjari është nën hetim nga Policia, pas denoncimit që i është bërë nga një notere 39-vjeçare nga Tirana, e cila pretendon se i ka dëmtuar studion ligjore.

Burimet nga Policia njoftuan se është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës dosja me materialet hetimore ndaj Zajmina Ago Vasjarit, banuese në Tiranë, me arsim të lartë. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë natës, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e marrë me qira, rrjedhjet e ujit kanë dëmtuar studion ligjore në pronësi të Suela P., banuese në Tiranë”.

Në deklaratën e Policisë lidhur me procedimin penal, thuhet se më datë 19.04.2016 filloi procedimi penal në ngarkim të shtetases Z.V. E pyetur rreth kësaj çështjeje, vetë këngëtarja u shpreh se: ”Nuk kam qenë në ambientin tonë të biznesit kur ka ndodhur, por nga presioni i ujit janë çarë disa tuba, gjë që ende nuk e di me saktësi si, pasi nuk jemi në Tiranë dhe ende s’e kam parë. Babai ka qenë në ambient, dhe ka parë që ka rrjedhur uji një kat më poshtë. Di të them që tek ambienti ynë nuk ka pasur dëme, dhe as tek ambienti i zonjës poshtë nesh.

Vetëm pjesa e tavanit, për dëmtimin e të cilit i kemi çuar punëtorët që ta rregullojnë. Megjithatë, mund të them se nuk ishte faji i askujt, pasi janë gjëra që mund t’u ndodhin të gjithëve”, tha ajo. Procedimi ka filluar, pasi më datë 19.04.2016, rreth orës 08:00 është konstatuar se në ambientin e marrë me qira nga shtetasja S.P., që shërben si studio ligjore, në adresën bulevardi “Gjergj Fishta”, nga apartamenti i shtetases Z.V., ka shpërthyer uji duke dëmtuar studion ligjore, që ndodhet në katin e poshtëm.

U kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “shkatërrim i pronës” e parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal në ngarkim të të dyshuarës Z.V. Aktualisht artistja ndodhet jashtë vendit për koncerte, ndërkohë që ka njoftuar fansat se po përgatitet për hapjen e një biznesi të ri në Tiranë, detajet e të cilit i ka lënë ende enigmë.

Panorama/d.i.

Next Post

Sarandë, shpërthen gazi i frigoriferit, digjet shtëpia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

March 10, 2026
Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In