• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Taborrët e Berishës me prona kudo, investitorët kalonin nga Argita. Prodi iku i lebetitur nga Shqipëria”

by Aalison Pearse Stevens
20/08/2016 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Spartak Ngjela

 

Kur një popull që e ka krijuar shtetin e vet, nuk arrin të kontrollojë dot pushtetarët e tij që ata të mos i cenojnë: pasurinë e përbashkët, nderin shoqëror, pronën dhe punën e tij, barazinë ndaj ligjit, aftësinë e tij për të arritur lumturinë, dhe, në fund, drejtësinë – ky popull realisht ka hapur varrin e tij.

Kjo është Shqipëria e derisotme: ajo, me pushtetarët vet, kishte hapur varrin e saj. Po mbaronte: të gjithë shqiptarët donin të largoheshin nga Shqipëria.

1.Kjo ishte arsyeja që Reforma në Drejtësi ishte urgjente; por ajo u zvarrit paturpësisht nga të korruptuarit që po shpërbënin Shqipërinë. Kurse kjo është java finale, që ngre perden e skenës së moralitetit shqiptar dhe fillimin e ndërtimit të sistemit që do të garantojë këtë moral.

Në fakt, Reforma që kemi përpara dhe që duhet të miratohet plotësisht këtë javë si paketë ligjore, do t’i japë mundësi shqiptarëve që, duke nisur nga muaji shtator, ata të krijojnë sistemin e kontrollit të pushtetarëve, që ata të mos kenë mundësi më të cenojnë pasurinë e përbashkët, të mos kenë mundësi më të cenojnë nderin shoqëror të shqiptarit, dhe të mos ta cenojnë dot këtë as te prona e tij, as te puna e tij, dhe as te liria, që ky, me aftësinë e tij, të arrijë lumturinë.

Shqiptarët fillojnë të krijojnë dhe të vënë në funksionim sistemin e tyre moral politik.

2.Megjithatë, e kam vënë re se, për të gjithë botën intelektive shqiptare sot, nuk ka një qartësi solide për konceptin “sistem”. Me të qartë duket se janë ata që janë marrë thellë me matematikë, në një kohë kur ne kemi vuajtur sepse asnjëherë nuk krijuam dot si popull një sistem politik të drejtë për shtetin tonë.

Sistem është fjalë që vjen nga greqishtja e vjeter dhe që është konsoliduar më pas në latinisht dhe në frëngjisht. “Syn” është parashtesë e rëndësishme e greqishtes se vjetër që do të thotë “bashkim”.

Sipas asaj gjuhe, kur fjala që vendoset pas parashtesës fillon me s… atehere, shkronja n bie. Prandaj kemi “system”. Koncepti “sistem” është shumë i rëndësishëm, dhe kuptimi i tij është: që të krijosh një grup gjërash të cilat duhet të lidhen me njëra – tjetrën për të krijuar një të tërë unike.

Sistemet politikë janë lidhja perfekte e institucioneve, që duhet te krijojnë një trup solid që funsionon si një i tërë: shtetin. Ky shtet, është i drejtë apo i padrejtë me ty, varet nëse sistemi që kanë krijuar institucionet, kontrollohet nga drejtësia e mbrojtur me ligj.

Ja, në fakt, kjo është esenca e Reformës që duam të krijojmë.

Dhe vërtet mendoni se Saliu dhe Meta do ta pranonin këtë sistem? Kurre!…. por miratimin e kushtetutes nuk e ndaluan dot.

Dhe kjo, jo nga forca e Shqiptarëve, por nga presioni moral që ushtuan mbi ta partnerët tanë. Madje kjo është pika që të bën optimist: partnershipi ynë më Shtetet e Bashkuara të Amerikës po na fut realisht në procesin e ndërtimit të një sistemi real dhe modern politik.

Tani gjithçka do të hyjë në procedurën e sistemit tonë të ri politik, dhe në mënjanimin nga ky sistem i keqbërësve politikanë që kanë drejtuar ekzekutivin shqiptar.

Mos mendoni se këta keqbërës do të eliminohen nga pasioni apo inati i shqiptarëve të dëmtuar prej tyre, jo! këta i eliminon vetë sistemi i drejtësisë, në një rrugë të natyrshme, mjafton që sistemi i ngritur i drejtësisë të jetë strukturuar drejt.

Dhe keni për të parë sesi do të dorëzohen pa fare fjalë revolte, për t’iu drejtuar sllave të gjyqit.

Në fakt, kjo është merita e sistemit që do të ngrihet

Megjithatë, keqbërësit treguan se kishin qenë të vendosur në rrugën e tyre abuzive, dhe nuk e mendonin dot në asnje çast se mund të vinte një ditë që të jepnin llogari. Kurse tashti do të kemi rastin që të shohim realisht bëmat e tyre.

Veshët e shqiptarëve do të dëgjojnë abuzime të një banditizmit të padëgjuar: prona pa fund, para, vendime qeverie që, për nga niveli abuzues, nuk kanë shembuj se mund të kenë ngjarë në ndonjë vend tjetër europian.

Kudo, në çdo aspekt ekonomik, do shihni egërsira të lëshuara drejt trupit të drobitur të Shqipërisë e të shqiptarëve; mijëra hektarë toke në Jug, të marra nga pronarët legjitime dhe të regjistruara në emër të njerëzve të panjohur fare në Jug; kudo tabori Berisha që sillet sikurse silleshin me popullin e tyre feudalët e mesjetës se hereshme; grupe të mëdhenj financiarë, që kanë ardhur të investojnë në Shqipëri dhe u është kërkuar nga Saliu që investimin e tyre ta bënin mes zyrës së vajzës së tij.

Një nga këta është Romano Prodi, ish kryetari i Komisionit Europian, që ka ikur me grupin e tij i lebetitur nga Shqipëria.

Çdo na dëgjojnë veshët! Çdo shërbim qeveritar eshte kryer me pagesë të drejtpërdrejtë; çdo pronar për kthim fizik pronash, është drejtuar te zyra e vajzës së Saliut: një babëzi e parë nga idalgot primitivë, që me urrejtje kanë dashur të privatizojnë për vete pjesën më të madhe të Shqipërisë bregdetare dhe Shqipërisë alpine. Kudo tabori Berisha, deklarohet i provuar.

Pas tij dhe rondokopi Meta, një tjetër çudi ky; se ky nuk di të ruhet fare nga ish ministrat apo ministrat e tij: me bllok në dorë, si pashallarët otomanë, kërkon gjobat mujore që iu ka vënë ministrave të tij, hyn në minjera dhe pagesa mitëmarrjesh në shëndetësi, në energjetikë, në bujqësi, në licensimet e investimeve mjedisore, në Drejtorinë e Burgjeve, në të gjitha burgjet, kudo ku mund të paguhen shërbimet. Mijëra emërime në administratën shtetërore me parapagim nga njerëzit e emëruar…

E pse të zgjatemi me tej. Shqiptarët do të dëgjojnë degradimin e urrejtjes kundrejt tyre, nga banda të lëshuara si ujqërit mbi shqiptarët.

Por Reforma tani ka mbaruar. Nuk e ndalon dot asnjë forcë.

Ne shqiptarët do të hyjmë në historinë tonë të re të dinjitetit njerëzor, moralitetit dhe të drejtësisë… më në fund, pas një shekulli.

Next Post
Dollarë, doza dhe vdekje, përse heroina po përmbyt sërish SHBA

Dollarë, doza dhe vdekje, përse heroina po përmbyt sërish SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com