• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Xhelil Gjoni: Vdekja e Hysni Kapos e dyshimtë, KGB kishte plan për ta vrarë

by Java News
04/04/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhelil Gjoni, ish-sekretari i Parë i PPSH-së për Tiranën dhe njëkohësisht sekretar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, familjar i Hysni Kapos, hedh dyshime të forta lidhur me vdekjen e Kapos në një klinikë të njohur franceze.

Sipas tij, Kapo ka pasur një kurim antinjerëzor që nuk u falet mjekëve francezë dhe këtu nisin dhe dyshimet e tij, por dhe të familjarëve të tjerë të familjes Kapo lidhur me qëllimet për eliminimin fizik të tij.

Në një rrëfim për gazetën “Panorama”, Xhelil Gjoni shprehet se ka qenë vetë Enver Hoxha që i ka pohuar bashkëshortes së Hysniut, Vito Kapos, se gjatë shtrimit të parë të tij në klinikën franceze ka pasur një tentativë për eliminimin e tij, ndërkohë ka hedhur poshtë çdo dyshim për rastin e dytë të shtrimit të Hysniut në këtë klinikë.

Por Gjoni sjell në vëmendje një deklaratë të bërë nga ish-ministri i Jashtëm, Nesti Nase, në seancën e tij gjyqësore kur shpallej si bashkëpunëtor i agjenturave të huaja, se kishte qenë Andropovi, kreu i KGB-së dhe ministër i Brendshëm i Bashkimit Sovjetik, i cili ishte shprehur se duhej eliminuar Hysni Kapo që t’i hapej rruga eliminimit të Enver Hoxhës. Gjoni tregon dhe mungesën e interesimit të Ramiz Alisë në misionin që kishte marrë nga udhëheqja e Partisë për të qëndruar pranë Hysni Kapos në Paris, por që në të vërtetë, sipas tij, është marrë me vajzën e tij, sesa me rastin Kapo.

Ka shumë diskutime për sëmundjen dhe mënyrën e kurimit të Hysni Kapos në Francë. Si ka qenë e vërteta?

Unë nuk marr përsipër të them gjëra për të cilat nuk kam dijeni, por di të them një gjë, që kurimi i tij ishte antinjerëzor.

Përse e thoni këtë?

Sepse Hysni Kapo u operua një herë në Paris, dhe shkoi sërish dhe e hapën përsëri në operacion. Për të njëjtën diagnozë. Këto gjëra i di Vitoja më mirë se ka qenë prezente aty. Nëse do të sjell në vëmendje një deklaratë të Nesti Nases, do të thosha se nuk përjashtohet dhe eliminimi i tij. Në gjyqin e grupit të Kadri Hazbiut, ish-ministri i Jashtëm, Nesti Nase, tha se Andropovi, kreu i KGB-së dhe ministër i Brendshëm i Bashkimit Sovjetik, i ishte shprehur se rruga për të eliminuar Enver Hoxhën ishe duke eliminuar Hysni Kapon. Nestin nuk e detyroi njeri ta thoshte këtë deklaratë në gjyqin që i bëhej atij.

Vito Kapo ka shprehur rezervat dhe ankesat e saj për vdekjen e Hysni Kapos në klinikën franceze në Paris. Keni dijeni ju për këtë?

Po, është e vërtetë, Vitoja ishte ankuar te shoku Enver se kishte dyshime për vdekjen e bashkëshortit të saj në një nga klinikat më të mira të Francës. Enveri i ka thënë Vitos se “vdekja e Hysniut erdhi nga sëmundja e pashërueshme që kishte dhe nuk ka pasur asnjë arsye tjetër. Herën e parë ka pasur tentativë për ta eliminuar, ndërsa herën e dytë nuk ka pasur asnjë tentativë”. Këtë di unë që t’i ketë thënë Enver Hoxha Vito Kapos pas vdekjes së Hysniut. Herën e parë kur Hysniu shkoi në Paris, u shoqërua nga Kadri Hazbiu. Po kush të garanton se nuk ka pasur tentativë për ta eliminuar dhe në rastin e dytë kur Hysniun e morën dhe e çuan në Paris?! Duke parë zhvillimet e mëpasme, më bën të besoj se agjenturat e huaja ia hoqën të dy krahët Enverit. Eliminuan Hysniun, dhe më pas eliminuan edhe Mehmetin kur e panë se ai nuk ishte më efektiv dhe nuk e përmbushte misionin që ata i kishin dhënë. E ka thënë edhe Ramizi në një mbledhje të Sekretariatit të Komitetit Qendror se Mehmetin e detyroi të vetëvritet Kadri Hazbiu. Duket se ky ka qenë urdhër i ardhur nga agjentura e huaj që të eliminohet Mehmeti dhe misionin e tij për eliminimin e Enver Hoxhës ta merrte Kadri Hazbiu.

