• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Xhudo, Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Tunizi

by A R
17/01/2016 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nora Gjakova ka arritur ta zë vendin e parë në “African Open Tunis”, të cilën garë e kishte fituar edhe para një viti, duke e fituar kështu sërish medaljen e artë, raporton Zëri.info Këtë medalje Nora e “pronësoi”, pasi në finalen e madhe të kategorisë 57 kg e mposhti xhudisten italiane, Martina Lo Giudice. Kjo ishte fitorja e katërt e Norës drejt kësaj medalje. Rrethin e parë ajo e ka kaluar pa luftë, kurse në xhiron e dytë ajo e ka mposhtur xhudisten nga Bregu i Fildishtë, Zouleiha Abzetta Dabonne. Zëri shkruan se kosovarja ishte e pandalshme edhe në duel me italianen, Valentina Giorgis, të cilën e mposhti dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Aty nxënësja e Driton Kukës e siguroi kualifikimin në finalen e madhe, me një fitore meritore ndaj polakes, Arleta Podolak. Në finale Nora u takua me xhudisten e Italisë, Martina Lo Giudice, të cilën e la me medaljen e argjendtë, ndërsa vet e mori të artën. Përpos Majlinda Kelmendit, e cila e ka të sigurt pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, edhe Nora Gjakova është shumë afër ta fitojë normën e pikëve olimpike për t’u kualifikuar sikurse Majlinda në ngjarjen më të madhe sportive. Gjasa të mira ka edhe xhudistja tjetër, Distria Krasniqi, shkruan Zëri.

Eliminimi i Akilit

Në dallim prej motrës së tij, Norës, Akil Gjakova është eliminuar shumë më herët në “African Open” në Tunis. Xhudisti më i dalluar aktualisht në Kosovës e ka fituar një luftë, por në rrethin e dytë është eliminuar. Akili ka fituar ndaj përfaqësuesit të Azerbajxhanit, Ilkin Babazada. Por, në sfidën e dytë ai ka humbur nga gjeorgjiani, Beka Shavdatuashvili. Akil Gjakova ka garuar në kategorinë 66 kg. Akili është në garë për ta fituar normën e pikëve olimpike, por gjasat i ka të vogla që ta arrijë këtë. Gara në Tunis është e para e xhudos kosovare për vitin 2016 dhe ka ardhur pas një faze përgatitore që ekipi i Driton Kukës e ka zhvilluar në Slloveni e Austri.

Next Post

Prokurorët e gjyqtarët, të gjithë në sitë nga ILDKP për verifikimin e pasurive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com