• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Yuri Kim deklaroi se nuk e takon se është ‘non grata’, Berisha sulmon ambasadoren: Gënjeshtra. Amerikanët, me Dodik ‘kukullën’ e Putinit…!

by Java News
30/09/2022 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha riktheu sërish sot sulmet ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim në Tiranë, duke e cilesuar ate serish Guvernatore qe perserit qendrimet e Edio Rames.

Për Berishën, është e gënjeshtërt deklarata e ambasadores kur thotë se zyrtarë amerikanë nuk takohen me të shpallur non grata, dhe për këtë solli si shembull takimet Presidentit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, gjithashtu i shpallur non grata me zyrtarë të SHBA, shkruan Top Channel.

Për Berishën deklarata e ambasadores, për të cilin tha se flet si guvernatore, është një deklaratë sikur e ka bërë Edi Rama. Gjithashtu ish-kryeministri u shpreh se nuk takohet me ambasadoren amerikane, nëse znj. Kim nuk do t’u kërkojë falje demokratëve.

“Ka disa pasaktësi, jo të vogla. Së pari zotimi i ambasadores se zyrtarët amerikanë dhe ajo vetë nuk takohen me persona të shpallur është një deklaratë sikur ta ketë bërë Edi Rama. Sepse është gënjeshtër, dhe këtë e di cdo shqiptar. Zyrtarët të DASH takohen madje edhe me kukulla apo ithtarë të Putin, këtu e kam fjalën për Dodik. Kjo është një gjë e pavërtetë. PD mbetet e vendosur për të zhvulluar marrëdhënie shumë të mira, miqësore e të gjithanshme me SHBA.

SHBA janë aksioneri kryesor i sigurisë së botës së lirë dhe ne besoj se duhet të bëjmë cdo kontribut që ky funksion të përmbushet. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për marrëdhënie me Soros e mafien e tij. Ka një zotim solemn ‘non grata’ do të jetë vendimi I qeverisë së PD për Soros. Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore sic e keni parë shkon në një superharmoni me elementë të diskretituar kombëtarëisht dhe botërisht si Rama, Balla etj.

Po marr një shembull: Këtu erdhi në një udhëtim Pompeo, ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur, Taulant Bego Yaris me Alket Hysenin. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi. Hysenin e larguan si mafia e trojeve të sarandës. Balla ka disa mbiemra të lidhur me drogën. Edhe makina e Gurës, 300 kg drogë nxirrte në maqedoni.

Në njoftimin e tij Pompeo I vuri vizë gjërave, takova tha përfaqëesues të opozitës iraniane.
U bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve se barë do hamë dhe imperializmit amerikan nuk do i  nënshtrohemi. Ajo e tha nese votoni Berishen.

I kam prish marrëdhëniet, dhe pa ndjesë publike demokratëve ajo nuk takohet me Sali Bërishën. Arroganca nuk është virtyt. Të kërkojë ndjesë, më pas të tjerat diskutohen.
Lidhur me kryetarin, s’më duket se i shërben asaj qëndrimi që mban ndaj kryetarëve. Jemi dëshmitarë se sa investoi ajo te Basha. Në kohën kur unë, deklaroja se ai ka dy dosje në shpinë, a është e vërtetë. Ku është sot ai.

Tani ka gjet, shpall një tjetër, nuk është se të gjitha këto më kanë dëmtuar. Kanë dëmtuar reputacionin e përfaqësuesit të vendit të madh, dhe nuk është interesi as i saj as i shqiptarëve, por është e trishtë të konstatosh qëndrimin e guvernatores ndaj votës. Duhet ta respektojë do s’do ky është rregulli. Të pretendohet se po respekton shtetin ligjor duke mos respektuar votën, është absurde. Pa votë s’ka shtet ligjor. Se si ka mundësi këto nuk dëmtojnë PD dhe Sali Berishën, por janë totalisht në kundërshtim me konventën e Vjenës këto ndërhyrje.” u shpreh Berisha.

Ndër të tjera, Berisha akuzoi ambasadoren amerikane, se po falsikon historinë duke krahasuar të pakrahasueshmem

“Së fundmi, në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar historinë, me heqje fotografish, me këto e ato. Të cilat shqiptarët i njohin nga e shkuara. Nuk duhet të rikthehen gjëra të tilla.

Por, ajo që m’u duk i pafat dhe qesharak, ishte krahasimi, paralelizmi, i ndërprerjes së marrëdhënies diplomatike në vitin 1946 me 1997. Krahasoi të pakrahasueshmen.

Në vitin 1946, marrëdhëniet diplomatike u ndërprenë zyrtarisht nga qeveria e SHBA, por edhe qeveria e Tiranës, sepse në Tiranë u vendos një diktaturë komuniste. Këto marrëdhënie, rivendosjen e këtyre marrëdhënieve, SHBA e përdorën si leverage për vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Nuk rivendosën marrëdhëniet me Ramiz Alinë derisa u formua Partia Demokratike.

Në vitin 1997, ka dëgjuar apo parë kush ndonjë deklaratë se SHBA ndërpreu marrëdhëniet me SHBA? Kjo është fantazi. Ka pasur një rast që disa diplomatë janë larguar nga pasiguria, por nuk ka kurrë një deklaratë për ndërprerje marrëdhënie apo proces për rivendosjen.

Ajo që ndodhi është kjo, një ambasadore u largua në mes të detyrës dhe një ambasador erdhi, një ish-këshilltar i tre presidentëve të SHBA, Regan, Bush dhe Klinton, dhe ky ishte një mik i shquar i shqiptarëve, Robert Froulin.

Të bësh analogjira, se të leverdis për luftë politike, tregon dobësi ekstreme të paktën në histori, për të mos thënë probleme të tjera.” përfundoi Berisha./m.j

Next Post
Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Asnjë humbje jete me COVID, 53 qytetarë të infektuar në 24 orë

COVID në Shqipëri: 48 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit!

Comments 1

  1. B> Doka says:
    3 years ago

    Sali Berisha është ish komunist dhe ish Sekretar Partie i PPSH-së i mirë trajnuar nga sistemii kaluar për të bërë propagandë dhe luftë kundër demokracisë dhe kundës Amerikës si një lider botëror i demokracisë! Sali Berisha me veprimet e tij kurdoherë ka atakumr sistemin demokratik për ti treguar Shqiptarëve që demokracia të njësohet si sistem i korrupsionit , krimit dhe emigrimit, prandaj prokuroria dhe ghykatat duhet të hetojnë Sali Berishën për veprat e korrupsionit të lartë i mbështetur edhe me paratë Ruse e në “Mafian Ndërkombëtare” përfshirë privatizimet ilegale në favor të Fazlliçit e palëve të tjera!

    Reply

Leave a Reply to B> Doka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

January 19, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

January 19, 2026
Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Shqipëria destinacioni i vitit 2026 për britanikët: Kombinim perfekt mes çmimeve të ulëta dhe bukurive mahnitëse

January 19, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Astrologia parashikon javën që do të tronditë politikën dhe diplomacinë botërore

January 19, 2026
I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, arrestohen 5 persona

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

January 19, 2026
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In