• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

by A R
10/03/2026 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk është i lirë për të marrë vendime në interes të vendit. Nuk do jetë kurrë në gjendje të qevetisë pa mbrojtur korrupsionin”, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, vijoi me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur “avokat të ish-ministres Belinda Balluku”.

Kundërshtoi raportin e pesë anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve për çështjen e  Ballukut duke e cilësuar  atë si krejtësisht “politik”.

“Së pari, kanë deformuar rolin e Kuvendit në një procedurë të tillë, duke thënë nuk është thjesht formal, por duhet të bëjë një vlerësim të plotë të çështjes nga pikëpamja ligjore. Një pretendim i tillë nuk është thënë nga opozita, sot përbën Kushtetutë sepse është thënë në vendimin më të fundit të Gjykatës Kushtetuese, një prezumim themelor që imuniteti duhe ttë hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka arsye se kërkesa mund të jetë e motivuar politikisht apo se në vendimmarrje ka elementë partiako-politikë. Kjo garanci thotë Kushtetuesja nuk mund të shndërrohet kurrë në pengesë të ndjekjes penale.

Sipas kryeministrit, transkripti i përgjimeve me të cilën SPAK-u dokumenton ushtrim presioni përmes grupeve krimninale, që veprojnë në qarkun Fier, atje ku Rama e ka caktuar si drejtuese politike Ballukun.

E kanë bërë për të mbrojtur paktin mafioz që kanë bërë me pushtetin e saj. Janë prova të dokumentuara, se si të fortët e atij qarku, kanë ushtruar presion ndaj dëshmitarëve dhe të pandehurve të tjerë. Dhe gënjeshtra ishte se e kërcënuara është vetëm një e bashkëpandehur me zonjën Balluku. Është e pavërtetë! Bëhet fjalë për dy kërcënime. Përgjimi është i datës 20 nëntor 2025, një ditë pasi u caktua masa e sigurimit, në orën 12:23 kur ka nisur telefonata”, tha Bardhi.

“Nga i di ky provat në USB-në me 16 mijë faqe kur ky nuk i ka tërhequr provat?! Si e bën vlerësimin vlen apo nuk vlen një provë?! Apo ka aftësinë t’i lexojë edhe kur janë te kasaforta e mbyllur e Niko Peleshit?”, shtoi më tej me ironi referuar kreut të qeverisë.

“Atje kishte indicie, këtu ka prova!”, tha ai duke krahasuar rastin e Ballukut me atë të ish-zv.kryeministrit tjetër, Arben Ahmetaj.

“Nuk është rënduar pozita? Si?! Si nuk ka vazhdimësi?! Sot akuzohet për 11 tenderë, e ka kryer krimin në mënyrë permanente, s’ka lënë tender të Ministrisë dhe institucioneve të varësisë, pacaktuar biznesmnein që e fiton. Dëmi ndaj shtetit është i konsiderueshëm!”, shtoi më tej.

Hodhi akuza ndaj Gjykatës së Lartë si e ndikuar politikisht për të penguar punën e GJKKO-së sa i takon kësaj dosjeje.

Theksoi po ashtu se vendimi i Sekretariatit të Etikës për ta përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi, ishte një formë për ta penguar atë të relatojë raportin e opozitës për çështjen e ish-numrit dy të qeverisë.

Next Post
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com