• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

by A R
15/03/2026 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi sot për rritjen e çmimeve të karburanteve, duke theksuar se kjo situatë nuk lidhet vetëm me zhvillimet ndërkombëtare, por me politikat e qeverisë shqiptare.

Tabaku u shpreh se konflikti në Gjirin Persik ka krijuar presion në tregjet globale të energjisë, por shumë vende në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor po marrin masa për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur qytetarët.

“Sipas saj, në Shqipëri situata është ndryshe, pasi çmimet rriten menjëherë sapo ka tensione ndërkombëtare, ndërkohë që qeveria nuk ndërhyn për të mbrojtur konsumatorët”, theksoi Tabaku.

“Pse rriten çmimet menjëherë të nesërmen e një konflikti botëror? Sepse kjo situatë është përgatitur prej vitesh. Qeveria shqiptare e ka lënë tregun e karburanteve të zhvillohet si një moçal, i kapur nga një pakicë dhe pa konkurrencë reale,” u shpreh Tabaku.

Ajo shtoi se një nga arsyet kryesore të çmimeve të larta është pesha e madhe e taksave në çmimin final të karburantit. Sipas saj, rreth 60% e çmimit të karburanteve në Shqipëri përbëhet nga taksat, duke e bërë këtë një barrë të rëndë për qytetarët dhe bizneset.

Deputetja e PD theksoi gjithashtu se problemi lidhet edhe me mungesën e kontrollit të tregut dhe tolerimin e një strukture të mbyllur që pengon konkurrencën.

“Barra e parë janë taksat e larta. Barra e dytë është shteti që nuk kontrollon, shteti që hesht dhe që nuk lejon konkurrencën”, tha Tabaku.

Në përfundim, ajo deklaroi se rritja e çmimeve të karburanteve po transferohet drejtpërdrejt në ekonominë familjare të shqiptarëve dhe po rëndon koston e jetesës.

“Kjo krizë nis nga karburanti dhe përfundon në xhepat e qytetarëve shqiptarë, në tryezën e çdo familjeje. Ky është një sistem i pandershëm që duhet ndryshuar”, përfundoi deputetja.

Next Post
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com