• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

40 vjet më vonë/Akuza e Maltës: Spanja u drogua në “Euro 1984”

by Java News
21/03/2018 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi tri dekada që nga debakli që i shkaktoi Maltës në Sevilla për të siguruar papritur një vend në Kampionatin Evropian, Spanja është akuzuar nga Malta se lojtarët e saj përdorën doping në rrugën drejt fitores së famshme. Iu desh një fitore me 11 gola dallim ndaj Maltës për të siguruar biletën për në “Euro 1984”. Spanja shënoi në ndeshjen e fundit po aq sa kishte shënuar në gjithë ciklin eliminator, për të triumfuar 12:1 në përballjen e dhjetorit të vitit 1983.

Rezultati, që u vulos me një gol të vonshëm të shënuar nga Juan Antonio Senor, la Spanjën baras me pikë dhe golaverazh me Holandën në krye të Grupit 7 dhe “furia e kuqe” u kualifikua vetëm pasi kishte shënuar më tepër gola.

Duke folur në emisionin “Fiebre Maldini” në televizionin spanjoll, golashënuesi i Maltës në atë ndeshje, Silvio Demanuele, ka thënë: “Unë kam një vëlla që ishte bodibillder dhe e di se çfarë ndodh kur njerëzit marrin steroide. Energjia që spanjollët kishin atë natë nuk ishte normale. Disa prej tyre po shkumonin nga goja; po dilte lëngë nga goja e tyre dhe nuk po mund të ndalnin së piri ujë. E di se çfarë ndodh kur njerëzit marrin steroide”, shkruan AS, transmeton “Koha Ditore”.

Ndërkohë, trajneri i atëhershëm i Maltës, Victor Scerri, po ashtu ka folur për këtë ndeshje. Ai ka shprehur dyshimin se iu dha një substancë për të lodhur ata gjatë pauzës mes pjesë. “Një burrë shtatshkurtër me të verdha erdhi dhe na ofroi një shportë me limona të prerë”, rikujton Scerri. “Ishte gjëja e vetme që na u ofrua. Lojtarët i hëngrën ato dhe më pas u ndien keq. U pyeta: ‘A mendoni se janë droguar lojtarët?’

Nuk kemi ndonjë dëshmi; shpresoj që Spanja nuk ka bërë një gjë të tillë”. Demanuele ka shtuar: “Kur mora lëngun e limonit, u ndjeva si i dehur, sikur kam festuar gjithë natën”. Në Evropianin e vitit 1984, që u mbajt në Francë, Spanja arriti deri në finale. Në finalen e luajtur në Paris u mposht nga Franca me shifrat 2:0. (b.an)

Next Post
Hakmarrja pas tradhtisë, 6 rastet më spektakolare në botë

Mësoni se kush janë 12 gjërat që vlerësohet se janë më të këqia se tradhëtia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In