• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Xi dhe Putin takohen në Bishkek, presidenti kinez: Themeli do jetë më i fortë, bashkëpunim i mëtejshëm mes dy vendeve tona!

by A. Q
31/08/2026 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të hënën me presidentin rus Vladimir Putin në kryeqytetin e Kirgizistanit Bishkek, gjatë Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2026.

Xi Jinping vuri në dukje se, në maj të këtij viti, presidenti Putin zhvilloi me sukses një vizitë shtetërore në Kinë.

“Nga një perspektivë strategjike e afatgjatë, ne bëmë marrëveshje për t’i drejtuar marrëdhëniet dypalëshe drejt një cilësie më të lartë e niveleve më të larta të zhvillimit, dhe arritëm konsensus për thellimin e bashkëpunimit midis Kinës e Rusisë në fusha të ndryshme në rrethanat e reja,” u shpreh ai.

Departamentet përkatëse të të dy vendeve po i zbatojnë në mënyrë aktive këto marrëveshje dhe tashmë kanë arritur shumë rezultate, vuri në dukje Xi, duke shtuar që shkëmbimet e bashkëpunimi midis të dy palëve po ruajnë një vrull të fuqishëm zhvillimi.

“Unë besoj se, nën udhëheqjen tonë strategjike dhe me përpjekjet e përbashkëta të të dyja palëve, themeli për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Rusi do të jetë më i fortë, ritmi do të jetë më i vendosur dhe perspektivat do të jenë më të ndritshme,” tha ai.

Kreu i shtetit i Kinës theksoi më tej se Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) mban mbi vete misionin e rëndësishëm të ruajtjes së qëndrueshmërisë rajonale dhe promovimit të zhvillimit rajonal. Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët, përfshirë Rusinë, për të diskutuar së bashku planin e zhvillimit të OBSh-së, për të ndihmuar organizatën të arrijë përparim të qëndrueshëm e afatgjatë, si edhe për të forcuar rolin e saj në udhëheqjen e reformës së qeverisjes globale dhe në promovimin e një bote shumëpolare të barabartë e të rregullt

Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se, përballë një situate ndërkombëtare të trazuar e komplekse, Rusia dhe Kina kanë vazhduar të thellojnë bashkëpunimin e tyre të gjithanshëm strategjik, ​​duke iu përmbajtur barazisë, besimit e mbështetjes së ndërsjellë.

Bashkëpunimi në fusha të ndryshme është zhvilluar me shpejtësi dhe marrëdhëniet ruso-kineze janë bërë një model i marrëdhënieve ndërshtetërore. Rusia është e gatshme të mbajë shkëmbime të nivelit të lartë me Kinën, të forcojë bashkëpunimin në tregti, energjetikë, industri, transport, shkencë e teknologji dhe fusha të tjera, të rrisë shkëmbimet njerëzore dhe të nxitë arritje të reja në marrëdhëniet dypalëshe. Me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha palëve, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) është bërë një platformë bashkëpunimi rajonal me ndikim e efikasitet të lartë.

Rusia e Kina duhet të forcojnë vazhdimisht unitetin dhe bashkëpunimin brenda organizatës dhe të luajnë një rol udhëheqës. Rusia është e gatshme të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin me Kinën brenda mekanizmave shumëpalësh, si OKB, BRICS dhe G20, ta mbështesë Kinën në organizimin e Takimit Jozyrtar të Liderëve të APEC-ut dhe të mbrojë së bashku me të paqen, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin botëror, theksoi presidenti rus.

Next Post
Alarmi i Moskës për luftë bërthamore! Rusia akuzon SHBA-në se po e sheh Evropën si “teatër” të mundshëm të përplasjes atomike

Alarm në qiellin e NATO-s, avionët polakë kapin zbuluesin rus mbi Baltik, reagimet: Provokime nga Moska!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com