Mendoni se mund të jenë kompromentuar nga agjenturat edhe mjekët e klinikës franceze?

Nuk e di, por unë di që pati një besim shumë të madh te mjekët francezë.

Ajo ka qenë një klinikë ku mjekoheshin për diagnoza të ndryshme njerëzit e udhëheqjes sonë?

Zakonisht atje shkonin. Për çudi del që njëri nga këta mjekët ka qenë mik i Mehmetit. Herën e dytë, shoku Enver dërgoi Ramiz Alinë në Paris që të qëndronte pranë Hysni Kapos. Por rezultoi se Ramizi mori vajzën e tij dhe u mor me ndërhyrjet që kërkonte vajza dhe nuk u mor fare me Hysniun. Por di që Hysniu nuk e afroi fare, i qëndroi ftohtë. Gjithashtu Hysniun e shoqëronte edhe Llambi Ziçishti. Hysniu kishte kërkuar të operohej në Shqipëri me Petri Gaçen, por mjekët francezë këmbëngulën që ai të shkonte në Paris. Madje Petrit Gaçen e nxorën jashtë operacionit në Paris. Nuk të thonë gjë ty gjithë këto fakte?!

Llambi Ziçishti, Kadri Hazbiu janë emra që ishin përfshirë në grupin e Mehmet Shehut, duhet të kenë lidhje me eliminimin e Hysni Kapos?

I kanë deklaruar dhe pranuar vetë në gjyq të gjitha, s’kemi çfarë themi më shumë. Ramizi thotë edhe këtë që “më mori Kadriu në orën 5 të mëngjesit dhe më kërkon që të vinte të më takonte. Nga ana tjetër, më mori oficeri personal i Mehmetit, Çeno. Vjen Kadriu dhe shkuam tek Enveri, i cili sapo ishte ngritur dhe do hante mëngjesin. Meqenëse vajtëm ne, Enveri piu kafenë. E pyet Ramizi shokun Enver, si do të bëjmë sot me Mehmetin? Ta dëgjojmë edhe një herë se ç’ka për të thënë, unë do mbaj atë fjalim që kam përgatitur për mbledhjen e djeshme dhe do t’i japim si masë një vërejtje”, është shprehur Enveri, sipas Ramizit. Dukej se kjo mbledhje për Mehmetin do të mbyllej me një vërejtje. Prandaj Kadriu ka shkuar te Mehmeti dhe ka qenë ai që e ka detyruar të vrasë veten. Në fakt, Mehmeti e shkruan në letrën e tij se e keqja më vjen nga Jagua (Kadriu) dhe nga Krushovi i vogël (Ramizi). Letra e Mehmetit është origjinale, sepse ia njihja shkrimin. Ka qenë presion i UDBsë që ta eliminonte Mehmetin. Diskutimet e Kadriut, Ramizit dhe i Manush Myftiut kanë qenë shumë të ashpra kundër Mehmetit për ta dënuar ashpër. Panorama

Next Post

Rama: Nis faza e dytë e aksionit anti- informalitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tashmë është shumë vonë!”, Roland Bejko: Basha nuk bëri asgjë për 7 muaj, as detyrën e tij si kryetar

Bejko: Alimehmeti i frikësuar për karrierën. Berisha nuk pranon kundërshtarë!

December 7, 2025
Ndërhyrje, intriga dhe manipulime sekrete: 80 vite marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Europës

Ndërhyrje, intriga dhe manipulime sekrete: 80 vite marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Europës

December 7, 2025
Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

December 7, 2025
Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

December 7, 2025
Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In