Ish-kryeministri i Kosovës, tani President, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi kur kjo çështje të vihet për votim në seancën e 1 shtatorit në Kuvend.
Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili ka thënë se Thaçi po dëshiron që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit.
“Kumbara i familjes Pronto, Thaçi, po vazhdon të insistojë që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit.
Natyrisht që mafiozët si puna e tij nuk dinë ndryshe të kryejnë punë pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos. Kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën.
Tash kështu po don ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit”, ka thënë Ymeri në një postim në Facebook. (b.an)