• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xi: OBSH ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha

by A R
01/09/2026 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pasditën e së martës, u mbajt “Takimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) Plus” në Bishkek të Kirgizistanit .

Presidenti i Kirgizistanit Sadyr Japarov, vendi i të cilit mban kryesimin e radhës të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, kryesoi takimin.

Duke marrë fjalën , presidenti kinez Xi Jinping-u tha se ky takim përqendrohet në forcimin e rolit të OKB-së dhe ndërtimin e një bote shumëpolare, duke demonstruar angazhimin e OBSh-së për reformimin dhe përmirësimin e qeverisjes globale. Në vitet e fundit, Jugu Global është rritur ndjeshëm, duke nxitur një rregullim të thellë në ekuilibrin ndërkombëtar të forcave, dhe prirja drejt shumëpolaritetit është e pakthyeshme. Çfarë lloj shumëpolariteti i duhet botës? Si duhet të marrin pjesë dhe ta promovojnë vendet shumëpolaritetin? Komuniteti ndërkombëtar duhet të arrijë një konsensus dhe të bëjë zgjedhjet e duhura që mund t’i rezistojnë provës së praktikës dhe historisë.

Xi theksoi më tej që, si një fuqi e madhe dhe e përgjegjshme, Kina mbështet në mënyrë aktive një botë shumëpolare, të barabartë e të rregullt. Barazia sovrane dhe respekti i ndërsjellë janë parime themelore; zhvillimi i ekuilibruar e i rregullt dhe respektimi i sundimit të ligjit janë kërkesa thelbësore; multilateralizmi, dialogu e konsultimet janë rrugë kyçe dhe përfitimi i ndërsjellë, bashkëpunimi i dobishëm për të gjitha palët dhe zhvillimi gjithëpërfshirës janë drejtimi i zhvillimit. “Ne duhet të mbështesim parimin që të gjitha vendet, pavarësisht nga madhësia, forca apo pasuria, duhet të gëzojnë të drejta të barabarta, mundësi të barabarta dhe rregulla të barabarta. Jugu Global është një përbërës i rëndësishëm i rendit botëror shumëpolar dhe një forcë kyçe në promovimin e shumëpolaritetit; ai duhet të forcojë përfaqësimin dhe zërin e tij në çështjet ndërkombëtare. Ne duhet të promovojmë vlera të përbashkëta për të gjithë njerëzimin, të braktisim standardet e dyfishta, idenë e të qenit të veçantë, ndërhyrjen e ngacmimin, si edhe ligjin e xhunglës, dhe të përparojmë sundimin e ligjit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Fuqitë e mëdha, në veçanti, duhet të marrin drejtimin në respektimin e rregullave e të sundimit të ligjit dhe të bashkëpunojnë për të trajtuar sfidat globale. Ne duhet të këmbëngulim që çështjet botërore të trajtohen nëpërmjet konsultimeve midis të gjitha vendeve dhe që rregullat ndërkombëtare të formulohen së bashku nga të gjitha vendet. Autoriteti dhe vitaliteti i Kombeve të Bashkuara duhet të rigjallërohen dhe mekanizmat e ndryshëm globalë e rajonalë shumëpalësh duhet të jenë më të koordinuar dhe efikasë. Duhet të përqendrohemi te çështjet e zhvillimit, të mbështesim hapjen e bashkëpunimin, të kapërcejmë hendekun digjital e inteligjent dhe të sigurohemi që frytet e revolucionit e të zhvillimit teknologjik t’u sjellin dobi popujve të të gjitha vendeve,” tha kreu i shtetit i Kinës.

Xi vuri në dukje po ashtu që, pas 25 vitesh zhvillimi, OBSh-ja ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha, vendeve fqinje dhe vendeve të të gjitha madhësive, duke bashkuar me sukses forcën e zhvillimit të gati gjysmës së popullsisë së botës dhe një të katërtës së ekonomisë së saj. Një OBSh më e bashkuar dhe dinamike është plotësisht e aftë të kontribuojë edhe më shumë në promovimin e një bote shumëpolare.

Next Post
Varrimi shtetëror i kriminelit të luftës ndez reagimin e Kroacisë, Plenkoviç paralajmëron Serbinë -

Varrimi shtetëror i kriminelit të luftës ndez reagimin e Kroacisë, Plenkoviç paralajmëron Serbinë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sfidon opozitën pas protestave të dhunshme: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Rama sfidon opozitën pas protestave të dhunshme: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

October 25, 2026
“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

October 25, 2026
Plagosja e 28-vjeçarit në protestë, Armand Duka: FSHF e gatshme të ndihmojë për trajtimin dhe rikuperimin e tij

Plagosja e 28-vjeçarit në protestë, Armand Duka: FSHF e gatshme të ndihmojë për trajtimin dhe rikuperimin e tij

October 25, 2026
Rama paralajmëron masa kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë! Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve

Rama paralajmëron masa kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë! Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve

October 25, 2026
Demo pas protestës së dhunshme: Hetim për financuesit dhe nxitësit, në lupën e drejtësisë organizimi i akteve të dhunës

Demo pas protestës së dhunshme: Hetim për financuesit dhe nxitësit, në lupën e drejtësisë organizimi i akteve të dhunës

October 25, 2026
VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

October 25, 2026
PS ngre alarmin: Dhuna po dëmton imazhin e turizmit shqiptar, bizneset raportojnë anulime rezervimesh

PS ngre alarmin: Dhuna po dëmton imazhin e turizmit shqiptar, bizneset raportojnë anulime rezervimesh

October 25, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

October 25, 2026
Kur selia e partisë bëhet prapavijë e dhunës

Kur selia e partisë bëhet prapavijë e dhunës

October 25, 2026
Tensione në zgjedhjet në Serbi! Persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit

Tensione në zgjedhjet në Serbi! Persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In