• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

by Carlo Bollino
01/03/2026 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Pasi kishte urdhëruar që në dy protesta radhazi të hidheshin bomba molotov kundër policisë së vendosur në mbrojtje të Kryeministrisë dhe Parlamentit, dje Sali Berisha urdhëroi të goditej ish-vila e Enver Hoxhës, sot e shndërruar në një rezidencë për artistë ndërkombëtarë. Në momentin e sulmit, brenda rezidencës ndodheshin 10 artistë dhe tre shqiptarë pjesë e stafit, të cilët mbetën të padëmtuar vetëm për fat. Bombat molotov u hodhën kundër xhamave, ballkonit dhe derës së hyrjes dhe kishin qartësisht për qëllim t’i vinin flakën godinës. Disa prej bombave nuk shpërthyen, dhe kjo bëri që zjarri të mos merrte përmasa më të mëdha dhe që flakët të mos përhapeshin. Jeta e atyre trembëdhjetë personave, pa asnjë lidhje me protestën, u vu në rrezik të madh.

Kur gazetarët i kërkuan shpjegime Gazmend Bardhit, ai u përpoq t’u shmangej përgjegjësive duke thënë se nuk ishte drejtori i strukturës dhe për rrjedhojë nuk ishte i detyruar të dinte nëse brenda kishte njerëz. Por përgjigjen më befasuese e dha Sali Berisha: «Po çfarë bënin ata të huaj aty brenda? Një agjent i infiltruar nga Ilir Proda na tha se aty brenda flinte Edi Rama, dhe për këtë arsye e sulmuam».

Tani, përtej përçmimit racist që Sali Berisha shfaq gjithmonë e më shpesh ndaj të huajve që zgjedhin të punojnë në Shqipëri, kjo mbrojtje zbulon një aspekt tronditës të kulturës së tij politike: Të hedhësh bomba zjarrvënëse kundër Edi Ramës (ashtu si edhe kundër agjentëve të policisë), për të dhe për partinë e tij, është një veprim i ligjshëm. Dhe kjo është e barabartë me pranimin publik se vrasja e kundërshtarit politik, për Sali Berishën, është një akt i pranueshëm kur shërben për të ruajtur apo për të rimarrë pushtetin.

Gjatë gjithë jetës së tij Sali Berisha e ka vënë në praktikë këtë parim, por ndoshta kjo është një nga rastet e rralla kur ai e pranon si pjesë të strategjisë së tij. Kjo është vërtet e frikshme. Në vitet e para të demokracisë, forcat okulte të Berishës, të drejtuara nga Bashkim Gazidede, janë dyshuar disa herë për vrasje dhe zhdukje. Në vitin 1997 Berisha autorizoi përdorimin e ushtrisë dhe të bandave të armatosura kundër civilëve të ngritur në revoltë për skandalin e firmave piramidale mashtruese të autorizuara prej tij. Ishte fillimi i një lufte civile që shkaktoi mbi 2500 të vdekur. Në vitin 1998 ai tentoi grusht shteti duke organizuar një kryengritje të armatosur gjatë së cilës vendosi madje dy tanke në qendër të Tiranës. Pati të tjerë të vdekur. Dhe më pas, një seri e pafund protestash të dhunshme deri në masakrën e 21 janarit 2011, kur ai përdori forcën vrasëse jo më për të rimarrë pushtetin, por për ta mbrojtur atë. Edhe atëherë Sali Berisha pranoi se, po ta kishte pasur në shënjestër Edi Ramën, nuk do të kishte hezituar ta godiste «me një plumb në ballë».

