• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ymeraj, Saraçi, Llalla dhe paralajmërimi i ambasadorit Lu

by Java News
21/03/2018 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/ 

“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”. Kjo ka qenë deklarata e bërë pak ditë më parë nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, pas dorëheqjes që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla bëri nga e drejta e emërimit në Gjykatën e Apelit. Tërheqja e tij sillte automatikisht edhe ndërprerjen e procesit të vetting-ut. Por, ashtu siç paralajmëroi edhe ambasadori Lu, kjo tërheqje nuk i shpëton këta ish- zyrtarë të lartë të shtetit nga korrupsioni apo shpërdorimi i detyrës.

Dhe si për ta ilustruar këtë, vetëm pak orë më parë, ndonëse ishte dorëhequr nga kandidimi për në Gjykatën Kushtetuese dhe ndaj tij ishte ndërprerë vetting-u, ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Ymeraj do të duhet të përballet me ligjin në Prokurorinë e Përgjithshme për njërën nga këto 2 vepra penale: ose korrupsion, ose shpërdorim detyre, të cilat nuk amnistohen, pavarësisht se ai është tërhequr nga sistemi i drejtësisë. Një gong ky edhe për ish- prokurorin Llalla, i cili nëse rezulton se ka konsumuar njërën nga këto dy vepra penale do të duhet të shkojë në Prokurorinë e Përgjithshme që të japë shpjegime, në institucionin të cilin ai e drejtoi për 5 vite me rradhë, duke shënuar rekorde skandalesh në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend.

Duket se tashmë po ndihet dhe pesha reale e vetting-ut, i cili deri tani ka ngrënë dy koka në nivele të larta: i pari ishte komisioneri Heral Saraçi i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më pas rradhën e ka pasur ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese Ymeraj i cili do te ndiqet penalisht, ndërsa pritet që pesha e ligjit të bie edhe mbi ata të cilët kanë menduar se duke u tërhequr nga vetting-u, do të mund të shpëtojnë për shkeljet e rënda të ligjit që kanë bërë nëpërmjet akteve korruptive dhe të shpërdorimit të detyrës. Beteja sapo ka nisur!

javanews.al

 

 

Next Post
40 vjet më vonë/Akuza e Maltës: Spanja u drogua në “Euro 1984”

40 vjet më vonë/Akuza e Maltës: Spanja u drogua në “Euro 1984”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com