Ylli Shehu sheh anën pozitive të çështjes: Vlerësimin që i është bërë nga FSHF dhe jo gabimin në motivacion.
Ish-sulmuesi i Partizanit u nderua me çmimin “Legjenda e futbollit shqiptar”, por në pllakën e dorëzuar nga presidenti Armand Duka shkruhej “për kontributin si lojtar i Tiranës”. Për fat të keq, ishte një gafë e përsëritur edhe në çmimet dhënë ish-lojtarëve të tjerë.
Por Ylli nuk e bën dramë.
“Titulli ngelet, fjalët në pllakë korrigjohen”, thotë ish-sulmuesi.