Megjithatë, asnjë organ i drejtësisë nuk u ka dhënë peshën e duhur këtyre deklaratave, të cilat Sali Berishës i janë toleruar sikur të ishin vetëm retorikë e padëmshme. Por nga retorika vrasëse, Sali Berisha ka treguar se është i aftë të kalojë në praktikë, dhe sulmi me bomba molotov i kryer mbrëmë kundër rezidencës së mbushur me artistë është vetëm i fundit në një serie tragjike episodesh. Fakti që dje nuk pati të vdekur është vetëm rezultat i rastësisë dhe i fatit, dhe jo i vetëpërmbajtjes së treguar nga banda e armatosur e Berishës. «Menduam se brenda ishte Edi Rama», tha ai për t’u justifikuar. Sikur hedhja e bombave zjarrvënëse kundër kryeministrit të ishte një akt politik i pafajshëm dhe jo një plan vrasjeje fatmirësisht i dështuar.

Duke ndjekur një instinkt arkaik, Sali Berisha i shndërron kundërshtarët politikë në armiq, i depersonalizon dhe, pasi i ka kthyer nga subjekte në objekte, mendon se mund t’i eliminojë pa qenë ky një krim. Është i njëjti mekanizëm primitiv i shpifjes që ai e përdor si gur, duke injoruar se viktimat e gënjeshtrave të tij janë njerëz me familje, fëmijë, miq, kolegë dhe që, mbi të gjitha, gëzojnë, si çdo person, parimin kushtetues të prezumimit të pafajësisë. Vlerë që Sali Berisha e injoron kur shpif, ashtu siç injoron të drejtën e jetës kur ia lejon vetes ta kërcënojë atë.

Njerëzit tashmë e kanë kuptuar shumë mirë këtë, dhe për këtë arsye nuk u besojnë më gënjeshtrave të tij dhe as atyre të shqiptuara nga një pjesë e partisë së tij; nuk e ndjekin në ekspeditat e tij vrasëse që përpiqet t’i maskojë si «protesta popullore paqësore». Dhe kur shkohet për të votuar, nuk e votojnë.

Pyetja që shtrohet është kur do ta kuptojë edhe drejtësia, e cila e lë të veprojë të paktën deri në ditën kur do të ketë vërtet një të vdekur; por atë ditë asnjë gjyqtar dhe asnjë prokuror, duke filluar nga “arbitrat e pagabueshëm” të SPAK-ut, nuk do të mund të thonë se nuk e dinin.

Next Post
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Comments 1

  1. Baca says:
    2 months ago

    Carlo, SPAK jo vetem e din por pikerisht per kete po punon. Ndermjet aktoreve te perfshire ne menyre te koordinuar ne destabilizimin e vendit, po provohet qe ka rol kryesor.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre arsye për brengë(nga zgjedhjet e parakohshme)

Tre arsye për brengë(nga zgjedhjet e parakohshme)

May 4, 2026
Tensionet tregtare SHBA-BE për tarifat, Komisioni Evropian: Do veprojmë nëse cenohet marrëveshja

Tensionet tregtare SHBA-BE për tarifat, Komisioni Evropian: Do veprojmë nëse cenohet marrëveshja

May 4, 2026
Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

“Komedi për ne, tragjedi për vendin”, Ngjela ironizon qëndrimet e Berishës ndaj Ramës: Shiheni se kush na ka drejtuar si kryeministër!

May 4, 2026
Të shpallur në kërkim për drogë/ Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre do ekstradohet në Itali

Të shpallur në kërkim për drogë/ Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre do ekstradohet në Itali

May 4, 2026

Akuzat simetrike, po sikur të gjithë të kenë të drejtë?

May 4, 2026
SHBA aktivizon operacionin detar, kalojnë me sukses dy anijet e para në Hormuz

SHBA aktivizon operacionin detar, kalojnë me sukses dy anijet e para në Hormuz

May 4, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

May 4, 2026
Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

Berisha sulmon Dumanin, hesht për akuzat: strategji apo panik?

May 4, 2026
Çfarë po ndodh me negociatat? Ferit Hoxha mohon veto nga vendet e BE për Shqipërinë

Çfarë po ndodh me negociatat? Ferit Hoxha mohon veto nga vendet e BE për Shqipërinë

May 4, 2026
Katër shenjat e zodiakut që mendojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve

Parashikimi i horoskopit për majin, rritje në karrierë dhe kthesa në marrëdhënie! Ja shenjat më të favorizuara

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In